Serbia po përgatitet seriozisht për agresion ndaj Kosovës
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Është e kapshme se në Kosovë po krijohet një gjendje e luftës dhe që krijon situatë për konftrontim ushtarak me Serbinë. Aksionet në Kosovë nuk kanë mundësi që të kryhen nga ndokush tjetër, përveç nga çetnikët serb dhe shteti serb. Pra, forcat më të interesuara për këtë janë forcat çetnike serbe, të udhëhequra nga Beogradi. Tamam si në Ukrainën Lindore që vepruan rusët me separatistët rus, mendohet të veprohet nga Serbia në Kosovën veriore dhe nëpër komunat tjera serbe e më gjerë.
Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë aktet e para kriminale dhe terroriste që kanë për qëllim krijimin e gjendjes së rëndë dhe të hapjes së rrugës për agresionin serb. Serbia po mendon se është koha e përshtatshme për të vepruar ushtarakisht. Forcat kriminale serbe në veri dhe nëpër komunat serbe janë organizuar dhe armatosur. Priten aksione edhe më të rënda. Natyrisht se Policia e Kosovës, KFOR dhe FSK kërkohet të veprojnë dhe të shtrijnë prezencën e tyre kudo në Kosovë.
Nuk duhet lejuar aksione kriminale. Nuk kërkohet hamendje. Organet duhet të veprojnë kundër kujtdo që rrezikon rendin dhe qetësin në Republikë. Pra, rreziku është nga Serbia dhe kriminelët çetnik serb në Kosovë. Këtej priten aksione terroriste, deri edhe agresion ushtarak serb në Kosovë. Këtë duhet ta dijë Kosova dhe të përgatitemi për gjendje lufte. E ardhmja do të sjell gjendje të rëndë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".