![](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/04/200x200_60597186_3031643957109.jpg)
Lexoni edhe:
Eskobar e Lajçak e pranojnë asociacionin pa kompetenca ekzekutive
Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni
Askush nuk e pret degën në të cilën rrinë vetë. Pushtetarët e deritanishëm i procedonin ligjet "me kujdes" që ata të mos dëmtohen. Asnjëherë nuk ka pasur interesim serioz që të dënohen keqbërësit dhe të konfiskohet pasuria e krijuar në mënyrë të paligjshme.
-Me reformat legjislative si dhe me ndryshimet kadrovike tek prokurorët dhe gjyqtarët asgjë nuk do të duket si më parë. Redukimi i shpenzimeve për dreka e darka, reduktimi i shpenzimit për derivate, telefona dhe udhëtime zyrtare, ndalja e kompensimeve të ndryshme për fundvit si dhe shumë masa tjera në një anë do të kursejnë buxhetin e shtetit e në anën tjetër do të rrisin besimin tek qytetarët. Ka lajme të mira edhe tek procesi i privatizimit dhe luftës kundër korrupsionit.
Eskobar e Lajçak e pranojnë asociacionin pa kompetenca ekzekutiveLexoni edhe:
Të gjitha nismat do të kenë rezistencë opozitare, po i rezistojnë arrestimeve të sulmuesve ndaj policisë, po i sulmojnë veprimet kundër kameramanëve që po i pengojnë proceset, po i pengon çdo lëvizje në drejtimin ku edhe keqbërësit e deritanishëm mundë të bien pre e këtyre proceseve. Premtimi është obligim dhe zotim. Të gjitha premtimet e fushatës parazgjedhore duhet të realizohen. Ngritja në tabelën e pasqyrimit të luftës kundër korrupsionit duhet të rritet si dhe proceset e integrimeve Evropiane mund të arrihen vetëm me rezultate konkrete.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".