Lexoni edhe:
Nuk është fajtore Qeveria, zbrazja e këtij vendi ka filluar prej vitit 2008 e këndej
Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari
Qershia e tortës së tradhtisë nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa është ajo që ata bënë plane sekrete dhe pranuan ta ndanin Kosovën të ja falnin Serbisë krejt veriun e Kosovës në shkëmbim të tri katër fshatrave, kodrinore në Luginën e Preshevës tradhtia shkonte aq thellë sa që në njërën anë ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku, e cila më shumë ishte sekretareshe e Hashim Thaçit, koketonte me Pallmerin përfaqësues Amerikan dhëndrin Serb dhe të Yoni Bolltonit, këshilltar i presidentit Amerikan Donald Trumpit, që ta ndihmonin ndarjen e Kosovës pasi Vuçiq dhe Thaçi me ndihmën e Baton Haxhiut dhe Edi Ramës, veç ishin marre vesh me nda Kosovën!
Kosova kurrë në historinë e vetë nuk ka pasur një opozitë më të keqe dhe më të ligë pasi tani janë duke i kërkuar llogari qeverisë Kurti edhe për të gjitha ligësitë e tyre që i ata i kanë bërë vetë krejt ndryshe qe 20 vjet sa ishin në pushtet vetë. Tash edhe kjo kërkesa për transparencë të bisedimeve me Serbinë janë të tilla pasi sa ishin vetë në pushtet sa ishin në pushtet Thaçi dhe Mustafa bënin edhe takime sekrete me shtetin Serb siç ishin takimet sekrete e Thaçit dhe Vuçiqit në Itali dhe Francë.
Nuk është fajtore Qeveria, zbrazja e këtij vendi ka filluar prej vitit 2008 e këndejLexoni edhe:
Aq larg shkonte poshtërsia e qeverive të PDK dhe LDK-së sa që donin edhe ta ndanin Kosovën sa për të mbetur në pushtet edhe ndonjë vit më shumë. Sa kanë qenë në pushtet, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë marrëveshje anti-kombëtare e marrëveshje anti-kushtetuese me Serbinë dhe kurrë gjatë këtyre bisedimeve nuk ishin transparent në raport me Kuvendin. Ato marrëveshjet e e tyre të dëmshme për vendin tonë pa pikë turpi i quanin fitore historike, këta tradhtar që e pranuan Decentralizimin e pranuan planin e Ahtisarit pa asnjë garancion se ky plan do të pranohet edhe nga Serbia dhe do të miratohet në OKB.
Këta tregtar me interesat e shtetit, pastaj pranuan edhe fusnotën, Atisari Plus ,pastaj tradhtia me ABIEM, pastaj jo CEFTEN pastaj kurora e tradhtisë ishte Bashkësia e Komunave Serbe KANTONIZIMI I Kosovës lejuan të bëhen 10 komuna Serbe edhe pse faktikisht janë vetë 2 komuna Serbe me shumicë Serbe. Qershia e tortës së tradhtisë nga Hashim Thaçi dhe Isa Mistafa është ajo që ata bënë plane sekrete dhe pranuan ta ndanin Kosovën të ja falnin Serbisë krejt veriun e Kosovës në shkëmbim të tri katër fshatrave, kodrinore në Luginën e Preshevës tradhtia shkonte aq thellë sa që në njërën anë ambasadorja e Kosovës në Uashington e cila më shumë ishte sekretaresh e Hashim Thaçit koketonte me Pallmerin përfaqësues Amerikan dhëndrin Serb dhe të Yoni Bolltonit, këshilltar i presidentit Amerikan Donald Trumpit që ta ndihmonin ndarjen e Kosovës pasi Vuçiq dhe Thaçi me ndihmën e Baton Haxhiut dhe Edi Ramës veç ishin marr vesh me nda Kosovën.
Për ta forcuar ndarjen Hashim Thaçi shkon në vizitë në Berlin Privatisht pa protokol zyrtar për tu takuar me përfaqësuesin ambasadorin amerikan në Gjermani Riçard Grenelin, shkon atje për ta kurorëzuar tradhtinë e madhe, pastaj me një marrëveshje shkel e shko në Vashington shkojnë aq larg duke ja hapur Shtëpinë e Bardh Presidentit serb Aleksandër Vuçiqit. Aq larg kanë shkuar tradhtitë e pushtetarëve të mëparshëm PDK dhe LDK sa që përpos që vidhej Kosova nga të gjitha anët, me para të Qeverisë së Kosovës shkruheshin edhe libra kinse historike, 99% krye këput gënjeshtra, pastaj me para të Qeverisë tonë nga ministrat e kryeministrat e korruptuar paguheshin institucione ndërkombëtare , gazeta, firma, institucione të ndryshme që ta ndihmojnë dhe ta reklamojnë ndarjen e Kosovës ku pasurite kryesore ujin e pijes dhe xehet kryesore të Kosovës po faleshin Serbisë ku pastaj disa Korporata private ndërkombëtare do ta fitonin një përqindje minimale fituese. Në këtë pazar edhe Hashim Thaçi me disa bashkë hisedar vendor dhe ndërkombëtar do të bënin eksploatimin e pamëshirshëm të xeheroreve dhe pasurive tona, madje edhe ujin e pijes që është aset i Kosovës do të na e shisnin këto korporata me shumë hisedar.
Dy dekada në heshtje përballë krimit të organizuar, Qeveria është para provimit të madhLexoni edhe:
Është e turpshme dhe shumë hipokrite kur e shohim sjelljen e po atyre njerëzve të këtyre dy blloqeve politike që bashkëqeverisen në të kaluarën, që sot të njëjtit njerëz i kërkojnë llogari dhe transparencë Qeverise Kurti. Këtë nuk e bëjnë për interesin e shtetit sepse ai interes nuk po rrezikohet, po e bëjnë për fushatë sepse ju ka prekë interesi privat financiar në Veriun e Kosovës ku Qeveria Kurti deri tani është treguar shumë transparente dhe po e mbron dinjitetshëm interesin nacional të shtetit ton, edhe pse e ka vështirë në disa segmente për arsye se kjo opozitë e sotme i ka nënshkruar vetë dhjetëra marrëveshje të dëmshme me Serbinë në Evropë dhe Uashington.
Qeveria Kurti duhet të fokusohet pa asnjë kompromis në krimet e luftës ,në dëmet e luftës dhe të pamundësohet me çdo kusht Bashkësia e Komunave serbe me fuqi ekzekutive pasi këto ditë lindin republika srpska në Kosovë dhe duhet mos lejuar që kishat e uzurpuar nga pushtimi serb të kenë ekstra territore në Kosovë. Personalisht i besoj Qeverisë Kurti se nuk do të vepron si qeveritë e mëhershme të shituara dhe të Korruptuara deri në palcë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".