Normat juridike kërkohet të respektohen nga pushteti në Kosovë, pjesëmarrja në luftërat e huaja është ndaluar-e dënueshme
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Çështjet dhe veprat që e dëmtojnë Republikën janë të rregulluara me ligj. Ata që kontribuojnë ose marrin pjesë në luftërat terroriste apo okupuese dënohen me dënime të ndryshme, deri me burg. Ligji e përcakton veprën e dënuar dhe lartësinë e dënimit etj.
Nuk është e rregulluar çështja e përshëndetjes apo përkrahjes me propagandë dhe me mënyra tjera, si financiare të një lufte okupuese, sikurse është rasti i agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës. Ndërsa, çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë që shkon kundër sovranitetit dhe të tërësisë territoriale ose veprat e ndryshme që për qellim kanë copëtimin e Kosovës, dënimi është në minimum 5 vjet dhe shkon deri në dënim me burg të përjetshëm. Kodi penal i Kosovës nga neni 100 e deri në nenin 125 i rregullon veprat e tilla penale dhe përcakton dënimin deri me burgim e përjetshëm.
Nuk është i rregulluar animi politik e propagandistik në llogari të shtetit serb. Është e rregulluar vetëm veprimtaria në llogari të shtetit serb apo të ndonjë shteti tjetër, i cili e kërcënon Republikën. Këtu ka dënime të rënda penale. Nuk është e rregulluar propaganda. Çështjet tjera po. Sikundër po shihet, norma juridike ka. Ato vetëm duhet zbatuar. Këtu është shteti përgjegjës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".