Lexoni edhe:
14 vjet shtet mafia në pushtet, gjithçka po fillon nga pika zero!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Kundër emërimit të Rrecit në atë post, qysh në fillim ishte deklaruar edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe disa organizata civili, ngase Rreci nuk i plotësonte as kushtet për tu ngritur atë pozitë të lartë, por vetëm pse Fatmir Limaj e kishte Rrecin mik shtëpie e ndoshta edhe bashkëpunëtor personal në veprimtari të dyshimta, Haradinaj kishte pranuar, pa marrë parash vërejtjet e ambasadës Britanike as kundërshtimet e organizatave civile, që Rreci të emërohej sekretar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të gjithë shtetit të Kosovës.
Veteshkarkimi i ish-sekretarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Burim Rreci, vetëm pak kohë pas katapultimit të tij, në atë post, që ndodhi në fund gushtin e vitit 2018, pra ende pa e mbush as një vit të plotë në detyrë, nga ish Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, dëshmon qartë se Burim Rreci nuk ishte dërguar aty për dije profesionale as merita e suksese në punë, por pikërisht për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe lidhjet familjare me Fatmir Limajn, partia e të cilit ishte pjesë e qeverisjes së PAN-it, të udhëhequr asokohe nga Ramush Haradinaj.
14 vjet shtet mafia në pushtet, gjithçka po fillon nga pika zero!Lexoni edhe:
Siç merret vesh katapultimi i Burim Rrecit, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së, përveç kundërshtimeve nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe disa organizatave të shoqërisë civile, si dhe mosplotësimit të kushteve për tu emëruar në atë pozitë sprovuese, pas ankesave të vazhdueshme për veprimet e tij të dyshimta, vet ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ishte detyruar, që me 29 gusht të vitit 2018, ta shkarkonte Burim Rrecin nga detyra e sekretarit. Dhe tani pikërisht miku i Fatmir Limaj-të, dhe ish-ministri i Haradinaj-të, u kap me 50 kilogram drogë nga policia malazeze, shkarkimi i të cilit, ishte bërë shkas që vetëm një javë më vonë, ish kryeministri i atëhershëm Rambush Haradinaj ta largonte Bajram Hasanin nga Posti i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, me arsyetimin se këtë e kishte kërkuar Fatmir Limaj.
Prandaj në çdo shtet normal e me rend dhe ligj të rregulluar, arrestimi i ish-sekretarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, për tregti me drogë, në veturën e të cilit u gjetën hiq më pak se 50 kilogram marihuanë, nga policia malazeze, flet më shumë se mjaft, jo vetëm për origjinën e pasurisë së politikanëve të dyshimtë, me vjedhje të buxhetit por edhe me dyshimet për trafikim droge e lëndësh narkotike, të cilët imunitetin dhe pozitat në pushtet mund ti kenë shfrytëzuar për tu marrë më lehtë, edhe me punë të tilla të pista, si tregtia me drogë, pasi që edhe celulat dhe grupet e trafikimit të këtij “malli” të ndaluar, po zbulohen gjithnjë e më shpesh, pikërisht në Republikën e Kosovës!
Për aq më tepër, trafikimi i drogës përmes Malit të Zi, nga Burim Rreci, hap dyshimin e bazuar se ai nuk ishte diletanti i vetëm në këtë trafikim, por me siguri, atë e kishte nisur dhe përcillte dikush më i madh nga Kosova dhe e priste dikush tjetër jashtë Kosovës, në Mal të Zi apo më tej, atje ku edhe e kishte destinacionin përfundimtar sasia e drogës së konfiskuar. Mjerisht ky rast i rëndë, flet shumë për imazhin e zi, që njerëzit e tillë po i japin shtetit dhe politikës së Kosovës, ngase ish zyrtari i shtetit, nuk u kap thjesht me kontrabandë të një malli deficitar dhe dosido, por me 50 kilogram drogë, kur dihet mirë fakti se drogën nuk mund ta posedojë as trafikojë në rrugë legale ndërshtetërore, ku duhet kaluar disa kufij dhe në sasi të tilla, gjithkush dhe çdo njëri.
