Lexoni edhe:
Krimi i dekadës kundër Telekomit nga oligarkët Devolli, teston pavarësinë e drejtësisë
Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Nëse askush nuk është imun ndaj krimit, gjithsesi se duhet të hetohet urgjentisht dhe të arrestohet Ramiz Kelmendi, pronari i ELKOS-it dhe rrjetit të marketeve ETC, pas zbulimit të këtij mega skandali me prodhime ushqimore të skaduara.
Kosova e zhytur me krime si tani, jo rastësisht është në këtë gjendje të inkriminuar që s’po mund ta bëjë një hap para. Tani si e tillë po shihet edhe me këtë veprim të një politikani të konfirmuar, sikur që është rasti i Ramiz Kelmendit, e që në shumë mandate ka qenë deputet i parlamentit, por në të gjitha kohërat i ka ndërrua partitë, e që me këtë tani po konfirmohet arsyeja e marrjes së tij me politikë. Kjo nuk është tash aspak e habitshme pse ky i lejon vetit që si përfaqësues i popullit të lëshohet në këtë nivel të rëndë të krimit, e që për interes të tij me këtë aferë të mishit ka mundur ta helmon një popullatë të tërë.
Krimi i dekadës kundër Telekomit nga oligarkët Devolli, teston pavarësinë e drejtësisëLexoni edhe:
Prandaj edhe me këtë rast tani krijohen dyshimet se a është kjo vepra e parë e tij kriminale apo mund të dyshohet në të kaluarën e tij kriminale gjatë tërë kësaj kohe që ishte si deputet e në poste tjera politike edhe në të kaluarën. Me këtë tani edhe haptas po dëshmohet se me qëndrimin e gjatë në pushtet, shumë nga këta po i trimëruaka dhe po e humbkan turpin, duke vazhduar të kryejnë edhe krime të rënda sikur me këtë rast regëtija me tonelata me mishin e skaduar, që edhe ka mundur të shitet dhe populli të infektohej si pasoj e konsumimit.
Abuzimi me ligjin askujt nuk duhet ti falet prandaj edhe tani mendoj që Prokuroria Speciale urgjentisht duhet të fillon hetimin për këtë vepër të rëndë kriminale, për të hetuar dhe ngritur kallëzim penal, lidhur me rastin e zbulimit dhe të konfiskimit të mbi 38 mijë kg mish me afat të skaduar, të importuar nga oligarku i biznesit dhe notuesi perfid në politikë Ramiz Kelmendi, një mas prodhimesh për konsum që ishte rrezik potencial i helmimit të popullatës, nëse do të arrinte të ripërpunohej dhe mos zbulohej për konfiskim dhe shkatërrim.
Përgjegjësia për këtë përpjeke të abuzimit, bëhet akoma më e madhe sepse kur zbulohet mish me afat te skaduar ne kompaninë e një personi qe ka mbajtur pozite zëvendëskryeministri ,ministri, deputeti, që ka lëvizur në të gjitha partitë politike, por edhe na shet mend nëpër studio televizive se si duhet të funksionoj shteti, ashiqare po zbulohet se si i ka shfrytëzuar edhe mandatet në politikë për të punuar në interes të biznesit të vetë, i pa kontrolluar dhe duke abuzuar, i maskuar dhe i mbrojtur me imunitetin e rrejshëm për shtet.
Në një shtet normal e të së drejtës Prokuroria me të parën do të kishte vepruar dhe nuk do të kishte hezituar. Për këtë vepër, ne shtetet ku funksionojnë ligjet, burgu është pak, por do të pasonte pa një dhe pa dy edhe ndëshkimi me marrje të licencës dhe mbyllje të biznesit. Ndaj këtij rasti jo vetëm që nuk u zgjua për të reaguar drejtësia, por nuk foli as politika, nuk patëm asnjë reagim të vetëm në Kuvendin e Kosovës, së paku nga Komisioni për Tregti dhe Industri. Edhe këta ligjvënës që shumica e tyre nuk e meritojnë të jenë aty, sikur nuk ishin të informuar për skandalin e zbuluar, por po merreshin me ofendime, kërcënime e rrugaçëri të llojeve nga më të ndryshmet, ne seancat e Kuvendit te Kosovës,ku po vazhdojnë të dominojnë kryesisht seancat e jashtëzakonshme,edhe pse me seancat e rregullta ka ngecur shumë mbrapa. Edhe seanca e fundit e Kuvendit i zhvilloi punimet duke e pasur në media top lajmin e skandalit të zbulimit dhe konfiskimit të mishit të prishur në pronësi të oligarkut Ramiz Kelmendi, por për habi asnjë fjalë, asnjë reagim dhe asnjë kërkesë prokurorisë për hetim, ose Qeverisë për veprim dhe rishqyrtim të licencës për vazhdim të punës, për ndalesë.
Krimi i dekadës kundër Telekomit nga oligarkët Devolli, teston pavarësinë e drejtësisëLexoni edhe:
Kuvendit pikërisht me këtë teme është dashur të hapet dhe të mbyllet, sepse është ne pyetje shëndeti dhe jeta e njerëzve, e mijëra qytetarëve që u tentuar për ti helmuar duke ripërpunuar një mall të prishur dhe afat të skaduar. Nëse askush nuk është imun ndaj krimit, gjithsesi se duhet të hetohet urgjentisht dhe të arrestohet Ramiz Kelmendi, pronari i ELKOS-it dhe rrjetit të marketeve ETC, pas zbulimit të këtij mega skandali me prodhime ushqimore të skaduara. Institucionet e drejtësisë tani duhet të tregohen se tani edhe tek ta ka ndryshuar situata në të mirë të luftimit të krimit, sepse kjo Qeveri në pushtet qe mbi një vit po tenton në mënyrë permanente që ti lufton të këqijat në këtë vend, dhe tani me këtë rast të këtij niveli të kryerjes të këtij krimi, gjithsesi se gjykatësit dhe prokurorët duhet të jenë të përpiktë në përdorimin e ligjeve dhe ti përdorin ligjet në mënyrë strikte ndaj vepër kryesit e kësaj vepre të rëndë kriminale.
Nuk mundë të harrohet fakti se mu ky person për një kohë të tërë ka qenë i privilegjuar në politikën kosovare, prandaj duhet ta merr dënimin e merituar, dhe me këtë të arrihet ai efekti në popull, që ai i cili e kryen veprën kriminale do të dënohet si të gjithë kriminelët tjerë, pavarësisht edhe nëse ka qenë në poste të larta publike e politike, si në këtë rast. Ligji është i njëjtë për të gjithë njerëzit e shtetit tonë dhe duhet të zbatohet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online