Lexoni edhe:
Këta opozitarët,ish-pushtetar të korruptuar, po e marrin rolin e palaçove!
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Ternava
Ky alarm i ngritur për rrezikimin e jetës së senatorit Dick Mart duhet të përdoret si avantazh i madh për politikën Kosovare. Prandaj tani është momenti i duhur që institucionet e Kosovës të nisin një ofensivë të fuqishme diplomatike, përball skandalit të fundit i cili u zbulua lidhur me Raportin e Dick Martit për krimet e supozuara të UÇK-s, kundër serbëve në Kosovë, mbi bazën e të cilit raport pastaj u iniciua dhe themelua edhe Gjykata Speciale.
Këta opozitarët,ish-pushtetar të korruptuar, po e marrin rolin e palaçove!Lexoni edhe:
Aktakuza e Dick Martit ishte bazamenti i nisjes së miratimit të rezolutës për Gjykatën Speciale, ku kishte akuza kinse lidhur me krimet e bëra në „shtëpinë e verdhe“ në rrethinën e Kuksit, ku kinse janë krye transplatime të organeve njerëzore, ndaj popullatës serbe, të cilat organe janë shitur për përfitime të individëve në shtetet tjera të Evropës, dhe duke u bazua në këtë akuzë, miratohet rezoluta në BE që të filloj së funkcionuari Gjykata Speciale me seli në Hagë. Për fat të keq në këtë gjykatë nuk përfshihen fare ato krime të kryera nga forcat paramilitare serbe, ai krim e gjenocid që edhe sot i kemi mbi 1700 njerëz që nuk dihen kufomat e tyre, kurse në Hagë tani gjenden njerëz për akuza tjera, që në fakt për arsyen dhe shkakun për të cilin është krijuar ky gjyq më as që përmendet. Tani me kalimin e kohës po dalin të „palarat në shesh“ nga vetë personi i cili u angazhua një kohë të gjatë për themelimin e këtij gjyqi i cili sipas të gjitha gjasave ishte shumë i paguar e që për këtë tani dëshmon historiani serb Protiq që ishte iniciator kryesor që e ka bindur Dick Martin rreth dy vite.
Pra tash jemi në situatë kur për ato gënjeshtra shërbimi sekret e kërcënon me vdekje Dick Martin, për faktin që nuk i ka krye në tërësi punët ashtu sikur që e kanë porositur. Krejt ky skenar që ndërlidhet edhe me Raportin e Dick Martit po del ashiqare të ketë qenë i planifikuar dhe porositur nga shërbimet sekrete serbe, kjo vetëm po shihet tani publikisht, derisa po vijnë kërcënimet nga pala serbë për ta likuiduar atë që e ka themelua gjykatën në fjalë por tashmë asaj gjykate i mungojnë provat dhe faktet. Për shkak të dështimit në mbledhje të provave Marti po kërcënohet se mundë të vritet, dhe kjo vrasje të ju përshkruhet shqiptarëve, sikur që ka ndodhur edhe me shumë vrasje të tjera në të kaluarën që i kanë krye njerëzit e shërbimit sekret serb, pikërisht sikur që ishte rasti „Panda“ e shume te tjera. Ky alarm i ngritur për rrezikimin e jetës së senatorit Dick Mart duhet të përdoret si avantazh i madh për politikën Kosovare.
Prandaj tani është momenti i duhur që institucionet e Kosovës të nisin një ofensivë të fuqishme diplomatike, përball skandalit të fundit i cili u zbulua lidhur me Raportin e Dick Martit për krimet e supozuara të UÇK-s, kundër serbëve në Kosovë, mbi bazën e të cilit raport pastaj u iniciua dhe themelua edhe Gjykata Speciale. Raporti për krimet e supozuara të UCK-së kundër popullatës Serbe në Kosovë doli të ketë qenë i bazuar në trillimet e Shërbimeve sekrete Ruso Serbe kundër të cilave politike kosovare nuk e pati marr guximin për të reaguar, edhe pse me deklarime publike, aso kohe ish kryeministri Thaçi, e kishte paralajmëruar një kundërshtim dhe madje padi Kundër autorit Dick Matri. Tani përveç faktit që gënjeshtrat e iniciuesit të raportit të Martit po shpërfaqen tani edhe në luftën e karakterit pushtues që po e zhvillon Rusia në Ukrainë, një lajm bombë gjatë kësaj jave doli edhe kërcënimi që iu bë Dick Martit përpilues i raportit “grupi i Drenicës” nga shërbimet sekrete serbe, me skenar të likuidimit të tij në emër të shqiptarëve.
Tani nuk duhet të heshtë Kosova për këtë skandal të tillë i cili e vë në pikëpyetje të plotë krejt atë që e ka shpikur dhe dizajnuar Dick Martin ë Raportin e tij. Po të ndodhte e kundërta, sikur të ishte Serbia në pikëpyetje dhe zyrtarët e këtij shteti, Serbia nuk do të lente derë diplomatike pa trokitur dhe kërkuar veprim, ndërsa institucionet qendrore të Kosovës akoma janë në heshtje. Aq më shumë kur në raport ka një akuzë të rëndë për vrasje dhe marrjen e organeve dhe shitjen e tyre, ku deri më tani nuk ka pasur asnjë provë të vetme, edhe pse për këto akuza ishin zhvilluar hetimet që në kohën e administrimit të Kosovës nga UNMIK-u. Janë të mjaftueshme vetëm disa fakte që rrëzojnë këto akuza dhe që kanë qene pjesë e një lufte hibride prej kohësh. Raporti i Martit është përpiluar me iniciativën ruse dhe me ndihmën e Serbisë kur më 26 janar 2011 është miratuar nga Asambleja e përgjithshme e Këshillit të Evropës.
Mocioni për rezolutë në Këshill të Evropës ishte propozuar në vitin 2008 nga Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Evropës, që propozoi këtë mocion. Pra nga përfaqësuesi i një shteti që sot po kryen akte gjenocidale në Ukrainë, i cili ndodhet në listën e sanksioneve dhe i cili po i jep mbështetje kësaj lufte me analizat e tij. Koha të cilën i referohet raporti, serbët detyruan prezencat e huaja diplomatike por edhe mediatike të mbyllin dyert në Prishtinë. Serbët bënë presion dhe larguan medien ndërkombëtare nga vatra e luftës. Këtë e bënë qëllimisht për të bërë masakra në popullsinë civile. Kjo u dëshmua me zbulimin e frigo kamionëve dhe varrezat masive në Batanjicë.
Deri më sot Kosova i ka rreth 1.700 persona të zhdukur për të cilat asnjëherë nuk u zbardhën nga autoritet serbe se ku përfunduan ato trupa dhe as nuk u hapën arkivat për zbardhjen e këtyre rasteve. Në të ardhmen nuk mund të këtë pajtim mes dy shteteve dhe popujve pa u argumentua në detaje se ku kanë përfundua këta persona rreth 1.700, dhe mbas kërkim faljes për të gjitha të këqijat që na i ka bërë Serbia neve, atëherë mund të arrihet marrëveshja e pajtimit dhe njohjes reciproke mes veti, duhet të mësohen që ta mbajnë në mendje se populli serb ka bërë shumë gjenocide ndaj shtetit tonë dhe kombit shqiptar, si dhe na kanë okupuar toka të tëra deri në 5 herë më shumë se territori i Kosovës që është tani.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".