Lexoni edhe:
Thyhet rezistenca e KPK-së kundër transparencës në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit
Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi
Ndërtimi i shtetit ligjor fillon, ndërtohet dhe ruhet nga puna e Prokurorit te Shtetit. Nga ai varet i tërë sistemi. Përzgjedhja e Prokurorit të Shtetit është e një rëndësie të madhe. Mund të bëhet publike e tërë procedura, por besimi se me të vërtetë publikimet e bëra nga puna janë adekuate në dijen e treguar, mbetet për të dëshiruar.
Në Kosovë është rrethi i njohjeve shumë i ngushtë. Ata që konkurrojnë dhe futen në sistem njihen nga çdo anëtarë i KPK dhe anasjelltas. Ka mundësi që çdo gjë që do të jetë prezentë, të jetë e përgatitur dhe kinse sukseset për kandidatin e preferuar janë madhështore. Unë thjeshtë nuk besoj në punën kualitative të KPK-së. Njohjet në mes veti janë ato që tregojnë se kanë lidhje grupore e personale. Janë të forta marrëdhëniet midis tyre dhe ato dominojnë. Anëtarët e KPK-së kane lidhje të mëdha dhe vijnë nga veprimtaria e njëjtë ku kanë qenë ose janë tani.
Ata njihen shumë mirë. Por, edhe sikurse kjo mos të ishte, mungon dija te çdo prokurorë i Kosovës për detyrën e Kryeprokurorit. Shkollimi kualifikues është shumë i dobët. Nëpër fakultete kanë kaluar shkel e shko. Mësimet kanë qenë jo të rregullta. Me një skript a një libër për provim. Edhe me një provim të jurisprudencës nuk bëhesh i aftë në detyrën e tillë. Aq më tepër kur edhe këtu ka lëshime. Ndërsa, puna praktike është e dobët. Këtë e provon gjendja në sistem. Në praktikë nuk kanë treguar suksese. Thjeshtë mungon dija, njohuritë adekuate dhe për rrjedhojë edhe guximi. Këto e bëjnë shumë të mundshme vartësinë e Kryeprokurorit nga veprimet e ndryshme informale. Kjo kështu ndikon në punën përzgjedhëse të Kryeprokurorit dhe me gjendjen e tashme kështu edhe do të bëhet. Nuk dihet kualiteti adekuat.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online”