Pse z. Macron po e armatosni shtetin kriminal serb?!

Pse z. Macron po e armatosni shtetin kriminal serb?!
Pse z. Macron po e armatosni shtetin kriminal serb?!

Muhamet Kelmendi

  • 18 April 2022 - 09:46

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 Iu e dini se çfarë shteti është Serbia.U bashkuat si Francë me Rusinë dhe me Kinën.Ata po armatosin Serbinë. Franca po i jep aeroplanë Serbisë.U bëtë kështu një me Rusinë dhe me Kinën!Z.Makron!

Ju e njihni Serbinë nga luftërat e më hershme.Shumë e keni ndihmuar me armë dhe me ushtar.E keni krijuar edhe Veriun në Kosovë.E ndihmuat dhe e krijuat Serbinë e madhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, me 1913.U bashkat ne Serbinë në luftërat ëe këtë fashizëm serbomadh.Edhe në luftërat e fundit në Jugosllavi kishit pozita jo të qarta!

Pse?Z.Macron!

Serbia nuk është në rrezik nga askush. Asnjë shtet në Ballkan nuk e kërcënon. Të gjithë dëshirojnë raporte të mira me Beogradin. E Serbia nuk po i respekton këto parime ndërkombëtare.

Pretendimet serbe janë të qarta.

Serbia synon të pushtoj Kosovën, gjysmën e Bosnjës e të Hercegovinës, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo dërgon në luftë të përgjithshme.Z. Makron!Aeroplanët francez të luftës për këtë agresion luftarak po i blenë Serbia.Z.Makron!Popujt në Ballkan dhe shqiptarët presin një veprim shumë më të drejtë nga Franca.

Franca ka kapacitete për të ndalur agresionin serb. 

Ju mund të ndaloni armatosjen me aeroplan luftarak Serbinë.Po këtë nuk po e bëni.Ju po i jepni aeroplan luftarak që të forconi shtetin serb dhe ideologjinë fashiste.Ashtu Serbia e ndien veten të fortë dhe shkon në agresion.

Pse?Z.Macron!

Mjafte mire e dini dhunën dhe terrorin serbomadh në Kosovë. 

Franca ka të dhëna ëe mjaftueshme për gjenocidin serb në Kosovë. E dini se për disa muaj Kosovës ia vrau mbi 15 mijë shqiptar.Ju e dini se edhe 1600 shqiptarë janë nëpër varre masive në Serbi.

Mbi 20 mijë femra shqiptare u përdhunuan.Rreth 1500 fëmijë u vranë nga Serbia.Mbi 150 mij objekte u shkatërruan.Nuk po e ndieni gjamën e popullit shqiptar!Z.Macron!Plagët në Kosovë janë të freskëta. 

Ende nuk janë dorëzuar kufomat e 1600 shqiptarëve  që gjinden nëpër varret masive në Serbi.Gjamët e nënave po qëndrojnë mbi kokat tona.Kudo ku të shkojnë në Kosovë kemi varre masive. 

Në to kemi beba disa muajsh, fëmijë pa mbushur 2 a tri vjet, nëna dhe gjyshër të masakruar.Vuajtjet janë të mëdha.

Z.Makron!Bota dhe natyrisht edhe Kosova presin qëndrime të drejta nga Franca e lirive dhe të drejtave.

Franca nuk është drejtë ti japi aeroplan luftarak Serbisë. Me ato aeroplanë luftarak të mara nga Franca vetëm ndaj popujve do t'i angazhoje shteti serb.

Kosova, Mali i Zi, populli në Maqedoni, në BH e në  Kroaci nuk presin nga Franca që të armatos shtetin serb.

Popujt presin qe Franca të ndali Serbinë nga rruga okupuese e nacionalfashiste.Ju kështu si shtet ( Francë) po bëheni bashkëvrasës në Ballkan. Z.Macron!Hiqni dorë nga armatosja e shtetit serb!

Bashkohuni me boten liridashëse dhe ndalni Serbinë nga rruga e pushtimeve dhe e vrasjeve të popujve.

Çdo armë për Serbinë është masakër për popullin shqiptar dhe të tjerët në Ballkan.

Përgjegjësia për agresionin serb është te ju ( Franca)!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".