Lexoni edhe:
Të emërohet një kryetar i Gjykatës së Apelit i guximshëm, i paanshëm politikisht!
Shkruan:Analist- Hajrullah Tërnava
Aktiviteti kriminal i këtyre degëve të mafies shqiptare në Kosovë shkon më tej duke pastruar dhe paratë e pista me përmasa alarmante sidomos në fushën e ndërtimit, duke investuar miliona e miliarda në mega komplekse kolektive banesore, pasi që Kosova e ndikuar dhe infektuar për gati dy dekada nga lidhjet me krimin e organizuar në Shqipëri ka qenë hapësirë e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje efikase të rrjedhës dhe qarkullimit të parasë.
Të emërohet një kryetar i Gjykatës së Apelit i guximshëm, i paanshëm politikisht!Lexoni edhe:
Kriminalizimi i Kosovës, me krime të tëra është jashtëzakonisht shqetësues, sidomos me krim të organizuar dhe trafikimi i drogës. Ky shqetësim vjen nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës që po zhvillohet në Shqipëri e që reflektimet e këtyre krimeve kanë zgjerim të rrezes së veprimit edhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Kosovë, me lidhjet e forcuara të grupeve kriminale të cilat po ndikojnë në të gjitha nivelet e pushtetit, nga të cilat po vijnë dhe po rrjedhin të gjitha të këqijat, kontrabanda, trafikimi me njerëz dhe mallrash, pastrimi i parasë deri në nivel të institucionalizimit të saj, sidomos në fushën e biznesit të pistë te lidhur me krimo politikën. Raporti i DASH-it për vitin e kaluar e konsideron Shqipërinë si një vend burimi të kanabisit dhe bazë lokale për trafikantët ndërkombëtarë të drogave, ku qeveria shqiptare de fakto ja ka dorëzuar sovranitetin dhe kontrollin në territor bandave të krimit të organizuar, që për fat të keq pasi përdoren në zgjedhje për të grumbulluar vota duke kërcënuar, intimituar dhe blerë vota për rilindjen ata shpërblehen edhe me emërime në postet kyçe qeveritare, me kontrollin e emërimeve në administrate dhe ju ofrohet paprekshmëri në aktivitetin e tyre kriminal! Edhe pse në raport konstatohen disa masa veprimi simbolik gjatë vitit të kaluar kundër bandave të krimit të organizuar, raporti i DASH-it me incizimin e gjendjes dhe evidentimin e fakteve konfirmon shqetësimin për bashkëpunimin i qeverisë me grupet kriminale, që sikur të mos ishte miratuar ligji Vetting, do të sillte krim akoma më të zhvilluar dhe do ta dobësonte sundimin e ligjit. Shqipëria është një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane. Për fat të keq për Shqipërinë ky është vlerësimi në Raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. “Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”, të cilët “luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”. Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”. Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”. Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve kudo nëpër botë. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “sundimi relativisht i dobët i ligjit, korrupsioni dhe niveli i lartë i papunësisë janë nxitësit kryesorë” të fenomenit të drogës në Shqipëri. Krimi i dhunshëm në Shqipëri është shpesh i lidhur me krimin e organizuar dhe, gjyqtarë, prokurorë, policë dhe gazetarë kanë qenë subjekt i kërcënimeve”. Tani shtrohet pyetja serioze se çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, institucionet e sundimit të ligjit, që të shkëputin trashëgimin kriminale që e kanë gjetur pas ardhjes në pushtet, atë trashëgimi të lidhjes dhe ndikimit të krimit të Organizuar nga baza e tij lokale në Shqipëri, me degët e shtrira në Kosovë, në politikë dhe në biznes, pasi që lirisht mundë të thuhet se gjendja në Kosovë nuk ka dalluar shumë nga ajo në Shqipëri, sepse njësoj si atje edhe këtu, në mandate te kaluar praktikisht qeveritë e deritashme e kishin kopjuar modelin e qeverisjes në Shqipëri dhe sovranitetin dhe kontrollin në territor dhe në institucione, në biznes, e kanë ushtruar grupet mafioze të lidhura me politikën, që përfaqësonin asgjë më shumë se nëntokën e krimit të organizuar. Aktiviteti kriminal i këtyre degëve të mafies shqiptare në Kosovë shkon më tej duke pastruar dhe paratë e pista me përmasa alarmante sidomos në fushën e ndërtimit, duke investuar miliona e miliarda në mega komplekse kolektive banesore, pasi që Kosova e ndikuar dhe infektuar për gati dy dekada nga lidhjet me krimin e organizuar në Shqipëri ka qenë hapësirë e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje efikase të rrjedhës dhe qarkullimit të parasë. Ndonëse akoma nuk është publikuar një raport analitik i kësaj natyre për gjendjen në Kosovë, kambanat e forta të alarmit dhe reagimeve të përvitshme të DASH për këtë lloj të krimit në rajon, në Shqipëri dhe Kosovë, do të duhej alarmuar dhe mobilizuar Qeverinë e Kosovës, për ti shpallë luftë serioze krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo Qeveri Kurti e cila ka ardhur ne pushtet me flamur te ngritur larte për luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit qe të ju shpallë luftë frontale grupeve të tilla mafioze që gjenezën dhe modelin e kanë nga Shqipëria, nga shkolla mafioze krimit të organizuar të Edi Ramës, sepse është për të ardhur keq, që edhe pse vitet kalojnë vlerësimi i DASH-it sa i përket Shqipërisë si vend prodhues dhe Kosovës për vend tranzit i lëndëve narkotike, mbetet i njëjti, dy vendet më të korruptuar në Evropë. Nëse nuk ndërmarrin luftime në vepër të këtyre llojeve të krimit sikur që po ceken edhe në Raportin e DASH-it, atëherë shtetet tona do të mbesin gjithnjë të njollosura dhe pa perspektivë për të lëvizur drejtë BE-së, prandaj duhet të veprohet pamëshirshëm në luftimin e krimeve në përgjithësi dhe ti tregohet botës se edhe në me vepra pozitive i takojmë botës demokratike dhe e kemi vendin në BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".