Beogradi nuk ka asnjë të drejtë, që më 3 Prill të mbajë zgjidhje në Kosovën e pavarur
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Barometri diplomatik
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi Hyseni
*** Kosova nuk është Vojvodina njësi territoriale e Serbisë, të hapen vendvotime të zgjedhjeve të Serbisë, sikurse në 100 vitet e shkuara (1912-1999).
*** Lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ose lokale të Serbisë në Kosovë, do të thotë se Kosova është ende pjesë e territorit të Serbisë, ashtu sikurse është Vojvodina, njësi autonome politike dhe territoriale e Republikës së Serbisë.
-Edhe pse në Kushtetutën e Serbisë së vitit 2006, thuhet se “Kosova është provincë e Serbisë”, kjo është gënjeshtër, mashtrim dhe manipulim politiko-propagandistik e diplomatik me bagazh kolonialist i Beogradit zyrtar (1912-2022) si ndaj serbëve, ashtu edhe ndaj faktorëve evropianë ndërkombëtarë, mbase tani Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga më se 100 shtete të OKB-së (17 shkurt 2008-2022).
Mirëpo, Kosova nuk mund të llogaritete në të “njëjtin thes” juridiko-politik dhe kushtetues me Vojvodinën si pjesë e Serbisë, sepse, që nga 17 shkurti 2008 është shtet i pavarur dhe sovran, që do të thotë se është vetëm një shtet fqinjë i Serbisë, sikurse Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.
Pse në Kosovë të votohet për Serbinë?!
*** Qeveria e Kosovës, qysh tash, duhet vënë në dijeni Beogrdin zyrtar dhe serbët minoritarë të Kosovës, se nuk do të lejojë mbajtjen e kurrfarë zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, të parashikuara më 3 Prill 2022.
Përkundër faktit se ish-kryeliderët e deritashëm të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, qe 20 vjet i kanë lejuar minoritarët serbë të votojnë për institucionet shtetërore të Serbisë në Kosovë (1999-2022), edhe pse këta nuk e njohin shtetin e Kosovës, por Serbinë si shtet të vetin. Ndërkaq, Kosovën e konsiderojnë si pjesë të pandashme të Serbisë kolonialiste. Kjo është strategjia e vjetër e politikës kolonialiste dhe neokolonialiste e “asëve” të sotëm “demokratë” të Beogradit, të cilët Kosovën e quajnë Serbi !? Për këtë qëllim të kthimit të sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë , edhe presidenti Aleksandër Vuçiq, do t’i mbajë Zgjedhjet parlamentare të Serbisë në Kosovë, më 3 Prill 2022, për të treguar se e kujt është Kosova !
–Ka ndonjë shembull të këtillë në Ballkan?!
–Jo, atëherë, pse kjo precedencë dhe antistandard juridik, politik dhe demokratik vetëm në Kosovë, që do të thotë përzierje në çështje të brendshme të Kosovës, përkatësisht “agresion indirekt” juridiko-kushtetues politik ndaj shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës, mbase kjo nuk është pjesë integrale administrative dhe shtetërore e ish-Serbisë kolonialiste dhe gje gjenocidale (1912-1999).
-Një paralelizëm, a do t’i kishte lejuar Serbia shqiptarët e Preshevës, të Medvegjës dhe të Bujanocit, që të organizonin zgjedhje qoftë presidenicale, qoftë paralemtare apo lokale të Republikës së Shqipërisë në Serbi, ashtu siç po vepron kjo me minoritetin e saj serb në Kosovë, qe 20 vjet (2000-2022)?
Përgjigjja është negative, – JO, kurrën e kurrës!
–Atëherë, pse qeveritë dhe parlamentet e deritashme të Kosovës janë treguar aq zemërgjerë dhe tolerantë, duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku qe 17 vjet serbëve u kanë lejuar organzimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, me ç’rast kanë formuar edhe komunat e tyre etnikisht të pastra +(plus Planit të komunomanisë së Marti Ahtisarit).
Serbët e Kosovës nuk kanë të drejtë të votojnë për institucionet dhe organet e Serbisë në Kosovë!
-Ligjërisht, me kushtetutë, si dhe me të gjitha ligjet ndërkombëtare, serbët e Kosovës nuk kanë kurrfarë të drejte të votojnë për Serbinë (në asnjë nivel, komunal, krahinor ose republikan), sepse janë shtetas të Republikës së Kosovës, e cila, në asnjë kuptim qoftë juridik, kushtetues, qoftë politik, administrativ dhe territorial nuk ka asnjë lidhje me Serbinë, që nga pavarësimi i saj, më 17 shkurt 2008.
Jo, zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë!
Pothuaj se qe dy javë të muajit mars, Beogradi është duke bërë përpjekje agjituese intensive ndër minoritarët serbë në Kosovë, që masovikisht të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që do të mbahen në muajin prill 2016.
Duke qenë se kjo është çështje e brendshme e Serbisë, kjo nuk ka asnjë të drejtë ligore dhe kushtetuese, as ndërkombëtare, që të organizojë dhe të mbajë zgjedhje (qoftë parlamentare, presidenciale, qoftë lokale) të saj në Kosovë, sepse Kosova nuk është kurrfarë njësie zgjedhore territoriale e Serbisë (edhe pse në Kushtetutën ekzistuese të Serbisë së vitit 2006, Kosova figuron si province autonome e Serbisë), por është shtet i pavarur dhe sovran i shqiptarëve, i shkëputur nga varësia kolonialiste shekullore e Serbisë, qysh më 17 shkurt 2008, të cilën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete të OKB-së.
