Lexoni edhe:
Prokuroria e korruptuar po i mban në sirtar dosjet e denoncimeve kundër Shpend Ahmetit, për ortakëri me krimin e organizuar
Shkruan:ANALISTI: Hajrullah Tërnava
Një skandal të tillë e kanë zbuluar dhe denoncuar monitoruesit e OJQ-ve të cilët së afërmi përcjellin ecurinë e zbatimit të ligjit në gjykatat kosovare. Sipas një hulumtimi të zhvilluar dhe raportuar nga IKD, del se efikasiteti i treguar nga prokuroria dhe gjykata në trajtimin e rasteve të “hajnave” të vegjël, është pa krahasimisht më i lartë në raport me efikasitetin që këto dy institucione kanë treguar në luftimin e krimit të aferave milionëshe dhe rasteve të korrupsionit në Kosovë.
-Manipulimet me dosje të dënimeve, sikur që po i bënë drejtësia në shtetin e Kosovës nuk duan shumë koment. Është bërë shumë shqetësuese dhe degraduese për sistemin praktika se si sillen institucionet e drejtësisë me dënime të tilla, sikur përshkruen në këtë raport të fundit, që është me u ndie keq gjithkush kur e lexon këtë raport, sepse kjo mënyrë e manipulimit e drejtësisë s’mund të ndodhë në asnjë shtet tjetër përpos në këtë shtetin tonë. Prandaj kur i shohim ato të dhëna duhet ta pranojmë se jo rastësisht i kemi punët kështu si i kemi me këto mënyra të manipulimeve, sikur që ka filluar ti manipulon drejtësia e kalbur dhe e korruptuar dosjet penale të kriminalitetit të rëndomtë, duke shqiptuar dënime të rënda maksimale që tejkalojnë edhe ato rastet serioze, aktakuzat që ndërlidhen me korrupsion dhe krim të organizuar. Një skandal të tillë e kanë zbuluar dhe denoncuar monitoruesit e OJQ-ve të cilët së afërmi përcjellin ecurinë e zbatimit të ligjit në gjykatat kosovare. Sipas një hulumtimi të zhvilluar dhe raportuar nga IKD, del se efikasiteti i treguar nga prokuroria dhe gjykata në trajtimin e rasteve të “hajnave” të vegjël, është pa krahasimisht më i lartë në raport me efikasitetin që këto dy institucione kanë treguar në luftimin e krimit të aferave milionëshe dhe rasteve të korrupsionit në Kosovë.
Sipas Hulumtimit të bërë del se Qindra lëndë të kësaj natyre, për vjedhje pulash e gjësende tjera me vlera të ulëta monetare ngarkojnë prokuroritë dhe gjykatat çdo vit, ndonëse këto raste mund të trajtohen përmes procedurave alternative, marrë parasysh faktin se dëmi i pretenduar në akuzë pothuajse minimal. Shumë nga këto aktakuza të ushtruara nga prokuroria, në realitet u referohen rasteve të cilat legjislacioni ynë penal i ka kategorizuar si “vepra të rëndësisë së vogël”, e të cilat janë jashtë sferës penale, çka nënkupton se këto veprime edhe pse ngjasojnë me vepër penale ato nuk përbëjnë vepra penale, kryesit nuk ndiqen penalisht dhe nuk dënohen nga gjykatat. Referuar Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra është e “rëndësisë së vogël” kur rrezikshmëria e saj është e parëndësishme për shkak të natyrës ose peshës së veprës; mungesës ose pasojave të dëmshme të parëndësishme; rrethanave në të cilat është kryer vepra; shkallës së ulët të përgjegjësisë penale të kryesit; ose rrethanave personale të kryesit.
Po ashtu, edhe lartësia e dënimeve të shqiptuara ndaj këtyre “hajnave” të vegjël pothuajse është identike me dënimet që gjykatat kanë shqiptuar ndaj kryesve që janë shpallur fajtorë për vepra penale korruptive. Gjatë monitorimit sistematik të rasteve të korrupsionit, monitoruesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka evidentuar në vazhdimësi se dënimet me burgim me kusht dhe dënimet me gjobë janë dënimet e ‘preferuara’ nga gjykatat e Republikës së Kosovës ndaj të akuzuarve për vepra penale korruptive, vepra këto që sipas legjislacionit tonë janë të kategorizuara si vepra penale me peshë e pasoja shumë më të rënda, ku dëmi i pretenduar është tepër i lartë. Ngjashëm, dënime me kusht e me gjobë janë aplikuar nga gjykatat e vendit edhe për krimet e vjedhjeve të rëndomta, çka paraqet një standard të “dyfishtë” dhe të padrejtë të drejtësisë kosovare në raport me luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit.
