Kosova duhet ti thotë JO të madhe, zgjedhjet serbe nuk duhet të organizohen nga Republika e Kosovës
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
A do të mbahen apo jo zgjedhjet serbe në Kosovë varet shumë nga qëndrimi i SHBA-ve. Mirëpo, duhet thënë se nuk është fakt se OSBE-ja organizon zgjedhje në shtetet tjera për ndonjë shtet tjetër. Natyrisht se është e pa vërtetë se OSBE-ja organizon zgjedhjet për shtetin tjetër me shtetin tjetër sovran. Zgjedhjet mbahen nëpër përfaqësi të shtetit dhe jo nga shteti.
Çdo shtet organizon vetëm zgjedhjet e veta parlamentare dhe ato lokale. Shteti nuk organizon zgjedhje të huaja në territorin e vetë dhe nuk i interesojnë fare zgjedhjet e shtetit tjetër. Në këtë kontekst nuk duhet të merret Kosova fare me zgjedhjet serbe, dhe serbët që kanë shtetësi serbe, mundë dhe duhet që të votojnë në përfaqësinë e tyre në Kosovë, ose të udhëtojnë të shkojnë për të votuar në Serbi. Mundësi tjetër nuk ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".