Lexoni edhe:
Konjufca: Vetëm 10 minuta i keni afat me i sjellë 10 deputetë
Shkruan:ANALISTI: Arsim Aziri
Mendoj se tendenca e partive opozitare për të diskutuar apo për të gjetur strategji cilësore e konstruktive lidhur me fushën e diplomacisë, më shumë ngjajnë me karakterin e tyre të vërtet që ndërlidhet me stagnimin e kësaj lëmie përgjatë keqqeverisjeve sesa që mund t'i kontribuojnë cilësisht asaj fushe. Pikërisht pse Kosova është dominuar prej një degradimi thuaja të veçantë të besueshëm në këtë lëmi, pozicioni i saj gjithnjë është minuar, dhe më pas kjo edhe ka kushtuar, duke mos pasur asnjë njohje të fituar, duke veçuar njohjen e izraelit të ndërmjetësuar dhe garantuar nga SHBA-ja me mbështetje e lobim të fuqishëm.
Konjufca: Vetëm 10 minuta i keni afat me i sjellë 10 deputetëLexoni edhe:
Kosovës i duhet urgjentisht ndërrimi i qasjes së të bërit diplomaci, për të ndërruar edhe pikëpamjen e shteteve mike. Me këtë debat u dëshmua se debati parlamentar për politikën e jashtme dhe diplomacinë, nuk ka prodhuar asgjë tjetër veç se ka qenë dhe po vazhdon të mbetet një përpjekje e pastër e kamuflimit dhe mbulimit të përgjegjësisë për degradimin e thellë të kësaj fushe me qeverisjen e kaluar. Qeveritë e kaluara e kanë degraduar thellësisht fushën e diplomacisë sepse kanë emëruar njerëz jo profesionistë në pozita konsujsh dhe të ambasadorëve, me preferenca puro politike e klanore, me lidhje të ngushta familjare e partiake të ndarjes së interesit, madje edhe të atillë që diplomacinë e kanë lidhur ngushtë me interesin e zhvillimit të biznesit, dhe jo për interesin e shtetit. Ky kabinet i ri Qeveritar, me theks të veçantë Ministria e Jashtme, ka kohë që është duke u angazhuar për reformimin e thellë të Ministrisë, ndryshimeve substanciale dhe kualitative në përfaqësimin diplomatik të Republikës së Kosovës me kuadro profesionale të kësaj fushe, por duhet ditur se gjerat nuk mundë të ndryshojnë brenda natës dhe rezultatet e dukshme, pas dështimit prej më shumë se një dekade, të duken për një kohë të shkurtër siç pretendojnë opozitarët që deri para një viti ishin në pushtet, kurse shumë nga kuadrot e tyre kanë mbajtur pozita ambasadorësh e te konsujve deri para pak javësh. Është me rëndësi të theksohet se me Qeverinë Kurti është ndërprerë tradita e mbrapsht e emërimeve puro politike, klienteliste dhe të grupeve të interesit në pozita ambasadorësh, konsujsh e të stafit tjetër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Shërbimi diplomatik është duke u fuqizuar me kuadro të mirë përgatitura të kësaj fushe, duke u fuqizuar me njerëz kompetent të profesionit dhe shkëputur nga interesi klanor, nga lidhjet nepotiste dhe interesi i ngushtë puro politik, sepse mbi të gjitha është interesi i shtetit, për ta fuqizuar sovranitetin në planin ndërkombëtar, duke lobuar edhe për njohje të reja të cilat për pasojë të degradimit dhe humbjes së dinamikës së lotimit nga qeverisja e kaluar, pothuajse janë harrur datat kur Kosova ka marr njohje të reja.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".