Ky raport fokuson 10 dënimet e shqiptuara nga gjykatat e vendit ndaj kryesve të vjedhjeve të rëndomta. Ajo që bën më shumë përshtypje gjatë analizimit të këtyre rasteve është pesha e dëmit, e cila është minimale, ndërsa dënimet e shqiptuara nga gjykatat e Republikës së Kosovës janë maksimale dhe identike me ato që rëndom aplikohen nga gjyqësori kosovar për veprat penale korruptive. I akuzuari që ka vjedhur një shishe raki në vlerë 21 euro, dënohet me 400 euro gjobë, nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, për akuzën se vodhi një shishe raki në qendrën tregtare “ ETC” në Viti., rasti tjetër evidentohet në Prizren. Vodhën një pulë në Prizren, dënohen me 750 euro gjobë! Me tre muaj burgim me kusht dënohet I akuzuarit që zbulohet se vodhi një shishe të alkoolit “Smirnoff Vodka”, me vlerë 11 euro. Rasti tjetër zbulohet kur me 1 vit burgim me kusht dhe 600 euro gjobë shqiptohet dënimi ndaj të akuzuarit se vodhi dy palë tuta dhe një palë atlete, në një kompleks banesor ne Drenas. Me burgim me kusht dhe 250 euro gjobë dënohet i akuzuari që pranoi se vodhi një xhaketë nga butiku në Prishtinë, vlera e së cilës është llogaritur të ketë qenë 129 euro. Tutje, rasti tjetër është kur dënohet me tre muaj burg dhe 250 euro gjobë i akuzuari që pranoi se kishte vjedhur brisqe të rrojës me vlerë prej 97 euro.
Për vjedhjen e një biçiklete në Gjilan dënohet i akuzuari me 500 euro gjobë, Fillimisht dënimi kishte qenë 200 euro gjobë dhe 1 muaj burg efektiv, por në marrëveshje me të akuzuarin dënimi me burg është shndërruar në gjobë prej 300 euro. Po ashtu, katër muaj burgim me kusht se vodhën katër pula dhe një gjel në kotecin e të dëmtuarit dënohen dy persona të cilët në një fshat të Gjilanit vodhën 4 pula dhe një gjel nga koteci. Për vjedhjen e dy gypave metalik në një punishte në Gjakovë, I akuzuari dënohet me 80 ditë burg dhe 100 euro gjobë! Hulumtuesit e IKD-së e kanë kritikuar këtë formë të zbatimit të Ligjit, kur vetëm sa për mbulesa statistikore dhe arsyetim të ndëshkimit të veprës së rëndomtë penale, shqiptohen dënime të ngjashme me gjoba ose me kusht të po atij niveli për krim r korrupsion, të abuzohen apo tjetërsohen milionat e shtetit, dhe, për shkak të lidhjes së grupeve mafioze të nëntokës kriminale, arrihet deri të minimizimi apo zhdukja e provave, kështu që ndëshkimet shqiptohen minimale me gjoba material dhe me kusht, që për kryesin e veprës nuk është dënim por de fakto është amnistim dhe lirim nga përgjegjësja. A duhet të shërbejnë pikërisht praktikat e tilla të abuzimit me ligjin, të amnistimit të krimit dhe korrupsionit, për auditim” dhe rivlerësim të performancë së secilit prokuror për aktakuzën dhe gjyqtar për shpalljen e aktgjykimit, më rastin e fillimit të zbatimit të ligjit VETTING, për ta future në funksion fshesën e madhe të pastrimit dhe të diferencimit.
Gjithsesi se me jetësimin e ligjit te Vetting këto veprimtari manipuluese statistikore duhen te çrrënjosen dhe vepër kryesit për çdo vepër të kryer duhet të dënohen me dënime meritore për çdo vepër të kryer e jo sikur me këtë rast që ato manipulime, pa një spastrim të këtij institucioni të drejtësisë në tërësi, vështirë se do të vihet drejtësi meritore në këto institucionet e drejtësisë, dhe pa një funksionim real të drejtësisë në shtetin e Kosovës vështirë se do të na hapen dyrt e shteteve të BE-së, që edhe vetë ne si shtet t’iu takojmë këtyre shteteve si pjesë përbërëse të tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".