Lexoni edhe:
Në 02:00, akrepat e orës lëvizën 60 minuta para
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
Projektligji i ri, për të cilin ka lëshuar opinion tani Komisioni i Venecias e që është miratuar rreth dy jave më parë në Qeveri, duhet që sa më parë të jetësohet në institucionet e Kosovës.Me këtë jetësim do të spastrohen institucionet e Kosovës, nga ato të këqija të deritanishme që e kanë kapluar vendin tonë, dhe me këtë edhe faktori ndërkombëtar do të ketë pikëpamje tjera për institucionet e Kosovës, në aspektin pozitiv të ndryshimeve që tani i kanë ndërmarr qeveritarët e Kosovës, dhe shteti tani po hec në drejtimin e duhur të ligjshmërisë së ligjeve shtetërore e që janë të sinkronizuara me ligjet e shteteve të BE-së.
Në 02:00, akrepat e orës lëvizën 60 minuta paraLexoni edhe:
Opinioni final i Komisionit të Venecias lidhur me Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, është goditje serioze për lidhjet klanore brenda KGJK-së, ndryshim ky që ishte kundërshtuar dhe sabotuar edhe nga ana e KGJK-s por edhe nga subjekte politike në Kuvendin e Kosovës, të ish pushtetit të kaluar. Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin e ri, pas ankesave dhe kontestimit të tij nga KGJK dhe KPK, por edhe nga opozita në Kuvendin e Kosovës, lidhur me Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar pozitivisht ndryshimet e bëra nga Ministria e Drejtësisë. Ky opinion (i dytë) vjen pas kërkesës që kishte parashtruar Ministria e Drejtësisë së Kosovës ndaj Komisionit të Venecias, më 25 shkurt 2022, për të vlerësuar nëse rishikimet e bëra të plotësim-ndryshimeve janë në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias në opinionin e parë të muajit dhjetor 2021. Sipas opinionit të ri të Komisionit të Venecias, rishikimet e reja në Projektligj nuk cenojnë standardet ndërkombëtare. Opinioni i ri, duke qenë se ishte kërkuar urgjent nga Ministria e Drejtësisë, nuk adreson të gjitha çështjet e versionit të mëparshëm të Projektligjit, por vetëm çështjet që kanë të bëjnë me dizajnin e ri institucional të KPK-së dhe dispozitat kalimtare. Kështu, sipas Komisionit të Venecias, përbërja e re shtatë anëtarësh e Këshillit Prokurorial nuk cenon standardet ndërkombëtare. Në këtë përbërje të re, tre anëtarë do të jenë prokurorë, tre jo prokurorë (njëri i emëruar nga Avokati i Popullit dhe dy nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë votash), si dhe Kryeprokurori i Shtetit sipas detyrës zyrtare. Sidoqoftë, Komisioni i jep disa rekomandime se si të pamundësohet dominimi i Kryeprokurorit të Shtetit në Këshillin e ri. Komisioni i Venecias e ka konsideruar të dobishme faktin që për çështje të caktuara si ato disiplinore, për vendimmarrje nevojitet shumicë e kualifikuar votash prej pesë anëtarëve, ku dy nga to duhet të jenë vota të anëtarëve jo prokurorë të Këshillit. Sidoqoftë, megjithëse është pozitive që një përcaktim i tillë nuk i mundëson anëtarëve prokurorë të Këshillit që të qeverisin vetëm, në të njëjtën kohë, ky mekanizëm i votimit paraqet rrezik për bllokim të vendimmarrjes së Këshillit po qe se anëtarët jo prokurorë të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi kanë qëndrim të njëjtë për një çështje të caktuar, përfshirë edhe emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Prandaj, Komisioni i Venecias i rekomandon Kuvendit që, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë dhe aktorët relevantë, të krijojë mekanizma kundër-bllokues, në rastet kur nuk mund të arrihet vendimmarrja e duhur në Këshill. Sa i përket mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të Këshillit, Komisioni i Venecias vlerëson që ndryshimet e reja kanë ndjekur rekomandimet e dhëna në opinionin e pare. Komisioni gjithashtu e konsideron tejet pozitive faktin që ideja e funksionimit të Këshillit me përbërje të reduktuar, që ishte vërejtje e madhe në opinionin paraprak, është braktisur. Komisioni i Venecias e konsideron të pranueshëm edhe faktin që jo të gjithë anëtarët e Këshillit do të humbasin mandatin e tyre para kohe, ku disa prej tyre, të caktuar me short, do të mbesin në pozitë. Projektligji i ri, për të cilin ka lëshuar opinion tani Komisioni i Venecias, veçse është miratuar rreth dy javë më parë në Qeveri. Ndërsa, ky miratim u kundërshtua nga Këshilli Prokurorial, duke e cilësuar si tendencë për të cenuar pavarësinë e Këshillit. Projektligji i ri, për të cilin ka lëshuar opinion tani Komisioni i Venecias e që është miratuar rreth dy jave më parë në Qeveri, duhet që sa më parë të jetësohet në institucionet e Kosovës. Me këtë jetësim do të spastrohen institucionet e Kosovës, nga ato të këqija të deritanishme që e kanë kapluar vendin tonë, dhe me këtë edhe faktori ndërkombëtar do të ketë pikëpamje tjera për institucionet e Kosovës, në aspektin pozitiv të ndryshimeve që tani i kanë ndërmarr qeveritarët e Kosovës, dhe shteti tani po hec në drejtimin e duhur të ligjshmërisë së ligjeve shtetërore e që janë të sinkronizuara me ligjet e shteteve të BE-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".