Lexoni edhe:
Për Kryeprokurorin e ri të ashpërsohen rregullat e llogaridhënies!
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Ajo se çka duhet themi, që mundë të konsiderohet pozitive në këtë 14 vjetor të shënimit të aktit solemn të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është se thuajse më në fund partitë në pushtet të cilat e kanë shkatërruar këtë vend dhe e kanë gënjyer qytetarin, sot gjinden në opozitë.
Shteti i Kosovës për këto vite pas pavarësisë e deri me sot që pritet me 17 shkurtë të festohet edhe 14 vjetori i saj, në asnjë fushë nuk ka përparuar sa duhet, aq sa është pritur dhe sa është premtuar, thuajse kemi vetëm zhgënjim dhe dështim, humbje shprese nga të rinjtë dhe emigrim i të rinjve të Kosovës, kemi mungesë të sundimit efikas te ligjit. Hajnia, vjedhjet e pa pengueshme dhe të pa ndëshkueshme e korrupsioni janë duke ndodhur por nuk janë duke u ndjekur.
Ajo se çka duhet themi, që mundë të konsiderohet pozitive në këtë 14 vjetor të shënimit të aktit solemn të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është se thuajse më në fund partitë në pushtet të cilat e kanë shkatërruar këtë vend dhe e kanë gënjyer qytetarin, sot gjinden në opozitë. Edhe pse Kosova gjatë tërë këtyre viteve pas pavarësisë me pengesa nga shteti Serb, përsëri ia ka arrit që ta formoj ushtrinë, ta rregullon me ligj dënimin e deputeteve, luftimin e korrupsionit për vetëm rreth 10%.
Për Kryeprokurorin e ri të ashpërsohen rregullat e llogaridhënies!Lexoni edhe:
Edhe pse Serbia deri më sot ka deklaruar që 14 shtete e kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës, unë dua t’ju them që krejt këto deklarata të Serbisë asnjëherë nuk janë verifikuar apo thënë vetë nga ato shtete, që do të thotë se Serbia me gënjeshtra është krijuar, dhe me gënjeshtra po bënë propagandë kundër Kosovës. Në fund qytetarët e kanë kohën që ta kthejnë besimin dhe sytë tek kjo Qeveri, dhe le të shpresojmë e besojmë që krejt ky zhgënjim 20 vjeçar, më në fund po merr fund dhe diçka pozitive do të bëhet realitet aty ku s’ka pasur shpresë dhe dritë. Prandaj le lutemi dhe shpresojmë që Kosova të jetë një ndër shtetet e para Ballkan, që do ta ketë sigurinë, cilësinë dhe jetesën më të mirë për të gjithë në të ardhmen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".