Lexoni edhe:
Kandidatët e listës për Kryeprokuror të Shtetit janë të pakualifikuar
Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra
Që të ndjehemi më të sigurt do të duhej të jemi "në krahët e NATO-s". Ashtu qysh na ndihmuar deri në çlirim edhe në këtë kohë mund të na përkrahin. Meqë presidentja e Kosovës i ka dërguar letër presidentit të SHBA-s, pikërisht për këtë çështje, është mirë që ky insistim të bëhet në mënyrë sistematike te të gjitha vendet të cilat na kanë pranuar shtet të pavarur. E gathë kjo, është edhe në interesin evropian e botëror, të ndërhynin për pranimin e Kosovës në NATO.
Pas luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës gjendja ngjason të jetë mobile në gjithë botën. Në Ballkanin Perëndimor ndodhen zjarre të kamufluar. Më afër mund të jenë vendet në krizë: Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali Zi, por edhe Maqedonia Veriore e edhe Shqipëria. Kërcënimet nga Serbia vijnë drejt Kosovës. Serbët e shfrytëzojnë rastin, kur do të "tëhollohet peri" më shumë se në gjendje normale. Meqë nuk kanë sukses me Qeverinë e re të Kosovës, si me ata të më pashmit, që të fitojnë statute shteti në shtet apo ta ndajnë Kosovën, atëherë është e mundur që ta provojnë edhe njëherë ushtarakisht. Nga kriza e tyre e brendshme, por ndoshta edhe në marrëveshje e planifikim me Rusinë, Serbia edhe njëherë, pas dy decenieve, mund ta futin flakën në çdo moment në Ballkan.
Kandidatët e listës për Kryeprokuror të Shtetit janë të pakualifikuarLexoni edhe:
Për këtë kanë sinjalizuar prej fjalëve të herë pas hershme e deri te mobilizimi ushtarak përreth kufirit të Kosovës. Që të ndjehemi më të sigurt do të duhej të jemi "në krahët e NATO-s". Ashtu qysh na ndihmuar deri në çlirim edhe në këtë kohë mund të na përkrahin.
Meqë presidentja e Kosovës i ka dërguar letër presidentit të SHBA-s, pikërisht për këtë çështje, është mirë që ky insistim të bëhet në mënyrë sistematike te të gjitha vendet të cilat na kanë pranuar shtet të pavarur. E gathë kjo, është edhe në interesin evropian e botëror, të ndërhynin për pranimin e Kosovës në NATO. Një përshpejtim e angazhim i të gjitha subjekteve politike, pozitë opozitë, shumë unik kur është çështje e atdheut, pasi veç kemi marrë këmbët si shtet, të gjithë do ta merrnin këtë çështje shumë të domosdoshme e me seriozitetin më të madh për aktualitetin e kësaj kohe. Ministria e PJ do duhej të marrë guximin që, t'u trokas në derë edhe atyre vendeve që nuk na kanë njohur deri më tash, t'u kërkojmë këtë ndihmë.
Pranimi i Kosovës në NATO do të ulte tensionet, nga Rusia e Serbia për ndezje të fitilit luftarak në vendin tonë. Politikanët rusë (vetë Putini) shpeshherë gjatë pushtimit të Ukrainës dhe zhvillimit të luftërave atje po bënë krahasime në mes Kosovës dhe Ukrainës, e kjo s'ka ngjashmëri fare. Për këtë mund të diskutohet nëpër forume tjera apo Kongrese shkencore për historinë e popujve të Ballkanit në përgjithësi e popullin shqiptar dhe vendet tyre në veçanti. I thërras partitë politike, po përsëris, opozitë dhe të deputetet e Kuvendit të Kosovës, të angazhohen për këtë çështje duke i lënë grindjet e pa vlerësime në mes veti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online