Për Kryeprokurorin e ri të ashpërsohen rregullat e llogaridhënies!Lexoni edhe:
Trafikantët e drogës, në gjithë botën, janë persona dhe grupe të besuara të rrjeteve të krimit të organizuar, ndaj vetëm ata të cilët kanë bërë përvojë të gjatë e fituar edhe besueshmëri te klientët, përmes bashkëpunimit me kriminel dhe grupe mafioze, mund tu hynë trafiqeve të tilla të gjata ndërkombëtare të drogës dhe narkotikëve, ngase ky besim nuk mund të fitohet për një ditë dhe as lehtë e dosido, që nënkupton se Rreci duhet të jetë i lidhur edhe me politik bërës të lartë në Kosovë.
Ai duhet të ketë kryer shërbime të ngjashme edhe herë të tjera e bashkëpunuar me njerëz e grupe të udhëhequra në mënyrë të organizuar nga nëntoka kriminale dhe rrjetet e mëdha të krimit të organizuar, deri në nivel ndërkombëtar, bashkëpunim ky që duhet të hetohet edhe nga AKI-ja, në mënyrë që përfundimisht të zbulohen lidhjet dhe bashkëpunimi real në mes të mafiozëve dhe figurave të larta partiake e politike, të sotme apo edhe të mëparshme në shtetin e Kosovës, ku ligji, policia, prokuroria dhe drejtësia ishin të kapura për rreth dy dekada me radhë nga të inkriminuarit, dhe nuk mund të vepronin.
Prandaj vetëm një hetim i pavarur, i vendosur dhe plotësisht i guximshëm e Professional, i rastit Rreci, mund të qojë në zbulimin e një super skandali me përmasat më të mëdha të njohura deri më tani, nga i cili do të dilte në sipërfaqe një zinxhir i tërë i lidhjes kriminale, të trafikantëve të drogës me vulë dhe emblemë politike: "Made in Kosovo"!, të atyre njerëzve që ende i njohim vetëm sipërfaqësisht dhe për çdo ditë na mbajnë edhe ligjërata patriotike, për të na vënë në gjumë sa më lehtë dhe mos hetuar gjë nga veprimtarie e tyre e vërtetë kriminale. Ky njëmend është rasti historik, për një angazhim të vërtetë e real-“PATRIOTIK” që institucionet e drejtësisë, të punojnë dhe hetojnë pa u ndal derisa ta zbulojnë gjithë rrjetin e madh kriminal, në të cilin mund të jenë të përfshirë edhe politikanë të lartë, dhe kjo po shihet dita e ditës edhe më qartë, nga vet sinjalet që vijnë në vijimësi nga ndërkombëtaret, për luftën më serioze kundër mafies dhe krimit të organizuar, e cila edhe është kërkesa nga më kryesorët, sepse krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë, po zhvillohen e fuqizohen kryesisht nga mafia politike.
Mesazhet më të fuqishme të miqve më të mëdhenj të vendit tonë, nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania etj, të cilat i janë dërguar presidentes së vendit Vjosa Osmanit edhe me rastin e 14 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që të gjitha theksojnë kërkesën eksplicite, për luftimin e vendosur të korrupsionit dhe krimit të organizuar, nga institucionet shtetërore, mesazhe që i sollën së fundi edhe dy të dërguarit për dialog, si Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, z. Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak. Të gjithë këto argumente trishtuese, fatkeqësisht flasin hapur, se veprimet e kundërligjshme të ish personave zyrtar të shtetit, megjithëse janë ditur mirë nga qeveritarët e kaluar, janë toleruar qëllimshëm nga udhëheqësit më të lartë të partive politike dhe qeverive të inkriminuara, që krijojnë dyshime se mund të kenë qenë edhe vet të përfshira në to.
Kështu që arrestimi i ish sekretarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, duket se është vetëm fillimi i kapjes së fijes së krimit, në lëmshin e koklavitur të rrjetit kriminal që ai mund të përfaqësojë në Kosovë, ku vetëm një zot e di, se sa ish ministra, sekretar, bashkë partiak e kryetar, mund të jenë edhe sot aktiv dhe të involvuar drejtpërsëdrejti në veprimtari të tilla mafioze e kriminale dhe pa kaluar shumë kohë, ndoshta së shpejti mund ti shohim në media, jo vetëm emrat por edhe veprat e tyre inkriminuese, nga të cilat mund të turpërohet një shtet i tërë, madje-mbarë Kosova!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".