Lexoni edhe:
Dënimet me kusht për zyrtarët zbulojnë lidhjet e fuqishme të gjyqësorit me krimin e organizuar!
Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri
Manipulimet e votave që po na përcjellin në çdo proces zgjedhor janë rezultat i mos ndëshkushmërisë të personave abuzues nga gjykata, apo edhe shqiptimi i dënimeve qesharake, me çka janë trimëruar këta persona, qofshin komisionar apo edhe vëzhgues që angazhohen nga partitë politike në vendvotime. Atyre ju japin edhe instruksione për manipulim të votave në favor të kandidatëve të caktuar apo vetë partive politike.
Kjo vazhdimësi e manipulimit të votave dhe mos ndëshkushmëria e manipuluesve ka bërë që edhe qytetarët ta humbin besimin në procese zgjedhore dhe kjo po manifestohet me pjesëmarrje të ulët në çdo pale zgjedhje dhe logjikisht po e humbin besimin edhe institucionet qe dalin nga këto zgjedhje si ato të pushtetit lokal po ashtu edhe në atë qendror. Dhe për t‘u përmirësuar kjo gjendje kërkohet një presion nga shoqëria civile por edhe nga vet KQZ-ja më drejtim të gjykatave që rastet e abuzimit me votën të jenë prioritet dhe të trajtohen seriozisht dhe profesionalisht konform ligjve.
Monitorimi i këtyre rasteve nga shoqëria civile por edhe nga vet KQZ-ja do të bënin që të identifikoheshin edhe gjykatësit abuzues dhe të ndikuar nga politika të cilët deri më tani vetëm se kanë improvizuar rastet me abuzuesit e votave duke iu shqiptuar dënime të lehta e jo pak raste edhe duke i lënë për t‘u vjetruar rastet me manipuluesit e votave. Natyrisht se ky fenomen i manipulimit të votës, do ishte pamundësuar në shkallë të madhe, sikur të bëhej reformimi i procesit zgjedhor, por si duket kjo ka mbetur vetëm si retorike e partive politike, pasi një sistem zgjedhor çfarë është aktualisht lehtësisht i manipulueshëm po iu konvenon edhe partive politikë për shkak edhe të mungesës së demokratizimit të tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".