Me gjithë faktin se 6% e minoritarëve serbë jetojnë në Kosovë, nuk ekziston asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese, as e së drejtës ndërkombëtare, që Serbia të organizojë zgjedhje, jo vetëm në Kosovë, por në asnjë shtet tjetër ( Slloveni ,Kroaci, Hungari, Bullgari, Bosnjë, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri etj.), ku jetojnë serbët si moniritet ngaqë të gjitha këto janë shtete të huaja më vete, të cilat në asnjë kuptim nuk i përkasin Serbisë qoftë si pjesë politiko-juridike të sistemit federatinv a konferderativ.
Për Serbinë, mund të votojë vetëm diaspora serbe, por jo edhe pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, si dhe në shtetet e tjera të Ballkanit.
Prandaj, minoritarëve serbë në Kosovës, si dhe qeverisë së Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, Qeveria e Kosovës me instituicionet dhe me organet e saj përkatëse të drejtësisë, duhet t’i paralajmërojë, se nuk do të lejojë kurrfarë zgjedhjesh të Serbisë në Kosovë ngaqë Kosova më, as de fakto, as de jure nuk është koloni e dikurshme e Serbisë (1912-1999).
Sikur të gjitha minoritetet e tjera, edhe minoriteti serb, do të votojë vetëm atëherë kur Kosova organizon zgjedhjet e saj qoftë në nivel parlamentar, qoftë në atë local. Ndryshe, në asnjë mënyrë, nuk duhet të lejohen serbët e Kosovës, që të mbajnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, sepse shteti i tyre nuk është Serbia, por Kosova, ku edhe janë të përfaqësuar në të gjitha institucioinet dhe organet shtetërore dhe shoqërore të Republikës së Kosovës (në Qeveri, në Parlament, Presdiencë…,etj.).
-Mjaft më, qe 20 vjet, marrin paga të mjame, privilegje dhe favore të ndryshme nga qeveria dhe nga parlamenti i Kosovës si ministra dhe deputet etj., duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës, e në anën tjetër puno, agjito dhe voto për rikthimin e institucioneve shtetërore të Serbisë kolonizuese në Kosovë, duke mos e njohur Kosovën si shtet të tyre. Kjo lojë e ndyrë politike, duhet të marrë fund për serbët e Kosovës, ose ta njohin shtetin e Kosovës, ose le të nisen për në Serbi, sepse vetëm atje kanë të drejtë marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë për shtetin e tyre-Serbinë, jo, kursesi në Kosovë, të votojnë për Serbinë!
Ku është drejtësia, barazia dhe demokracia!?
Shqiptarët si shumicë të diskrimunar në rrugë, refugjatë dhe të papunë, kurse minoriteti serb i favorizuar në qeveri dhe në parlament!?
-Kjo po i bie sikur minoriteti serb paskësha “meritat kryesore” për çlrimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia e tyre agresore, pushtuese dhe gjenlocidale (1989-1999), e jo shumica dërrmuese e popullit shqiptar me UÇK-në e lavdishme në krye, të ndihmuar nga Amerika dhe nga NATO-ja.
-Çfarë drejtësie, barazie, humanizmi dhe solidarësie është kjo, shumica dërrmuese shqiptarëve (profesorë, arsimtarë, mësues, mjekë, inxhinierë, ekonomistë, jurist…etj.) duke bredhur poshtë-lart të papunë, të pastrehë dhe pa kurrfarë ekzistence, ndërsa minoritarët serbë, që botërisht nuk e njohin Kosovën si shtet të tyre nëpër kolltukë të butë në qeveri dhe në parlament…etj.?!
-Kur do të marrë fund kjo “lojë e djallit” , përkatësisht kjo dramë tragjike e “Davidit dhe e Goliatit”, kur Kosovën nuk e kanë çliruar, as pavarësuar Serbia, as minoriteti serb, por e kanë djegur shkrum e hi (1989-19990).
Pse në paqe të diskriminohen shumica dërrmuese nga pakica serbe, duke falënderuar gabimeve dhe koncesoneve të paumërta politike të qeverive të papërgjegjshme të Republikës së Kosovës (2000-2020)?!
Reciprociteti ligjor dhe demokratik
Së fundi, nëse kjo formë e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës, është e pranueshme, e arsyeshme, e ligjshme, e drejtë dhe demokratike, atëherë, le t’u lehojet edhe shqiptarëve në Medvegjë, në Bujanoc, në Preshevë, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, t’i organizojnë dhe t’i mbajnë zgjedhjet në vendet e tyre, duke votuar për Republikën e Shqipërisë, kur ajo t’i organizojë zgjedhjet e saj parlamentare.
Ndryshe, me asnjë kusht, Qeveria e Kosovës nuk duhet të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë së 3 Prillit 2022 në Kosovë (qoftë parlamentare,prersidenciale, qoftë lokale).
Në këtë kontekst, duhet të reagojë, edhe Qeveria e Shqipërisë, që të mos mbahen kurrfarë zgjedhjesh të Serbisë në Kosovë, sepse kjo nuk i përket Serbisë, por vetëm Shqipërisë, e cila, megjithatë, asnjëherë nuk ka kërkuar, nuk ka organizuar, as mbajtur zgjedhjet e saj as në Kosovë, as në Mal të Zi, as në Serbi e as në Maqedoni, ku ka qytetarët dhe territoret e saj legjitime.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".