Lexoni edhe:
Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Bashkimi Evropian në mbështetje të VETTING-ut për pastrimin e drejtësisë nga kthetrat e oligarko-mafisë krimo-politike!
Shkruan:Analist- Hajrullah Tërnava
Kjo Qeveri që i ka marrë mbi 50% të votave, me bindje që ti luftoj të gjitha ato të këqija kriminale që janë krye deri më tani, duhet të merret edhe me zbardhjen e fatit të Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret, çështje kjo që kërkon hulumtim të ligjshëm, e sidomos kur me vite të tëra këtë e kërkon diaspora. Sikur të fillohej hulumtimi serioz ligjor dhe kjo çështje të zbardhej, besoj se diaspora me përpikëri do i përgjigjet kësaj kërkese dhe Fondi për FSK-në do të ishte mjaft i pasur sepse çdokush tani do të besonte në ligjshmëri të shtetit të Kosovës.
Në këto kohëra tani që po kërkohet nga qytetarët që ta ndihmojnë fondin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, është nevoje e domosdoshme që të bëhet çmos për tu ndihmuar ky fond në fjalë, nga qytetarët e sajë, e sidomos ky dedikim ka më shumë për qëllim që diaspora ti përgjigjet dhe ta mbështetë këtë iniciativë. Ata edhe më parë gjithnjë i kanë ndihmuar Fondet e ndryshme edhe në të kaluarën, por tani jemi në një kohë të palakmueshme sepse ato Fondet e mëparshme që janë tubuar nga diaspora e që ishin Fondi 3% dhe Vendlindja Thërret, e që kishte dyshime të bazuara që janë keqpërdorur, edhe kanë kërkesave të shumta nga diaspora që të hulumtohen ato Fonde, nga ana e përfaqësuesve të shtetit për keqpërdorimet e tyre. Deri më tani asnjëherë nuk është marrë askush me ato kërkesa të diasporës, dhe vetë përfaqësuesit e atyre Fondeve që kanë qenë njerëzit iniciator të krijimit të atyre Fondeve, që kërkonin që të hulumtohen keqpërdorimet e atyre Fondeve, janë të zhgënjyer sepse pas luftës askush nuk u murr me ato hulumtime.
Kjo është arsye pse tani ekzistojnë dyshime në këtë pikëpamje se a do të përgjigjet diaspora si në ato vite që i pati nda ato mjete shumë milionëshe, e që tani gjithsesi se po i nevojiten FSK-së për armatimin e sajë. Ishte për habi tani porositësit e atyre keqpërdoruesve të atyre Fondeve që iu jepnin detyra opinionistëve në TV programet televizive, që përhirë të kërkesave të dyshimeve të diasporës, ata ti quanin “Gërrnaqa” dhe i ofendonin edhe me të tjera fjalë fyese. Kjo është ajo e keqja e asaj që kur na vyen diaspora pa të cilën nuk bënë, ne e respektojmë, e nëse diaspora kërkon gjëra ligjore për ato Fonde, që të verifikohen dyshimet e keqpërdorimeve, ne tallemi me të. Tani diaspora po i përjeton dhimbshëm ato ofendim dhe zhvlerësim të skajshëm të kontributit që ka dhënë.
Prandaj këto janë ato dilemat, që tani diaspora është mjaft e zhgënjyer për kontributet që i ka dhënë deri më tani e që në fund janë keqpërdorur, dhe dikush është pasuruar skajshëm me ato fonde. Kjo dihet ashiqare sepse ka fakte për këtë. Prandaj ekziston dyshimi se a do ti përgjigjen ashtu si ishte dashur ti përgjigjet diaspora kësaj iniciative tani, dhe situata në të cilën tani gjendemi, sepse edhe mbas kaç viteve të çlirimit po ndikon negativisht dështimi për më shumë se 20 vite i institucioneve të drejtësisë, në zbardhjen e aferës së plaçkitjes së fondeve të luftës, Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret, për të kontribuar më me vullnet dhe entuziazëm e besim të plotë tash edhe në Fondin e sigurisë së Kosovës për ta fuqizuar dhe profesionalizuar, por edhe armatosur Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Fondi është i domosdoshëm për ta ndërtuar një ushtri të aftë në mbrojtje të Kosovës Lexoni edhe:
Tash është një nevojë e domosdoshme e përshpejtimit në hapa konformë rrethanave të reja ndërkombëtare të sigurisë së krijuar me luftën në mes Rusisë e Ukrainës, rrezikun potencial të zgjerimit të mëtejshëm të saj, e sidomos të nxitjes së ambicieve të Serbisë karshi Kosovës, për ta forcuar dhe zhvilluar forcën tonë të mbrojtjes dhe të sigurisë. Është e rrugës, e drejtë dhe e domosdoshme që më në fund edhe Qeveria Kurti ta aktualizon këtë çështje, duke i kërkuar prokurorisë për ti hapur dosjet dhe për të vepruar, sepse dihet mirëfilli që ligjërisht asgjë me ato fonde nuk është sqaruar, asgjë nuk ka përfunduar, nuk ka llogaridhënie dhe askush nuk është nxjerrë para drejtësisë dhe ndëshkuar.
Kjo Qeveri që i ka marrë mbi 50% të votave, me bindje që ti luftoj të gjitha ato të këqija kriminale që janë krye deri më tani, duhet të merret edhe me zbardhjen e fatit të Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret, çështje kjo që kërkon hulumtim të ligjshëm, e sidomos kur me vite të tëra këtë e kërkon diaspora. Sikur të fillohej hulumtimi serioz ligjor dhe kjo çështje të zbardhej, besoj se diaspora me përpikëri do i përgjigjet kësaj kërkese dhe Fondi për FSK-në do të ishte mjaft i pasur sepse çdokush tani do të besonte në ligjshmëri të shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".