
Lexoni edhe:
Gjyqtarët dhe prokurorët që po ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar, në shënjestër të ligjit Vetting, të parët në listë për tu spastruar!
Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi
Vija kufitare sipas marrëveshjes midis dy shteteve, Kosovës dhe Malit të Zi nuk është definitive. Në Çkorr dhe në Kullë nuk dihet vija kufitare. Nga dokumentet del se dy qeveritë ishin marrë vesh që në Çakorr dhe në Kullë të krijohen komisionet e veçanta që do të analizojnë vijën kufitare.
Deri me tash nuk është vepruar për definimin e qartë të vijës kufitare me Malit të Zi dhe Kosovës. Pse nuk dihet! Por, as Prishtina dhe as Podgorica, nuk morën deri tash iniciative për të kontaktuar dhe për të krijuar komisionet për caktimin e vijës kufitare. Marrëveshja e arritur midis dy presidenteve, atij të Kosovës dhe atij të Malit te Zi, i obligon dy qeveritë që të takohen dhe të veprojnë. Këtej pritet që Prishtina ta drejtoj çështjen në Podgoricë dhe ta sqaroje faktin se në Çakorr dhe në Kullë nuk ka marrëveshje për vijën kufitare.
Prishtina nuk ka çka të pret. Podgorica është e obliguar te veproj sipas marrëveshjes. As njëra palë nuk mund te iki nga marrëveshja dhe tërheqja e vijës kufitare në Çakorr dhe në Kullë sepse është obligative. Marrëveshja është akt obligativ dhe Kuvendi i Kosovës e ka pranuar. Me atë akt juridik Kuvendi e ka obliguar Qeverinë e Kosovës qe domosdo të kontaktoj me Podgoricën për vijën kufitare. Ky obligim është edhe për Podgoricën. Ky është obligim politik ndërkombëtar. Qeveritë nuk mund të ikin. As Malin i Zi nuk ka rrugëdalje pa u pakuar me Kosovën për kufirin në Çakorr dhe në Kullë. Marrëveshja është obligative.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".