Lexoni edhe:
Mbi 30 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri
Lufta kundër krimit të organizuar është një luftë permanente, e cila nuk kufizohet me një rast të caktuar, e sidomos rrjetet e krimit të organizuar e që mbështetet edhe nga shërbimet e fshehta të shteteve të caktuar të cilat kanë synim që përmes mbështetjes që I japin krimit të organizuar kanë për synim shtrirjen dhe shtyrjen përpara të agjentëve të tyre politike të cilat janë kërcënim për stabilitetin politik dhe atë të sigurisë.
Mbi 30 mijë raste aktive me Covid-19 në KosovëLexoni edhe:
Për fat të keq në institucionet tona, në veçanti në ato të sigurisë, por edhe në ato të drejtësisë, ndikimi i krimit të organizuar që mbështetët edhe nga politika është shumë i madh, dhe këtë më së miri e fakton që edhe pas pavarësimit të plotë të shtetit, përkundër raporteve të shumta të organizatave ndërkombëtare sa I përket shkallës së lart të krimit të organizuar dhe korrupsionit ën Kosovë, ne nuk kemi të dënuar as një nga profilet e larta politike të cilët janë të lidhur me nëntokën kriminale. Ndërsa dështimi skandaloz i i dështimit të policisë së Kosovës për ka kapur kriminelin serb, Milan Radojçiq, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia, është një rast që duhet studiuar seriozisht nga autoritet kompetente, për të parë se kush e ndihmoi Milan Radojçiqin për t’iu shmangur aq lehtë arrestimit nga policia. Nuk është diçka e pa njohur se në strukturat e policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, kanë depërtuar njerëz të fuqishëm të botës së krimit e që natyrisht mbështeten edhe nga strukturat paralele që financohen nga Serbia, për interes e Beogradit zyrtar që ta mbajnë nën tension politik dhe të sigurisë pjesën veriore të vendit tonë. Andaj kjo kërkon që pemës një Vettingu Professional, të paanshëm dhe të pa politizuar do të duhej verifikuar institucionet e sigurisë duke përfshirë policinë dhe AKI-në, dhe jo vetëm në drejtim të deklarimit të pasurisë, por edhe të prejardhjes së tyre, përgatitja profesionale dhe në sferat e tjera që do të ishin kredibile për pastërtinë e një zyrtari policor apo edhe të AKI-së. Pa një vetin, këto institucione do të vazhdojnë të jenë strehë e zyrtarëve të dyshimtë, që në emër të mbrojtjes së rendit, ligjit dhe sigurisë, ata do të vazhdojnë që të shtyjnë agjenda të tjera qofshin të krimit të organizuar, shërbimeve të fshehta që përbëjnë rrezik për Kosovën, në aspektin e sigurisë dhe jop vetëm. Ky Veting mendoj se do ua ndërpriste edhe lidhjet me politikën nga e cila zyrtar të ndryshëm qofshin në polici apo në AKI, janë emëruar dhe mbrohen nga politika për shërbimet që këta i kryejnë për të fuqishmit e politikës në Prishtinë, por edhe atyre nga strukturat paralele serbe që kryejnë shërbime për interes e Beogradit zyrtar dhe politikën e tij në raport me Kosovën që ta bëjë sa më jo-funksional shtetin Kosovës,
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".