Lexoni edhe:
Parapolitika e SHIK-ut ilegal në betejën e fundit për ta mbajtur Prokurorinë e Shtetit të kontrolluar dhe të uzurpuar!
Shkruan:ANALISTI: Drizan Shala
Ne duhet të jemi sy hapur në koordinim dhe subkordinim me partnerin tonë SHBA-të në nivel strategjik, ndërsa në nivel operacional Kroaci, Turqi dhe në nivel taktik Shqipëri për të përballur çfarëdo aktiviteti të mundshëm nga Serbia drejtë destabilizimit të sigurisë në Kosovë e më gjerë në rajonin e Ballkanit, që mundë ta afektoj edhe Kosovën.
-Në lidhje me situatën e krijuar nga konflikti Rusi/Ukrainë është parashikuar që ky tension do mund të shpërndahet edhe në rajonin e Ballkanit perëndimore me efekt në shtetet që janë Bosnja , Mal të Zi , Maqedoninë e Veriut si dhe Kosovë. Ky është një rrezik i mundshëm sepse siç dihet Republika Serbe brenda BiH ka potencial që të ndodh një shkëputje dhe bashkim me Serbinë, dhe kështu fillimi i jetësimit të botës Serbe. Gjithashtu Mali i Zi ka mbetur në orbitën e ekspansionit Serbo-Rus duke interferuar në politikën e brendshme në të gjitha aspektet, politike dhe ekonomike.
Ndërsa në procesin e tensionimit dhe tendenca për të bllokuar rrugën e saj drejtë hapjes së vendit anëtar për BE nga ana e Bullgarisë e cila është e ndikuar nga politika e jashtme e Rusisë. Kosova është në fazën e saj tejet të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë sepse ka presion ndërkombëtar për gjetjen e një zgjedhje të përgjithshme për procesin e saj drejt BE-së në raport me Serbinë. Ku dihet edhe qështja e minoriteteve në përgjithësi syt do të jenë të orientuar nga ana e institucioneve tona të sigurisë dhe atyre politike, se çfarë veprimesh do të ndërmarrin në rast të ndonjë eskalimi nga grupet kriminale në veri të vendit. Serbia që nga vitit 2018 ka filluar që te pjesa e mbrojtjes të investojë duke ndërruar konceptin që deri atëherë e ka pasur ushtria e saj. Pra një investim mbi 2% GDP në vite kjo lë për të nënkuptuar që në aspektin strategjik Serbia është duke u përgatitur për veprime, të cilat për pos tjerash, japin inputin që pasiguria për rajonin mund të rritet sepse historikisht Serbia ka model për rritje të tensioneve dhe apetiteve të botës serbe në Ballkanin perëndimor. Në periudha të caktuara Serbia partner kryesor në modernizim të ushtrisë e ka pasur Rusinë por me që kjo në këto momente ka sanksione nga pjesa më e madhe botës , Serbia ka zgjedhur që në planin e saj për ushtri të vazhdojë me Kinën më theks të veçantë në pjesën e Dronëve ( Rainboë” CH-92A attack drones ) dhe armatimit për komponenten tokësore të saj ( infantri dhe artileri) si dhe sistemin e ri tokë-air të modelit FK-3/KS-1C, të gjeneratës së fundit.
Në këtë fazë vetëm linja kryesore për të hyrë në Rusi dhe dal ka mbetur Air Serbia e cila mund të përdoret nga Presidenti që të vazhdojë të furnizohet me armatim dhe sisteme të caktuara duke u larguar nga fluturimi ushtarak, por duke e përdore linjën civile për të ju ikur sanksioneve. Ne duhet të jemi sy hapur në koordinim dhe subkordinim me partnerin tonë SHBA-të në nivel strategjik, ndërsa në nivel operacional Kroaci, Turqi dhe në nivel taktik Shqipëri për të përballur çfarëdo aktiviteti të mundshëm nga Serbia drejtë destabilizimit të sigurisë në Kosovë e më gjerë në rajonin e Ballkanit, që mundë ta afektoj edhe Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".