Lexoni edhe:
Çdo i dyti qytetar i Kosovës i gatshëm të largohet nga vendi!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Pakoja e reformës në drejtësi, duhet të shërbejë për ndryshimin e ligjit mbi Gjykatat, ligjin mbi KGJK-në, mbi KPK-në, mbi Prokurorinë e shtetit dhe mbi vet Kryeprokurorin ku trajtohen çështje të drejtësisë, në mënyrë që të bëhen ndryshime shumë të thella dhe jo vetëm ndryshime të përshpejtuara kozmetike, gjë që shkon në dobi vetëm të politikës së inkriminuar, për spastrim të thellë e të njëmendtë nga të deleguarit e grupeve të interesit kriminal e politik, dhe të mbetjes në detyrë vetëm të atyre që kanë guxim të dëshmuar profesional, moral e personal, për veprim dhe rivendosjen e rendit e të ligjit.
Ka ardhur koha që të bëhen ndryshime rrënjësore, kapitale dhe gjithëpërfshirëse, për ta spastruar drejtësinë nga njerëzit e politikës dhe oligarkëve të tyre në mënyrë që drejtësia të vihet në binarë, duke i dërguar në pension të parakohshëm të gjithë ata prokurorë e gjyqtarë që i shërbejnë jo shtetit, rendit e ligjit, por politikës dhe të njëjtit të zëvendësohen nga njerëz të merituar e me etikë, sjellje e integritet profesional, të cilët mund ta ndajnë drejtësinë sipas normave ligjore në vend.
Çdo i dyti qytetar i Kosovës i gatshëm të largohet nga vendi!Lexoni edhe:
Madje duhet të ndalohet me ligj, që njerëzit e politikës, të lidhur me partitë, madje edhe me ekzekutivin që kontrollon drejtësinë, në të ardhmen, të mos lihen më, të depërtojnë serish në sistemin e drejtësisë. Kështu që, në funksion të reformimit të thellë të sistemit të drejtësisë, ditë më parë, pikërisht në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë është nënshkruar një Deklaratë e Përbashkët Zotimi në mes të Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, si dhe Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Enver Peci, përmes të cilës, Ministria e Drejtësisë zotohet se do të formojë në afatin më optimal, grupet punuese për kryerjen e hapave procedurale dhe nxjerrjen e dokumenteve përkatëse për reformat ligjore në vend.
Ndërsa Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme me nënshkrimin e kësaj Deklarate, zotohen të kontribuojnë substancialisht në këtë proces duke dhënë kontribut të vazhdueshëm dhe të vullnetshëm profesional përmes përfaqësuesve kompetent, për të ngritur nivelin e bashkëpunimit në mes të këtyre institucioneve, me qëllimin e qartë për reforma në fushat e caktuara të sundimit të ligjit, ndër të tjera, në atë penale, civile dhe administrative. Zotim që Ministrja Haxhiu thotë se është një akt i cili shënon përkushtimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë, për të kontribuar tutje në proceset reformuese në drejtësi, forcuar sundimin e ligjit, rritur rezultatet e institucioneve shtetërore dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, duke thyer kështu akullin pas një periudhe të refuzimit të bashkëpunimit në grupet punuese për ligjin Vetting. Prandaj, është koha vendimtare që përfundimisht të veprohet me ligj për spastrimin dhe dekontaminimin gjeneral të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës nga ish ministrat e mandateve të kaluara të cilët, njëri pas tjetrit, u deleguan dhe kontrolluan nga dora e zgjatur tinëzare e SHIK-ut, ilegal.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".