
Lexoni edhe:
Abazoviq bisedon me Escobarin: Kjo do t’i gjejë oligrakët rus nëse ia mësyjnë Malit të Zi
Shkruan:Analist- Faik Krasniqi
Ka vite e vite që kërkohet të hetohen fondet 3 përqindëshi, Vendlindja Thërret dhe Atdheu në rrezik. Por deri me tash asgjë nuk është bërë në këtë drejtim, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet. As Qeveria Kurti. Siç duket asnjë parti nuk është e interesuar ta bëjë një gjë të tillë, sepse direkt dhe indirekt në keqpërdorimin e këtyre fondeve kanë qenë njerëzit e tyre. Me të drejtë qytetarët do të hezitojnë të japin para, sepse kanë gjithmonë dyshime që këto para do të keqpërdoren, por të gjithë jemi për ta forcuar ushtrinë tonë.
Të gjithë jemi për këtë fond. Por një gjë nuk bën ta harrojmë. Kosova tash është shtet i pavarur. Shteti duhet të krijojë mekanizma që në forma tjera të gjej mënyra për të financuar ushtrinë, dhe jo përmes fondeve. Shteti është shtet dhe jo OJQ. Plus buxhetin e kemi më të madh për mbi 400 miliona euro se sa viti paraprak. Ta ndaloje pagesën e rrymës për serbët. Ka premtuar dhe ta bëjë. Ato para të shkojnë për siguri. Nga shumë shtete mundë të marr edhe donacione për ushtri, armatim të lehtë dhe të rëndë. Ka shumë mënyra nga të cilat para do ta themeloj Bankën Zhvillimore që e ka premtuar. Në pushtet po sillen ndryshe nga koha kur ishin në opozitë, edhe me sjellje edhe me veprime. Apo nuk kanë planifikuar dhe analizuar asgjë, por vetëm premtime boshe. Kjo është edhe arsyeja që nuk po i mbajnë shumicën e premtimeve. Keq shumë keq. Zgjedhjet vijnë prapë dhe kur të ndëshkohen, vetë do të jenë fajtor kur hajnat e mëparshëm na vijnë në pushtet. Siç thash kjo duhet të jetë e fundit me mbledhje fondesh, sepse tash jemi shtet. Ta rritë psh. akcizën për duhan. 5 cent më shumë për çdo pako duhani, dhe ato para të shkojnë për forcimin e ushtrisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".