Lufta është fati i barbarëve!
Skender Mulliqi
Ekzistojnë shumë mendime dhe thënje për luftën.Nga të gjitha fenomenet monstruoze e të qmenduara në të kaluarën edhe sot , është lufta.Pasojat katastrofale të luftërave tashmë i dinë shumica.Luftërat u treguan së janë të pakuptimta .Përveq masës së të vdekurëve ,të sakatuarve, shkaterrimeve të pasurive shoqërore dhe materjale, e shumë të ligave të tjera, lufta nuk solli asnjë rezultat.Kemi shëmbuj të dy luftërave botërore, por edhe të luftërave të ndryshme locale në botë.
Kemi shëmbullin e luftës e fundit në Kosovë, më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë, ku fashistët e Beogradit, në aventurën pushtuese vranë mijëra shqiptarë në tokën e vet, por që në fund e humbën luftën.Lufta ndër të tjera dëfinohet si ngjarje shoqërore që qëndron në ballafaqim të armatosur dhe të dhunshem, ndërmjet popujve të ndryshem.Ajo mund të përkufizohet edhe si konflikt i dhunshem ushtarak mes dy ose më shumë grupësh që përbëhën nga një numër I madh njerëzish, e shumë definicione të tjera.Por, ajo që dihet është së lufta është shoqëruar gjithmonë më vdekjën e një numri të madh njerëzish, si dhe më vuajtje të mëdha.Shkaqët e luftës janë të ndërlikuara, nga arsya e mos marrveshjeve.
Më së keqi për njerëzimin janë lufëtrat pushtuese, të cilat bëhën më shumë për shkaqe përsonale , sundimtare, territoriale , për shkak të burimeve natyrore, për shkak feve dhe ideologjish, ku krejt peërjashtohet mundësia e zgjedhjës paqësore.Luftërat e karakterit ndërkombëtar mund të fillojnë më shpallje zyrtare , por edhe pa te.Shumë shpesh po vjen në shprehje thënja e Hibsit, kur thotë se :Njeriu për njeriun është ujk”(homo homini lupus).Organizimi shoqërorë e politik i nje vendi, I përcejellur më ideologjinë ultranacionaliste , ka transormuar përsonat në krye të shteteve në vrastarë dhe kriminelë.
Dhe, kjo pikërishtë u pa më luftën në Ukrainë, ku krimineli Putin nuk po ndalet në pushtimin e një shteti tjetër, nuk po ndalet në rrënimin e vlerave sublime demokratike dhe te drejtave elementare të njeriut, për të jetuar të lirë në vendin e vet.Një agresivitetet I tillë I Putinit e ka shëndruuar ate më shumë në një shtazë .Ata që janë për luftë, nuk janë njerëz të civilizmit, nuk janë njerëz, më të cilët mund të bashkëpunosh. Me njerëz të dhumnshem nuk arrihet dhe nuk mbahet paqja në botë. Putin luftën dhe intervenimin në Ukrainë e sheh nga prizmi Identitetit të vet, që është jashtë kohës moderne.
Përpjekjet e tij që më luftë ta kthej kohën e luftës së Ftoftë dhe dominim e Rusisë mbi ish shtet e Lindjës, është ide fashiste ,e cila nuk përkon në kohë dhe as në hapësirë.Kjo sjellje abnormale e tij, po ndëshkohet përditë nga bota demokratike.Po ndëshkohet një luftë e tillë okupuese edhe nga populli liridashës I Ukrainës.Dikatatorët kan nevojë gjithmonë për luftë, për të mbijetuar. Lufta e Putinit , do ta këtë një përfundim të keq për te, do të jetë luftë humbëse.Unë iu bashkangjtem të gjithë atyre të cilët mendojnë , së “lufta nuk është vazhdim i politikës, por disfatë e politikës”.Dhe, së e vetmja lavdi e vërtetë është lavdia e punës dhe lavdia e paqës.Lufta është fati i barbarëve…!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".