Reciprociteti në çështjet nacionale është bazë e vetme e dialogimit me shtetin serb

Reciprociteti në çështjet nacionale është bazë e vetme e dialogimit me shtetin serb
Reciprociteti në çështjet nacionale është bazë e vetme e dialogimit me shtetin serb

Muhamet Kelmendi

  • 05 February 2022 - 09:16

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në këtë pozitë që tash është Kosova, dhe në këtë gjendje, që Kosova të dali fituese,domosdo është me rëndësi uniteti i pozitës me opozitën në dialogun me shtetin serb. Nuk ka rrugë tjetër në kohën që jemi. I takon pozitës të punon me opozitën, madje edhe me organizatat jo qeveritare, sikundër edhe me institucione, që bashkërisht të gjendet forma e dialogimit. Baza është shteti i pavarur dhe sovrani Kosovës. Është Kushtetuta dhe parimi i reciprocitetit me shtetin serb. Kosova ka minoritet në Serbi sikur që ka Serbia në Kosovë. Këto dy çështje kërkohet të shkojnë bashkërisht. Nuk ka rrugë tjetër të dialogimit. Reciprociteti dhe vetëm reciprociteti.

-Pas vizitës së bërë në Kosovë nga z.Eskobar dhe z Lajçak u zbardhen disa çështje që Kosovën e kishin preokupuar shumë gjatë. Nga qëndrimet marrin disa çështje po qartësi dhe kështu edhe çështja do të fitoj në peshë. Duhet thënë se duken që këto çështje tani do të jenë shumë të qarta dhe të pa kontestueshme në vazhdim të dialogut me Serbinë:

1. Shteti i Kosovës është akt i kryer si edhe vetë tërësia territoriale dhe funksionaliteti dy shkallësh i Republikës.

2. Dialogohet me shtetin serb mbi baza të marrëdhënieve bilaterale si dy shtete të njëjta dhe në pozita të barabarta.

3. Nuk ka Asociacion me pushtet ekzekutiv që e krijon një Republikë Srpska si në Bosnje e Hercegovinë.

4. Nuk pranohet asnjë zgjidhje që e cungon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit të Kosovës.

5. Dialogu është i domosdoshëm dhe çdo gjë varet nga shteti që vendos vetë për çdo çështje me rëndësi për shtet dhe

6. SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë në dialog, qoftë nevoja edhe me propozime konkrete për bashkësinë serbe. Qëndrimet e tilla janë mjaft domethënëse. Ajo që nuk pranohet është faktit se është e ndaluar organizimi i një nacionaliteti, sepse me Kushtetutë Kosova është multinacionale. Me këtë fakt dhe akt juridik është e ndaluar juridikisht çdo bashkësi e çfarëdo kombi a kombësie në Kosovën e pavarur në baza të ndarjes etnike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".