Lexoni edhe:
Goditje e rëndë kundër Këshillit Prokurorial nga Komisioni i Venecias!
Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava
Bërja dhe fillimi i zbatimit të Vetting-ut, do të jetë proces i shkëputjes së drejtësisë nga dekadat e lidhjes me krimin, dhe tani e tutje nuk do të lejohet të vazhdon cirku nëpër gjyqësorin e Kosovës kur edhe të akuzuarit për korrupsion e krim të organizuar, marrin dënime me kusht, apo thënë thjeshtë dhe qartë, nuk dënohen por amnistohen, sepse kushtëzimi i zëvendësimit të burgut me gjobë në të holla, për të korruptuarit nuk është ndëshkim dhe si i tillë nuk mundë të ketë çmim për zëvendësim.
Një fillim i luftimit serioz i krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe krimit në përgjithësi, do e dëshmon kohën se tani zyrtarët e institucioneve të drejtësisë janë vetëdijesuar dhe e kanë kuptuar seriozitetin që duhet të luftohen këto dukuri negative kriminale, sepse pa një luftim të tillë edhe shteti i Kosovës nuk mundë ti arrij ato qëllime të ecjes drejtë shteteve të BE-së. Bërja e ligjit Veitting, i cili po pritet të bëhet në muajt vijues, dhe të fillon së zbatuari gjatë këtij viti, do ti kontribuoj në shumicë këtij qëllimi, sepse njerëzit që ishin të kriminalizuar deri me tani, gjithsesi duhet të ndërrohen dhe në vend të tyre të vijnë njerëz të shkolluar dhe të pastër që janë në gjendje, që në mënyrë të pamëshirshme ta luftojnë krimin në përgjithësi, dhe me spastrimin e zyrtarëve të kriminalizuar të institucioneve shtetërore do të vendoset drejtësia e mirëfilltë në binar të sigurt të zbatimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
Goditje e rëndë kundër Këshillit Prokurorial nga Komisioni i Venecias!Lexoni edhe:
Bërja dhe fillimi i zbatimit të Vetting-ut, do të jetë proces i shkëputjes së drejtësisë nga dekadat e lidhjes me krimin, dhe tani e tutje nuk do të lejohet të vazhdon cirku nëpër gjyqësorin e Kosovës kur edhe të akuzuarit për korrupsion e krim të organizuar, marrin dënime me kusht, apo thënë thjeshtë dhe qartë, nuk dënohen por amnistohen, sepse kushtëzimi i zëvendësimit të burgut me gjobë në të holla, për të korruptuarit nuk është ndëshkim dhe si i tillë nuk mundë të ketë çmim për zëvendësim. Një vendim të tillë e ka marr së fundi Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila ka dënuar me 6 muaj burgim, ish-kryetarin e Malishevës, i akuzuar për korrupsion, dënim i cili me pëlqimin e tij, mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 5 mijë euro. Ish kryetari i Komunës së Malishevës akuzohej se me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Malishevës me rastin e ndërtimit të një shkolle në fshatin Panorc (Drenoc).
Në aktakuzë thuhet se ish kryetari I Komunës së Malishevës, akuzuari Ragip Begaj, më 7 nëntor 2018, ka caktuar lokacionin për ndërtimin e shkollës në fshatin Panorc, ku i kishte premtuar pronarit të tokës private, të dëmtuarit që të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës me qëllim të ndërtimit të kësaj shkolle. Siç thuhet në aktakuzë, një pjesë e objektit të kësaj shkolle ishte planifikuar të ndërtohej në pronë private, në kundërshtim me vendimin e Kuvendit Komunal të 4 majit 2018, i cili vendim kishte për qëllim që të ndërtohej aneks i shkollës “Visar Krasniqi” në fshatin Panorc (Drenoc) të Malishevës, i cili aneks nuk ishte ndërtuar asnjëherë, kurse buxheti ishte shpenzuar në emër të atij ndërtimit dhe të kompensimit. Sipas aktakuzës, mjetet financiare nga kodi investime kapitale pa miratimin paraprak të MF-së, Begaj i ka bartur në kodin mallra dhe shërbime e pastaj këto mjete i kishte përdorur për pagesën e detyrimeve financiare të komunës ndaj personave të tretë pa miratimin e Kuvendit Komunal.
Vazhdimi i praktikave të tilla i dënimit të zyrtarëve të institucioneve të shtetit me kusht, edhe pse të dyshuar për krim e korrupsion madje nga Prokuroria Special, është një dëshmi që flet ashiqare për vazhdimin e lidhjes së disa gjyqtarëve me krimin e organizuar, prandaj të njëjtit duhet të jenë objekt hetimi, vlerësimi dhe spastrimi, sepse nuk mundë të luftohet krimi e korrupsioni duke shqiptuar dënime me kusht ndaj atyre që abuzuan për vite të tëra me pushtet dhe me buxhet të shtetit.
Gjithsesi se duhet dhe do të jetë pikërisht kjo kategori e avokatëve të krimit në gjyqësor, objekt hetimi dhe vlerësimi edhe më bërjen e ligjit Vetting, formula e vetme e reformimit dhe vendosjes në binar të drejtë ligjor dhe të llogaridhënies së sistemit të drejtësisë. Sa me pare te spastrohen këto institucione nga krimet në përgjithësi edhe vendi do ta merr të mbaren në drejtimin e demokratizimit të vërtetë dhe të rrugëtimit të tij drejt shteteve të BE-së, prandaj kur të miratohet ligji i Vetting-ut, sa më parë duhet të jetësohet ky ligje nëpër institucionet e drejtësisë të shtetit, dhe me këtë do të filloj edhe pastrimi i shtetit nga krimet që e kanë kapluar këtë vend.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".