
Lexoni edhe:
Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Shtetit me kujdestari të shtuar për të mos u kontrabanduar dikush nga lidhja e vjetër me krimin e organizuar!
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
Populli është ndjerë i turpëruar për të gjitha të bëmat e tyre turpëruese. Nuk kërkohet kuptueshmëri dhe besnikëri nga ata qe gjithë ditën mendojnë si ta plaçkitin shtetin e tyre pa fije turpi. Kosovës dhe popullit të saj i duhen pushtete legjitime siç aktualisht e kemi. Se sa ka mundësi të bëjë punë të mira , nuk e ka lehtë së gjithë ato pis hane që janë grumbulluar , zor të hiqen pa kaluar një kohë! Pushtetet e tipit të kooperativave nuk i duhen Kosovës!
-Nëse je i ndershëm ,nuk ke vend në jetën shoqërore politike të Kosovës. Të ndershmit mund të shkojnë të falen në gjami dhe të lutën në kishë. Mund të shkojnë edhe në shtëpi publike, ku zor se ju shpëtojnë infeksioneve . Nuk mund të vijnë në shprehje të marrin pushtetin njerëzit e ndershëm e meritor, sepse nuk i lejojnë të pa ndershmit që moti e kanë bërë shtrofullën në pushtet. Është shumë kontradiktore dhe shumë e çuditshme që në sistemin pluralist njerëzit mos të fitojnë asgjë edhe pse dalin në votime . Po, kanë fituar premtime të rreme për gjithë këto vite , kanë fituar stres së janë zhgënjyer shumica, keq nga ata të cilëve ju qiten votën dhe ju besuan.
U manipuluan dhe u mashtruan nga të pa dinjitetshmit , dhe intersxhinjët të cilët e rropën Kosovën deri në asht. Pushteti u kuptua si vend i profitit , e jo si vend ku duhet punuar ndershmërisht për qytetarë dhe për shtet. Ajo që mua po me intereson dhe sigurisht edhe shumicën në Kosovë, është së si është e mundur që të funksionon shteti në mënyrë kaq mizerable. Populli është ndjerë i turpëruar për të gjitha të bëmat e tyre turpëruese. Nuk kërkohet kuptueshmëri dhe besnikëri nga ata qe gjithë ditën mendojnë si ta plaçkitin shtetin e tyre pa fije turpi. Kosovës dhe popullit të saj i duhen pushtete legjitime siç aktualisht e kemi. Se sa ka mundësi të bëjë punë të mira , nuk e ka lehtë së gjithë ato pis hane që janë grumbulluar , zor të hiqen pa kaluar një kohë! Pushtetet e tipit të kooperativave nuk i duhen Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".