Lexoni edhe:
Çdo i dyti qytetar i Kosovës i gatshëm të largohet nga vendi!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Në të gjitha fushat ka ngecje dhe moszhvillim. Me këtë është përkeqësuar gjendja dhe kështu e vetmja rrugëdalje po mbetet ikja nga vendi. Këtu duhet thënë se ikja nuk është zgjidhje. Masat kërkohet të veprojnë në vend. Kemi protestat dhe demonstratat. Ato duhet të fillojnë dhe mos të ndalen deri në përmirësimin e gjendjes.
Askush nuk e konteston faktin që gjendja ekonomike dhe sociale e masave në Kosovë është e rëndë. Ajo madje ka shkuar vit pas viti duke u keqësuar, sa që sot kemi një skllavërim të ashpër dhe një shfrytëzim të rëndë. Kudo po vuajnë qytetarët. Punëtorët në sektorin privat paguhen keq. Të ardhurat personale janë nga 130 e 170 Euro minimumi në muaj. Gjendja nuk është e mirë as në sektorin publik. Kudo, në të dy sektorët, me pagesat e marra, nuk sigurohen as ushqimet themelore të familjeve. Natyrisht se gjendja është edhe më e rëndë tek ata që kanë pensione dhe ndihma sociale. Këto janë qesharake. Në Kosove nuk ka arsimim adekuat dhe as sigurime shëndetësore. Papunësia është e madhe. Askush nuk punon për 150 - 250 Euro në muaj. Këso pune kemi në sektorin privat.
Çdo i dyti qytetar i Kosovës i gatshëm të largohet nga vendi!Lexoni edhe:
Në këtë gjendje mbetet ikja nga vendi. Kështu kemi ikje masovike. Vetëm në dy muajt e e fundit mbi 100 mijë qytetar që kanë bërë kërkese në Ambasadën gjermane për të ikur në Gjermani. Natyrisht se po ikin edhe të kualifikuarit. Kjo, për faktin se pagesat e tyre janë shumë të ulëta, për të mos thënë, simbolike, sa për jetë. Po ikin mjekët,inxhinierët, punëtorët e medicinës, krahu i punës. Po ikin të gjithë. Dhe këtu përgjegjës është shteti. Qeveria po vendnumëron. Nuk po investohet në hapjen e vendeve të punës. Të gjitha punët janë mbyllur. Mjekësia është keqësuar shumë. Nuk kemi fare ndryshim të gjendjes në sektorin publik dhe privat. Të ardhurat minimale nuk po rriten nga qeveria. Kërkesat e sindikatave janë që të shkohet në 400 a 450 euro të ardhurave personale minimale. Ndërsa, qeveria po rrinë. Deklaron zhvillim dhe rritje të financave të shtetit, por nuk shihet asgjë. Nuk po rriten të ardhurat personale dhe nuk kemi as përmirësim të gjendjes së pensionëteve dhe të ndihmave.
Investime nuk kemi. Shteti nuk po investon në asnjë fushë. Nuk po ndërtohen rrugët e filluara dhe nuk po jepen ndihma më bujqësi, në sektorët e ndryshëm zhvillimor të vendit etj. As në FSK nuk kemi ndonjë përmirësim të gjendjes.
FSK është keq. Nuk kanë mjete për tu armatosur me armatim më të përsosur në raport me nevojat që i ka vendi. Kemi kështu një gjendje alarmante në Republikë. Në të gjitha fushat ka ngecje dhe moszhvillim. Me këtë është përkeqësuar gjendja dhe kështu e vetmja rrugëdalje po mbetet ikja nga vendi. Këtu duhet thënë se ikja nuk është zgjidhje. Masat kërkohet të veprojnë në vend. Kemi protestat dhe demonstratat. Ato duhet të fillojnë dhe mos të ndalen deri në përmirësimin e gjendjes. Ikja është zgjidhja më e keqe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".