
Lexoni edhe:
Dënim efektiv me burg për ish 4 ministrat e Qeverisë Thaçi 2 për aferën e hidrocentraleve
Shkruan: ANALISTI – Dardan Grapci
Telekomi mund ta fitoje betejën por jo edhe luftën, luftën kryesore do ta kenë vetshkatërrimtarët e këtij institucioni dhe e vetmja rrugëdalje nga kjo krizë është arrestimi i të gjithë atyre të cilët kanë pasur gisht në këtë ide shkatërrimtare të kontratës kriminale në mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile.
Gjykata e Apelit vepruar mire kur e ka rikthyer çështjen e Telekomit ne piken zero, ajo se çka duhet te ndodhe është se Telekomi duhet ti kërkojë te hollat e tyre të cilat janë marrë tashmë nga kompania Z-MOBILE. Që nga momenti i parë kur Z-MOBILE e ka dërguar Telekomin në Arbitrazh është ditur që korporata Devolli do e luajnë një lojë të keqe duke i korruptuar edhe gjyqtarët ndërkombëtar vetëm për ta arritur qëllimin e përfitimit kriminal dhe për ta shkatërruar Telekomin e Kosovës.
Tani është koha vendimtare që Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me hetuesit ligjor t'ia rikthejnë primatin Telekomit të Kosovës duke e dënuar kompaninë Z-MOBILE për veprimet antiligjore dhe ilegale, e po aq edhe korruptive. Prandaj Telekomi i Kosovës duhet me çdo formë dhe me çdo forcë të kërkojë të gjitha humbjet monetare nga Z-MOBILE të shkaktuara përmes Arbitrazhit ndërkombëtarë dhe përmbaruesve privat, të paguar mirë dhe korruptuar nga drejtuesit e korporatës Devolli.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".