Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nën kujdestarinë amerikane ju jep fund aventurave hegjemoniste të Rusisë e  Serbisë për dominim në rajon

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nën kujdestarinë amerikane ju jep fund aventurave hegjemoniste të Rusisë e  Serbisë për dominim në rajon
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nën kujdestarinë amerikane ju jep fund aventurave hegjemoniste të Rusisë e  Serbisë për dominim në rajon

Skender Mulliqi

  • 04 February 2022 - 16:39

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Nëse Serbia nuk e pranon pavarësinë do të vihet nën sanksione të rrepta ekonomike dhe të embargos politike nga bashkësia ndërkombëtare. Dialogu edhe deri më tash ka ngecur për fajin e shtetit serb, I cili nuk po heq dorë nga hegjemonia edhe ushtarake ndaj Kosovës. Emërimi i Eskobarit për emisarë të posaçëm për Kosovën, dhe emërimet e tjera në rajon për ambasadorë nga presidenti  amerikan, Joe Bajden, janë tregues së  nuk do të lejohen  aventura politike dhe synimet  pushtuese   të Rusisë dhe të Serbisë në rajon dhe më gjerë.

Është vizita e parë e diplomatit amerikan Gabriel Eskobar të kësaj natyre , dhe vizita e shtatë e përfaqësuesit të BE-së për  Kosovën , Mirosllav Lajçak, të cilët erdhën së bashku  në Prishtinë ,  që edhe bashkërisht ti harmonizojnë qendrimet e tyre lidhur më vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Është hera e parë pas një kohe të gjatë të status kuos në maratonën e bisedimeve , që dy emisarët politikë për Kosovën në konferencë për media, pas takimeve më kryeministrin e Kosovës ,Albin  Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani dolën më qëndrime unike . Dihet së dy përfaqësuesit e BE-së për Kosovën Lajçak dhe Borell kishin deklarime kontradiktore lidhur më këtë temë dhe të kundërta më deklarimin e fundit të Lajçakut. Ata përkrahen hapur  Asociacionin më kompetenca ekzekutive , të pa pranueshëm për Kosovën, kur dihet se prek  sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Këtë e mbrojti fuqishëm edhe sot Eskobar në takimet më krerët më të lartë të shtetit të Kosovës. Diplomati amerikan Eskobar tha së pavarësia dhe integriteti territorial I Kosovës janë të pa  negocueshme, sikur që kishin bërë dhe bën  të ditur këtë gjë edhe presidentja, Osmani dhe kryeministri, Kurti . Deklaratat e sotme janë inkurajuese dhe shumë më pozitive  për Kosovën në vazhdimin e dialogut më Serbinë. Nga paraqitja e tyre para medieve lënë përshtypjen shumë pozitive , së nuk do të këtë Asociacion më kompetenca ekzekutive, dhe është një  tregues  më shumë së do ti bëhet presion Serbisë që të pranon pavarësinë e Kosovës. Mjaftë ishim në defanzivë politike  ,lidhur më bisedimet dhe agjendat të tyre, të cilat na I ka përcaktuar Vuçiqi . Kjo praktikë jo  konstruktive politike , do të marrë fund.  Diplomacia ndërkombëtare e veçmas ajo amerikane ka një qasje të re , lidhur më zhvillimet më të reja në rajon, dhe  të kërcënimeve më luftë që po vijnë nga  Rusia dhe  Serbia .  Amerika nuk do të qetë në ankand publik investimin që ka bërë për pavarësinë e Kosovës dhe investimet tjera politike dhe diplomatike në Ballkanin Perëndimor. Edhe fjalimi i Eskobarit , na jep më kuptuar së Amerika do të përshpejtojë procesin e dialogut që  të kemi një marrëveshje finale lidhur më normailzimin e marrëdhënieve më Serbinë brenda këtij viti. Nuk do të kemi Asociacion më kompetenca ekzekutive, jashtë ligjeve dhe jashtë Kushtetutës të Kosovës. Duhet thënë më këtë rast edhe vendosmërinë e Osmanit dhe Kurtit  lidhur më këtë çështje shumë të ndjeshme për vendin, që nuk e kishin një qasje të tillë  para ardhësit e tyre. Natyrisht së aq sa e mbrojmë ne shtetin e Kosovës, për aq edhe do ta kemi ndihmën e miqve tanë në botë .Mjaftë kemi pasur lojëra politike në kurriz të Kosovës, së jo gjoja  kështu po thotë Evropa dhe kështu po thotë Amerika, duke e mashtruar opinionin e gjerë publik. Nëse Serbia nuk e pranon pavarësinë do të vihet nën sanksione të rrepta ekonomike dhe të embargos politike nga bashkësia ndërkombëtare. Dialogu edhe deri më tash ka ngecur për fajin e shtetit serb, I cili nuk po heq dorë nga hegjemonia edhe ushtarake ndaj Kosovës. Emërimi i Eskobarit për emisarë të posaçëm për Kosovën, dhe emërimet e tjera në rajon për ambasadorë nga presidenti  amerikan, Joe Bajden, janë tregues së  nuk do të lejohen  aventura politike dhe synimet  pushtuese   të Rusisë dhe të Serbisë në rajon dhe më gjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".