Kosova nuk është multinacionale,  është shqiptare

Kosova nuk është multinacionale,  është shqiptare
Kosova nuk është multinacionale,  është shqiptare

Muhamet Kelmendi

  • 16 June 2022 - 17:32

Shkruan: ANALISTI –Muhamet Kelmendi

Kosova është e shqiptareve. Ne ketë territor që nga viti 4 mij para erës sonë të RE  kanë jetuar iliret dhe pasardhësit e tyre shqiptarët. Mjafte është humbur territor. Në 100 vjetëshin e fundit ka serbizuar Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia rrethe 20 mije km. katrore të tokës Dardane. Nuk ka ku shkon më tragjedi. Mjaft me tolerim! Në Kushtetutën e Kosovës theksohet se Kosova është shtet "multinacional". Ky përkufizim vjen nga Plani i Presidentit Ahtisari dhe është  futur pa asnjë kriter juridiko-politik dhe etniko-nacional ne dokumentin e shtetit të Kosovës. Mbi këtë u ndërtua një shtet "multietnike" i Kosovës, por duke mos qenë aspak multietnike, por thjeshtë i një etnie, asaj shqiptare. Pra?

Shteti i Kosovës e ka një përkatësi nacionale shume më të theksuar se shumë shtetet tjera të BE-së dhe jashtë këtij bashkimi, por që në kushtetuat e tyre, janë shtete nacionale dhe edhe emërtimin e kanë të tillë. Me këtë nuk është krijuar pabarazia midis kombit dhe pakicave nacionale, sepse me ligj është e garantuar kjo barazi e tillë. Duke e futur në Kosovë multinacionalitetin është shndërruar vendi në një shtet jo funksional dhe ka rreziqe edhe të ndarjes e të copëtimit të vendit tonë. Kështu kemi pabarazi në qeveri, Kuvend dhe në ndërtimin e pushtetit lokal, ku ka një disproporcion të madh midis popullit dhe pjesëmarrjes së pakicave në qeveri.

Ti shohim këto:

1. Kosova është mbi 95% shqiptare, po në organizim, edhe pse kemi 3-4 % të minoritetit serb, ai ka pushtuar mbi 15% të territorit të Kosovës;

2. Territori i pushtuar është spastruar tërësisht nga shqiptaret dhe këta me dhunë dhe me tolerim të shtetit të Kosovës nuk po lejohen të kthehen në shtëpitë e veta;

3. Është lejuar që mbi 30% e përfaqësuesve nëpër organe të jenë të minoritetit serb etj., të cilëve duke ua rezervuar vendet në shtet, është bërë vetë shteti jo funksional. Kështu e kemi  Kuvendin e Kosovës dhe shume organe të tjera të shtetit. Sidomos policia në Veri të Kosovës etj., nuk i nënshtrohet qendrës po urdhrave të Serbisë.

 4. Organizimi mbi baza nacionale ka krijuar komuna serbe  brenda vendit, të cilat nuk i nënshtrohen ligjeve dhe shtetit të Kosovës, por këto komuna veprojnë sipas  ligjit dhe shteti serb;

5. Është bërë jo funksional gjyqësori dhe prokuroria e vendit, administrata, arsimi etj., sepse në Veri të Kosovës funksionojnë vetëm ato të shtetit serb;

6. Është ndarë vendi edhe në fushën ekonomike, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, sepse ai është vendosur nën kontrollin e Serbisë;

7. Veriu dhe komunat serbe po serbizohen me kolonizim dhe 8. Po krijohet një shtet i ri serb.

Faktet e tilla tregojnë se BE ka punuar dhe po punon në krijimin e një shteti të ri ne Ballkan. Krejt kjo mbi gjoja interesin e një politike gjeostrategjike ndaj shtetit serb, duke lëshuar kundruall kërcënimit rus në Ballkan në drejtim të shkatërrimit de-fakto dhe de-jure të shtetit të Kosovës. Këtu duhet të theksojmë se shtetet e BE-së kanë më shumë pakica nacionale se sa Kosova. Franca i ka mbi 30% arabe. Anglia dhe RF. Gjermanisë etj., kanë përbërje të madhe të të huajve. Po ato janë shtete tipike një nacionale. Kjo është kështu edhe në Serbi dhe në Maqedoni; në Mal te Zi e në Greqi.

Në këto vende kemi mbi 30-40% shqiptare dhe ato vende nuk janë multinacionale. Vetëm Kosova me një përbërje prej 7-10 % të përkatësisë nacionale jo shqiptare është multinacionale! Kjo flet vetë. Dhe, jo vetëm kjo, por UE ka lejuar ndarjen e vendit dhe serbizimin  e 20% të territorit të Kosovës, duke i dëbuar nën kujdesin e KFOR-it të Francës  mbi 12 mij shqiptar nga Mitrovica e  veriut. Kjo nuk lejohet! Kosova është e shqiptarëve. Në këtë territor që nga viti 4 mijë para erës sonë të RE  kanë jetuar ilirët dhe pasardhësit e tyre shqiptarët. Mjaft është humbur territor. Në 100 vjeteshin e fundit ka serbizuar Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia rrethe 20 mijë km. katrore të tokës Dardane. Nuk ka ku shkon me tragjedi. Mjaft me tolerim!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".