Lexoni edhe:
Zbulohet lakuriq lidhja kriminale me dekada, e biznesmenit të inkriminuar Ramiz Kelmendi nga Serbia fashiste!
Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri
Qeveria e di se duhet dhe është e obliguar të tregohet transparente para qytetarit.Madje llogaridhënia ligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative, kanë qenë premtime e zotime në fushatën elektorale nga partia në pushtet, e cila në vitin e parë të qeverisjes nuk është etiketuar dhe nuk është kapur në skandale, prandaj edhe tani në ballafaqim me qytetarët dhe me opozitën duhet ta mbaj premtimin dhe zotimin e dhënë publikisht, për ta vazhduar dhe forcuar besimin, në vend të humbjes së tij.
Duke pasur parasysh faktin se një ministre si ajo e "drejtësisë" që edhe nga pozita e saj legjislative dhe shtetërore, ka luksin të vizitoj të akuzuarit për krime lufte dhe vrasjen e shqiptarëve, lindin dyshime të mëdha për sinqeritetin e njëmendtë të Qeverisë aktuale dhe ministrave të saj të cilët, në njërën anë e kanë gojën plot ligj e drejtësi, ndërsa në anën tjetër, kolaborojnë, koketojnë dhe vetngushëllohen me të akuzuarit për krime dhe paligjësi. Ndaj edhe mënyra e shpenzimit dhe fusha e destinimit të 230 milion eurove të ndara nga Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti,në emër të asistencës për bizneset dhe qytetarët, shtresat e rrezikuara dhe të kategorive të tjera sociale, do të ishte e nevojshme që si shtet demokratik, të bëhet publike dhe transparente për opinioini dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ngase në ministra të tillë, të cilët ndryshe fasin dhe ndryshe veprojnë, nuk mund të ketë besueshmëri të plotë.
Megjithëse Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë hiq më pak se 230 milionë euro, as deklarata e ti, nuk ka kaluar pa u diskutuar në Kuvend. Për aq më tepër deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, duke kërkuar transparencë publike, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar dhe kush janë përfituesit e mëdhenj me emër e mbiemër që kanë përfituar. Kurse pas kësaj atmosfere të debatit, zonja Bajrami ka postuar edhe një status në profilin e saj në Facebook, duke i kërkuar ministrit Murati ta publikojë listën e 50 top përfituesve të 230 milionë eurove, pasi që çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar në vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria.
Kështu që deputetja në fjalë, ka tërhequr vërjejten se nëse Qeveria nuk i publikon listat dhe emra, ajo vet do ta publikojë listën e 50 top përfituesve të këtyre 230 milionë eurove. Qeveria e di se duhet dhe është e obliguar të tregohet transparente para qytetarit. Madje llogaridhënia ligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative, kanë qenë premtime e zotime në fushatën elektorale nga partia në pushtet, e cila në vitin e parë të qeverisjes nuk është etiketuar dhe nuk është kapur në skandale, prandaj edhe tani në ballafaqim me qytetarët dhe me opozitën duhet ta mbaj premtimin dhe zotimin e dhënë publikisht, për ta vazhduar dhe forcuar besimin, në vend të humbjes së tij.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".