Lexoni edhe:
Fitore e madhe e Telekomit, po çlirohet nga “okupimi” i oligarkëve Devolli!
Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri
Qëndrimi i turpshëm e dualist i opozitës së inkriminuar përballë refuzimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë hegjemoniste në Kosovë, pa marrëveshje ndërshtetërore dhe interesin reciprok fqinjësor, është aq i ulët e renegat sa që, të shkon mendja se këto parti janë jo vetëm zëdhënëse të drejtpërdrejta të padronit të tyre Aleksandër Vuçiqit por edhe vet zëri i shterur i sistemit okupator të Serbisë fashiste në Kosovë.
Opozitarë aq të pandershëm, tërësisht jo serioz dhe pafundësisht të pamoralshëm, sa që edhe para një presioni kaq minor ndërkombëtar po tregohen tmerrësisht të luhatshëm dhe gjithë përgjegjësinë përpiqen t`ia hedhin jo Serbisë okupatore as kriminelit e bashkëpunëtorit të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, por Qeverisë Kurti, nga frika që vazhdojnë të kenë prej presidentit serb Aleksandër Vuqiq. Madje edhe kur u mor vendimi në Kuvend dhe miratua rezoluta për të mos lejuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, përkundër fjalimeve të nxehta dhe premtimeve në distancë PDK as që guxoi të merrte pjesë në votim, megjithëse partitë tjera iu bashkuan Qeverisë dhe votuan rezolutën e Kuvendit të Kosovës më 15 janar 2022 , përmes të cilës shprehen kundërshtimin që në Kosovë të mos mbahen votimet për referendumin e shtetit të Serbisë okupatore, për ndryshime kushtetuese në Serbi.
Fitore e madhe e Telekomit, po çlirohet nga “okupimi” i oligarkëve Devolli!Lexoni edhe:
Me këtë rast, gjithashtu, duhet përkujtuar se vetëm një ditë para votimit të rezolutës, pra me 14 janar, pas takimit që krerët e institucioneve më të larta të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbajtur me ambasadorët e Quint-it, ata patën deklaruar qartë se “praktikat e aplikuara prej partive të inkriminuara të cilat më tepër kanë funksionuar si shërbëtore të Vuçiqit, dhe që nga viti 2012, jo vetëm që kanë qenë kundër kushtetuese” por edhe drejtpërsëdrejti në shërbim të Serbisë, ndaj që nga ndryshimet politike, “nuk i obligojnë institucionet aktuale të Republikës së Kosovës”, të dala nga “vullneti i qartë i qytetarëve”, i shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021. Kjo për vet faktin e ditur botërisht se ligjet dhe “Kushtetuta e Republikës së pavarur të Kosovës,nuk i lejon zgjedhjet e Serbisë “ në Kosovë, qëndrim dhe vendim ky i vërtetuar e vulosur edhe përmes rezolutës unike të Kuvendit të votuar nga i gjithë spektri politik, përveç PDK-së, duke vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është cenim i sovranitetit shtetëror.
Ndaj habit fakti se si vetëm dy-tre muaj më vonë, kur i njëjti faktor më tepër i BE-së, që edhe sot nuk e njeh statusin shtetëror të Kosovës, ashtu si për referendumin serb, po bënë serish presion edhe për lejimin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të Serbisë në Kosovë, opozita përsëri drejton gishtin e përgjegjësisë në drejtim, jo në drejtim të Serbisë, por kundër vendimit të qeverisë Kurti, për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Ndaj është tepër jo serioze sjellja e turpshme dhe kaq kontradiktore e bllokut kontrovers opozitar, i cili po përpiqet të harrojë së vetëm para dy-tre muajsh është miratuar një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës, e cila ndalon zgjedhjet dhe referendumet kundërkushtetuese të Serbisë në Kosovë, akt që duhet respektuar edhe nga opozita sepse ajo pasqyron vullnetin e artikuluar të një vendimi të marr nga ana e ekzekutivit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Shtrohet pyetja se ku po mbetet dinjiteti i politikanit?Lexoni edhe:
Për aq më tepër, siç dihet publikisht, jo një herë, por shume herë, është deklaruar edhe nga krye parlamentari Konjufca e ministrja Haxhiu si dhe nga shumë deputetë nga pozita dhe opozita, të cilët decidivisht kanë pohuar se kurrsesi nuk do lejohen zgjedhjet serbe në Kosovë, pos në Zyrat e OSCE-së apo zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Përndaj shtrohet pyetja e patejkalueshme, se ku po mbetet dinjiteti i politikanit dhe a ka fare përgjegjësi për deklarata publike të udhëheqësve të paturp opozitar, të cilët e kanë për borxh edhe kërkim faljen para opinionit, sepse sjelljet e tyre janë bërë si lojëra fëmijësh, duke i kërkuar qeverisë dhe insistuar për të lejuar zgjedhjet serbe më 3 prill në Kosovë, të cilat i ka ndaluar edhe vet Mali i Zi.
Athua kanë sy të shohin dhe vesh të dëgjojnë këta njerëz se Mali i Zi përfundimisht po ju thotë me JO të madhe zgjedhjeve të Serbisë ne territorin e vetë, pasi që gjithnjë e më tepër po rriten dyshimet tek qytetarët se a po punon për Serbinë spektri i inkriminuar politik opozitar i Kosovës, në vend se të pozicionohet në mbështetje, jo të Qeverisë, por të sovranitetit, integritetit dhe statusit të mëvetësisë shtetërore të Republikës së Kosovës. Kështu që partitë e inkriminuara opozitare dhe vet Serbia okupatore duhet ta kuptojnë përfundimisht se e vetmja zgjidhje, është dhe mbetet, që në shtetin e pavarur të Kosovës, si në çdo shtet të pavarur, të votohet përmes postës ose Zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, e cila në marrëveshje me autoritetet e Kosovës do të mundë të hapte edhe dy tri pika ambulante votimi në komunat e banuara me pjesëtar të pakicës serbe, në Republikën e pavarur të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".