![](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/04/200x200_60597186_3031643957109.jpg)
Lexoni edhe:
Eskobar e Lajçak e pranojnë asociacionin pa kompetenca ekzekutive
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Me fillimin e zbatimit te ligjit të lustracionit shumë politikan, police, gjyqtare etj të cilët kanë qenë të përfshirë dhe të angazhuar për spiunazh nga UDB-ja, do duhej që të largohen nga institucionet e shtetit dhe të dalin para drejtësisë, të hetohet e kaluara e tyre dhe të gjykohen e dënohen për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit, për dhënie të informatave tek Serbët jo vetëm në kohën e Ish-Jugosllavisë që e kanë bërë për çdo qytetar të Kosovës, por edhe pas luftës, pas pavarësisë që kanë dhënë informacione dhe kanë spiunuar shtetin dhe zyrtarët e lartë shtetëror.
Qeveria e Kosoves, Ministria e Drejtësisë duhen qe sa me pare ta hartojnë dhe zbatojnë Ligjin për Lustracion. Po e them këtë sepse mendoj që vetëm me zbatimin e këtij ligji, mund të dimë saktësisht se kush kane qenë dhe kush janë ish spiunët e UDB-s në të kaluarën që kanë shërbyer pa u kursyer, por edhe kush juan spiunët që akoma vazhdojnë të punojnë e ti raportojnë shtetit serb për zhvillimet dhe rrjedhat institucionale në Kosovë, që i interesojnë Serbisë për realizimin e qëllimeve të saj kriminale kundër Kosovës, si në planin e brendshme edhe në atë të jashtëm.
Eskobar e Lajçak e pranojnë asociacionin pa kompetenca ekzekutiveLexoni edhe:
Ligji për Lustracion gjithashtu mund të votohet në parlament edhe nga koalicioni qeverisës pa pasur nevoje të mblidhet opozita dhe partitë e vogla që janë pakicë, pra mundë të votohet dhe hyn në fuqi edhe pa votat e Listës srpska.
Me fillimin e zbatimit te ligjit të lustracionit shumë politikan, polic, gjyqtare etj të cilët kanë qenë të përfshirë dhe të angazhuar për spiunazh nga UDB-ja, do duhej që të largohen nga institucionet e shtetit dhe të dalin para drejtësisë, të hetohet e kaluara e tyre dhe të gjykohen e dënohen për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit, për dhënie të informatave tek Serbët jo vetëm në kohën e Ish-Jugosllavisë që e kanë bërë për çdo qytetar të Kosovës, por edhe pas luftës, pas pavarësisë që kanë dhënë informacione dhe kanë spiunuar shtetin dhe zyrtarët e lartë shtetëror.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".