Sindikatat kanë të drejtë por tash koha nuk është që të protestohet

Sindikatat kanë të drejtë por tash koha nuk është që të protestohet
Sindikatat kanë të drejtë por tash koha nuk është që të protestohet

Muhamet Kelmendi

  • 06 March 2022 - 08:49

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Koha nuk është që të protestohet. Por, nëse qeveria nuk merr masa përmirësuese, protestat e të punësuarve  bëhen të domosdoshme. Protestat dhe demonstratat janë mjetet më demokratike në shoqëritë pluralë të botës kapitaliste. Pa ato ajo e humbë karakterin e vetë dhe del në shesh shfrytëzimi i ashpër që bëhet nga shteti.

Sindikatat organizohen dhe kanë për detyrë për të vepruar në emër ëe punëtorëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre. Kështu po vepron edhe sindikata e të punësuare nëpër gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës. Organizime dhe kërkesa të tilla do të paraqesin edhe sindikatat tjera në kuadër të të punësuarëve në sektorin publik. Kjo energji protestuese vjen nga disa faktor:

1. Nga inflacioni i madhe që e ka kapluar Kosovën, duke u rritur çmimet dhe shpenzimet. 2.  Nga rritja pa kritere e të ardhurave personale të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. 3. Nga mos nxjerrja e Ligjit mbi të ardhurat personale në sektorin publik etj. Faktet e tilla janë dominante në veprimet e sindikatave të sektorëve të ndryshëm. Këto janë edhe faktet që tregojnë se qeveria kërkohet të veproj. Kryesisht mendohet tw veprohet në disa drejtime:

1. Në nxjerrjen e Ligjit mbi të ardhurat personale në sektorin publik, së dyti, në caktimin e të ardhurave minimale personale për dy sektorët, së treti, në rritjen e ndihmave sociale dhe të pensioneve, sepse këto dy shtresa janë më së keqi në vend dhesë katërti, në rregullimin me ligj të sigurimit pensional dhe shëndetësor. Kapja e këtyre çështjeve për t'i zgjidhur ndikon dukshëm në përmirësimin e jetës së masave si dhe të atmosferës së masave dhe krijohen kushtet më të mira për jetë. Koha nuk është që të protestohet. Por, nëse qeveria nuk merr masa përmirësuese, protestat e të punësuarve  bëhen të domosdoshme. Protestat dhe demonstratat janë mjete demokratike në shoqëritë plurale të botës kapitaliste. Pa ato ajo e humb karakterin e vetë dhe del në shesh shfrytëzimi i ashpër që behët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".