Serbia duhet ta harron njëherë e përgjithmonë Asociacionin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në shtetin e Kosovës

Serbia duhet ta harron njëherë e përgjithmonë Asociacionin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në shtetin e Kosovës
Serbia duhet ta harron njëherë e përgjithmonë Asociacionin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në shtetin e Kosovës

Dardan Grapci

  • 07 February 2022 - 17:21

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Qeveria e Kosovës nuk guxon ta shkelë vendimin e saj dhe rezolutën që është miratuar në Kuvendin e Kosovës kundër zgjedhjeve të Serbisë në Republikën-shtetin tonë. Pavarësisht presionit që mundë të ushtrohet në ditët dhe javët në vijim, nuk duhet ti lejoj Serbet lokal të Kosovës  që te votojnë në Kosovë port zgjedhjet në Serbi, si dhe nuk duhet të pranojnë që të krijohet edhe një "Republikë Serbe" brenda shtetit të Kosovës.

I dërguari i Amerikës, Gabriel  Escobar dhe ai i Bashkimit evropian, Miroslav Lajçak  duhet të jenë akoma më të qartë si i takon raportit në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe procesit të dialogut që pritet të fillon së shpejti për të vazhduar aty ku ka mbetur. Sido qoftë . duke këmbëngulur që të krijohet çfarëdo asociacioni i komunave me shumicë serbe, kjo nuk është aspak në interes të shtetit të Kosovës sepse  me kalimin e kohës ky asociacion, nëse krijohet, mundë të jetë një  thikë me dy teha, ku në njërën anë tash po i bëjnë presion Kosovës për ta formuar asociacionin me shumicë serbe, që ta qesin atë në letër pavarësisht sa do te këtë pushtet, kurse nga ana tjetër po deklarojnë se për këtë duhet të  vendosë vetë Kosova sipas vlerësimit të interesit dhe kushtetutës së vetë. Në qoftë se është ashtu, pse atëherë si z. Escobar dhe si z.Lajçak po kërkojnë me ngulëm, po i bëjnë presion Kosovës që ta krijojnë asociacionin me shumicë serbe?. Duke qenë bashkësi komunash me përbërje etnike me serbë,  ku ky asociacion është në dëm të Republikës së Kosovës dhe shkelje totale i kushtetutës së Kosovës. Këtë duhet ta ketë të qartë secili përfaqësues, politik, qoftë në pushtet apo opozitë, sikur që duhet ta kenë të qartë edhe ndërmjetësit diplomatik ndërkombëtar. Kosova duhet të angazhohet për ta forcuar dhe jo për ta dobësuar sovranitetin e vetë, për aq sa deri tash ka arritur për ta ndërtuar. Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti duhet të shkojnë një hap më tutje, ata është dashur që të kërkojnë nga Escobar dhe Lajçak çlirimin e Kosovës nga tutela e  UNMIK-ur përmes OKB-së, duhet të kërkojnë shfuqizimin e rezolutës 1244, e jo të flasin për disa tema të cilat janë në dëm të Kosovës dhe e ushqejnë akoma për ta mbajtur gjallë Rezolutën 1244. Qeveria e Kosovës nuk duhet ti lejoj Serbët të votojnë në Kosovë, si dhe nuk duhet të pranojnë që të krijohet edhe një "Republikë Serbe" brenda shtetit të Kosovës. Pala Kosovare nuk duhet të bëj kompromis në këto dy tema, sepse sa më shumë që bisedojnë aq më shumë Serbët do të krijojnë tema të reja, kërkesa e   mundësi të reja për tu ankuar në BE për kinse diskriminimin e vazhdueshëm që po ju bëhet atyre në Kosovë. Kjo është një arsye pse këta politikan që i kemi në pushtet, por edhe ata që janë në opozitë, duhet të bashkohen dhe të kërkojnë vetëm njohje pa kushte nga ana e Serbisë dhe përfundimisht ta ndërprenë dialogun e kotë dhe pa fund që është zhvilluar deri më tani, ose që po duan ta vazhdojnë edhe në të ardhmen  me Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".