Lexoni edhe:
“Tradhtia kundër shtetit të Kosovës mbanë nënshkrimet e ish-kryeministrave, Hashim Thaçi e Isa Mustafa”
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Fatkeqësisht (pa)drejtësia e kalbur e Kosovës si dhe vet e ashtuquajtura Prokuroria Speciale e këtij vendi, edhe rreth një vit pas ndryshimeve politike, vazhdon ti injorojë me kokëfortësi të pashpjegueshme, të gjitha faktet të cilat po i zbardhin përditë e më tepër mediet dhe gazetarët e pavarur në Shqipëri, mbi pronat që i kanë blerë atje ish drejtuesit e inkriminuar të fondeve të mërgimtarëve, me paratë e keqpërdorura të “Fondit 3%” dhe atij “Vendlindja Thërret”, Bujar Bukoshi e Xhavit Haliti
Për aq më tepër habit shumë fakti, se si Prokuroria e Kosovës, kur janë në pyetje njerëz me pozita të larta politike dhe institucionale e shtetërore, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë, nuk bashkëpunon as me Prokurorinë e Shqipërisë në këtë drejtim, madje as me Guarda Di Financa, për të zbardhur përfundimisht çdo detaj të blerjeve misterioze të pasurive në Shqipëri dhe fshehjen e milionave të tjera apo investimet e tyre konspirative në biznese të dyshimta, si në Shqipëri, e Kosovë ashtu edhe në vende të tjera më të largëta, nga ata.
Madje gazetari nga Shqipëria, Flamur Vezaj, kohëve të fundit,ka shpalosur një dokument në të cilin shihet qartë se ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi, posedon pronë ( të pa lajmëruar) në bregdetin e Shqipërisë, fakt që gazetari tiranas e ka bërë të ditur edhe përmes rrjeteve sociale, duke shkruar publikisht se Bukoshi nuk ka dhënë asnjëherë llogari për më shumë se 1 miliard marka të shqiptarëve të mbledhura në emër të financimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të luftës për liri.
Dhe sikur mos të mjaftonte vetëm kjo, gazetari Vezaj ngre dyshimin se përveç asaj që ka zbuluar me letra, Bukoshi mundë të ketë pasuri edhe në emër të personave të tjerë të dytë e të tretë, për ti humbur gjurmët e parave të keqpërdorura nga Fondi 3%. “Ja edhe Bujar Bukoshi, kryeministri i qeverisë në ekzil dhe pronar me letra i 3 % , që nuk ka dhënë llogari ndonjëherë për mbi 1 miliard marka te shqiptarëve, na paska edhe ky një pronë në bregdet të Shqipërisë ne fshatin Qerret të Kavajës me emrin e tij!" Po me emër tjetër të huaj, a thua ka prona tjera në Shqipëri e gjetkë!?”, ka shkruar (pyetur) gazetari Flamur Vezaj në rrjetin social Facebook!. Kurse ditë më parë z. Vezaj kishte publikuar disa fakte, edhe për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin, duke dëshmuar se edhe ai posedon prona të mëdha në Shqipëri, por në kryeqytetin e saj, në Tiranë”!. Xhavit Haliti, përveçse ishte një nga figurat qendrore që ka menaxhuar me parat e fondit "Vendlindja Thërret", ai në bashkëpunim me Bujar Bukoshin, fatkeqësisht ka përdorur edhe mjetet e Fondit 3 %!.
Madje gazetari Flamur Vezaj duke ofruar argumente për pronat që posedon në Tiranë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka sqaruar publikisht se Haliti është personi i cili po kërkon, që të mbaj sekrete veprimet (e dyshimta) me paratë e popullit shqiptar të shpenzuara para, gjatë dhe pas luftës, aty ku e di vetëm ai. Ndaj duke ju referuar edhe debateve të zhvilluara nga Haliti në Kuvendin e Kosovës, mbi mjetet e fondeve të luftës, Vezaj përveç tjerash shkruan: “Njeriu i sekreteve, Xhavit Haliti na doli me prona të mëdha edhe në Shqipëri, ky njeri “misterioz” dhe i përfolur për shumë histori para dhe pas luftës në Kosovë, i cili në daljen e tij te fundit në media, mes tjerash deklaroi se kinse “për parat e popullit shqiptarë të shpenzuara para dhe gjatë luftës NUK DUHET ME FOL, se janë SEKRET?!”
Dialog me Serbinë po pa status të shtetit në veriLexoni edhe:
Gazetari Vezaj ka shfaqur hapur dyshime se Haliti nuk i ka shpenzuar si duhet gjithë ato para, përndryshe pse duhet ti mbaj ato sekret?!, Vezaj shprehet se shumë prej atyre parave kanë përfunduar në xhepat e disa drejtuesve të politikës në Kosovë, përfshi edhe vet Halitin. “Prandaj unë dyshoj se shuma të mëdha parash kanë përfunduar në xhepat e disa prej drejtuesve të politikës në Kosovë, të cilët në asnjë rast nuk kanë dhënë shpjegime për pasurinë e tyre, e meqenëse Haliti tha që për “parat e luftës nuk duhet folur” ai i di me mire arsyet pse, ndërsa unë them po, për pasurit e tij në Shqipëri, duhet te flas ai dhe ne”!.
Vezaj ka bërë publike dokumente autentike me të cilat dëshmon se Haliti ka disa prona në Shqipëri, dokumente që provojnë se Xhavit Mehmet Haliti ka blerë në kohë të ndryshme, pronat në Shqipëri. Dhe sipas këtyre dokumenteve rezulton që nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti disponon dy apartamente në Rrugën e “Durrësit” në Tiranë me sipërfaqe 68.2 m2 dhe 51.2 m2”, si dhe disa prona të tjera, thotë gazetari Vezaj. Fakte që në të dy rastet, vërtetojnë katërçipërisht, se Institucionet e drejtësisë në Kosovë, Prokuroria e shtetit dhe vet Prokuroria Speciale janë aq të kapura nga mafio politika dhe udhëheqësit e kriminalizuar të partive të inkriminuara opozitare, sa që kur bëhet fjalë për peshqit e mëdhenj të pushtetit, tmerrohen para dosjeve të tyre dhe as sot e kësaj dite, nuk e kanë guximin që ti hetojnë dhe ti paditin penalisht, për ti vendosur ata para drejtësisë dhe gjykuar e dënuar siç e kërkojnë ligjet e Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".