AKK duhet të riorganizohet!
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
AKK është një ndër dështimet më të mëdha në kuadër të organeve të pavarura dhe të agjencive të shtetit.Është agjenci më e parregullt dhe shumë jo profesionale në çështjen e përcjelljes së pasurisë së zyrtarëve dhe të tjerëve në Kosovë. Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët nuk është adekuat me vlerën e pasurisë në treg. Dua këtu të sjelli një fakt. Deklarohen shtëpi nga zyrtarët që e ka vlerën prej 500 mijë euro e në fakt ajo ka vlerë mbi 5 a 6 milionë euro.
Kështu është edhe për firmat, tokat etj. Këto raste nga AKK që nuk janë shikuar fare ose janë anashkaluar këto nga shkaqe të ndryshme. E keqja është kapja pas anëve formale të plotësimit të formularit me gabime formale. Me këtë është anashkaluar ana burimore dhe konflikti real në çështje. Nga fletë informatat për kallxim penal nuk kemi raste që tregojnë anën jo reale të pasurimit të rremë të deklaruar. Kryesisht ka raste formale, përkatësisht të formës, e jo të përmbajtjes. AKK këtu ka bërë shkelje të rënda. Tregohen shtëpitë, fabrikat, tokat etj., që kanë vlerë qesharake me vlerën e tregut. Kryesisht kallximet e tilla janë për rastet e gabimeve të bëra nga mosdija në deklarim.
Nëpër kallxime penale nuk ka raste të mos kallximit real të pasurisë ose të fshehjes së saj. Në Gjykatën e Apelit janë mbi 30 raste nga ajo pse është harruar të deklarohet ndonjë e ardhur zyrtare nga shteti. Këtë mundësi lehtë mundet vetë AKK ta vërtetojë. Raste të tilla nuk duhet fare të shkojnë në gjykata. Janë harxhime të mëdha të mjeteve të taksapagueseve. E kjo bëhet pse të punësuarit në AKK nuk punojnë. Ndërsa, nuk është asnjë rast i ikjes së deklarimit real të pasurisë. Nuk kemi asnjë raste të deklarimit jo real të vlerës së pasurisë, të tokës , të shtëpisë dhe të sendeve e të mallrave . Vlera është me miliona e deklarohen vlera nën mesataren e saj. Këto janë për AKK raste të rënda.
Dhe, këto fare nuk shqyrtohen. AKK nuk e meriton pagesën që i behet. Për pumën që e kryen. Ajo duhet të riorganizohet tërësisht. Punëtoret në AKK janë shumë burokrat, të padijshëm, të anshëm dhe janë nën ndikimin e politikës dhe të grupeve të ndryshme të interesit. AKK i ka ikur rasteve domethënëse. Pa riorganizim nuk kemi punë reale dhe të ligjshme në AKK.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".