Ndërhyrja ushtarake e Putinit në Ukrainë është një betejë aventuriste e gjykuar për ta humbur!
Skender Mulliqi
Shkruan: Skënder Mulliqi
Putin më shumë gjasë këtë luftë më Ukrainën nuk ka mundësi për ta fituar. Ka sulmuar një territor të huaj më 40 milionë banorë. Lufta nuk fitohet, kur ajo është krejt pushtuese, kur bëhet për ta sunduar tjetrin ne vendin e vet .Rusia e Brezhnjevit bëri luftë edhe në Avganistan për 9 vite radhazi, dhe në fund e humbi atë turpshëm .Ishte ajo luftë e panevojshme , jo logjike në një vend të huaj. Dhe, kjo do ti ndodhë Rusisë edhe më Ukrainën por sigurisht me humbje edhe shumë më të mëdha, duke u dobësuar edhe ekonomikisht nga sanksionet e rrepta të botës demokratike.
Nëse ruset kanë menduar që gjithçka do të përfundohet shpejt dhe lehtë, janë duke u zhgënjyer gjithnjë e më shumë. Ukrainasit po rezistojnë i madh dhe i vogël, ndaj makinerisë shfarosëse ruse. Rusia e ka injorue forcën e Ukrainës, e ka injoruar rezistencën , hapësirën ku po lufton, pozitën gjeografike , dhe ka injoruar moralin e popullit të Ukrainës për liri dhe demokraci. Po shohim së si po ju zihen peng dhe shkatërrohen armatimet e lehta dhe të rënda, po iu zihen peng edhe ushtarët. Është e mundur kjo luftë të bëhet kronike , e pafund , burim i zgjerimit të luftës .
Cari rus që po pëson humbje në terren, dhe po pëson humbje nga embargoja ekonomike , me kalimin e kohës dhe rezidencën e pashoqe të popullit të Ukrainës , do ta dobëson atë deri në dorëzim. Rusia ka bërë shumë armiq dhe kjo do ti kushton shumë në luftë por edhe kur ndalet lufta. Në Evropë nga agresioni rus në Ukrainë , po mbretëron gjen dje lufte.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".