Liderët janë sjellë sikur të ishin ujq, të cilët ulërijnë natën, dhe ditën bëhen dele!

Liderët janë sjellë sikur të ishin ujq, të cilët ulërijnë natën, dhe ditën bëhen dele!
Liderët janë sjellë sikur të ishin ujq, të cilët ulërijnë natën, dhe ditën bëhen dele!

Dardan Grapci

  • 22 February 2022 - 16:57

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Për zbehjen e imazhit të shtetit të Kosovës, gjatë zhvillimit të punimeve të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, fajtore janë të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, si tri partitë opozitare ashtu edhe ato në pozite, sepse në këtë seancë të gjithë kanë pasur ego politike dhe kanë vepruar me mungesë morali dhe karakteri. Secili prej tyre, përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe liderët, janë sjellë sikur të ishin ujqërit të cilët ulërijnë natën, dhe ditën bëhen dele.

Largimi i opozitës ga seanca solemne për ditën e pavarësisë është edhe  një  veprim tjetër i turpit të  madh,  në veçanti për LDK-në, sepse sa  për PDK-në tashmë gjithçka dihet. Të thirresh në emër të sovraniteti  dhe mos ta respektosh seancën më të rëndësishme solemne të vendit, është mungesë respekti për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për këtë ditë, sidomos Dr. Ibrahim Rugova në emër të të cilit thirret. LDK kurrë nuk është larguar nga seanca kur e ka marr fjalën Hashimi,  por tash po e bëjnë këtë për Albinin që i ka marr mbi 52% të votave nga qytetarët dhe la legjitimitet dhe legalitet të fuqishëm të përfaqësimit dhe angazhimit politik për shtetin. Me largimet e opozitës nga seanca, nuk ka fituar opozita por vetëm ka gabuar akoma më shumë, ka ndodhur degradimi i madh për një parti që dikur ishte emblemë  akademike, kurse sot nuk ka mbetur më shumë se një OJQ lokale  dhe veprimet e saja  lokale të varshmërisë nga të tjerët  dhe me  veprime shumë amatoreske.Është pozitive që kryeministri Albin Kurti është reformuar si lider politik,  Kurti ka harruar, e ka lënë anash atë sjelljen e dikurshme refuzuese ndaj simboleve të shtetit,  që derisa ka qenë në opozite gjithmonë i kundërshtonte flamurin e Kosovës  dhe stemën, i quante leckë,  por tani e tani kur është zgjedhur Kryeministër dhe ka marr obligim e besim qytetar  ai po i korrigjon me sukses dhe po i përmirëson gabimet e së kaluarës. Opozita dhe qytetarët që e mbështesin këtë opsion politik  duhet të presin, të durojnë e përgatiten ngadalë për  zgjedhjet e reja kurdo që mbahen ato. Askush nuk mund ta ndryshoj historinë e Kosovës, askush nuk ka të drejtë ta mohoj që Kosova është shtet i pavarur dhe që ka flamurin e saj, prandaj qytetarët janë duke u familjarizuar me simbolet e reja të shtetit, pa e harruar asnjëra simbolin kombëtar, falurin që na ka përcjell nëpër shekuj dhe e vendosim në rend të parë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".