Kërcënimet publike të Vuçiqit kundër Kosovës zbulojnë planin e tij sekret!
Skender Mulliqi
Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi
Kërcënimet e Serbisë janë bërë tashme të zakonshme për Kosovën. Na kërcënuan edhe presidentet tjerë para Vuçiqit më strukturat paralele kriminale serbe, më kriminelët Rojat e Urës të cilët e ndanë veriun nga jugu për shumë kohë , duke i kërcënuar dh rrahur shpesh shqiptarët, madje edhe ndërkombëtarët. Shërbimet sekrete serbe vunë shfrytëzuan minoritetin serb për të krijuar situata destabilizuese, më shpërthime bombash dhe incidente të tjera.
Veriu i Kosovës vazhdimisht u shfrytëzua për kontrabanda të ndryshme , se nuk u ushtrua sa duhet sovraniteti dhe mbrojta e integritetit territorial të vendit. Serbia përmes presidentit shovinist Aleksandër Vuçiq, gjithnjë e më shumë po i rritë kërcënimet ndaj Kosovës, edhe më ndërhyrje ushtarake i yshtur nga Rusia e Putinit. Serbia solli trupa ushtarake afër kufirit të Kosovës, ku u panë më këtë rast edhe oficerë rus. Serbia ka kërcënua po thuaj në të njëjtën kohë edhe Malin e Zi përmes klerikëve serbe në Cetinje. Më invazionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Serbia sikur është trimëruar që më ndonjë blic aksion të bën faktike ndarjen e Veriut nga Jugu, dhe këtë gjithnjë duke u bazuar në Rusin.
Çdo shtrirje të sovranitetit të organeve tona , dhe çdo ndryshim tjetër, Serbia e shfrytëzon për kërcënime të reja, kështu edhe kur u bë suspendimi të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq,Vuqiqi dhe Lista Srpska edhe organizuan protesta të minoritetit , serbë , se gjoja po rrezikohen nga pushteti i Kosovës. Beogradi zyrtar reagojë edhe më rastin e ndalimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke bërë serish kërcënime më të cilat jemi mësuar, dhe të cilat më shumë po bëhen kur edhe po afrohen zgjedhjet në Serbi. Këto kërcënime të shtetit serb shumë kush po i merr serioze, e unë do të thosha së këto nuk janë ashtu siq po duken në shikim të parë , së Serbia e ka provuar luftën në Kosovë, të cilën e humbi turpshëm. Edhe ndonjë aventurë tjetër ushtarake të këtij shteti për ta jetësuar në vepër Asociacionin më Kompetenca Ekzekutive , jo që do të ndahet shumë keq , por kësaj radhe mund tu mbetet vetëm Pashallëku i Beogradit. Rusia e carit Putin po e humb luftën në Ukrainë, së po bënë luftë pushtuese mbi një shtet sovran ,që i takon e drejta ndërkombëtare të mbrohet nga një çmendurak siç është Putin. Sulmet në kor të përbashkët të kreut të Serbisë tashmë janë bërë bajate , dhe të cilat e thash edhe më herët më shumë kanë karakter propagandistik për t’ia forcuar pozitën e luhatur në zgjedhjet nacionale presidentit Vuçiq.
Minoriteti serbe i cili ka më shumë të drejta së çdo minoritet tjetër në botën demokratike, duhet tu nënshtrohet ligjeve dhe Kushtetutës të Kosovës. Sa më parë që e bëjnë këtë gjë, do të jetë më mirë për ta. Intrumentalizimi I tyre për interesa të Beogradit zyrtar dhe të Vuçiqit, nuk ju shërbejnë atyre për të mirë dhe për mirëqenien e tyre në Kosovë. Bota demokratike tashmë i ka mësuar mirë politikat serbomëdha të Beogradit, dhe të Moskës të cilat kan zgjedhur luftën si mjet për ti arritur qëllimet e tyre pushtuese në Ukrainë dhe në Ballkan. Por, Ballkani nuk është megjithatë Ukrainë , ku Amerika dhe Evropa nuk do të lejojnë asnjë aventurë të re të Putinit dhe të Vuçiqit .Rrenat, mashtrimet dhe poshtërsitë serbe nuk i han më askush. Nuk do të marrin më kurrë territore nga shqiptarët, siç i kanë marr dhe siç i kanë zgjeruar ato historikisht.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".