Lexoni edhe:
Pa disiplinimin e shtetit serb nuk ka marrëveshje me Kosovën
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Një shteti të ri siç është Kosova , nuk i nevojiten bojkotet në Kuvendin e Kosovës, por i duhet uniteti për të krijuar kushte të punës për funksionim normal të Parlamentit, për të pru ligje në dobi të vendit dhe të qytetarëve të saj. Këto maskarada politike më të cilat tashmë u mësuam që ti shohim për shumë vite në kuvend, po na dëmtojnë në shtet ndërtim dhe mirëqenie dhe po e dëmtojnë imazhin e Kosovës para botës demokratike.
- Pos punës të bojkotit që po na ndodhë, po kemi edhe zënka të ndërsjella të deputeteve , të cilat nuk kanë asnjë lidhje për çka ata kanë marrë besimin e qytetarëve. Mos përgjegjësia në punë i kanë kushtuar shumë Kosovës, në mos zhvillim të duhur, në varfëri dhe në largime masive nga Kosova. Ata kuvendarë të cilët po sillën më mos përgjegjësi ishte dashur më ligj të ndëshkohen, kur dihet së paguhen më para të taksapaguesve. Zgjedhja e mënyrës të bojkotit të opozitës kur bëhet fjalë për votim në kuvend të marrëveshjeve ndërkombëtare për fitime financiare është bojkot i shtetit të Kosovës.
Pa disiplinimin e shtetit serb nuk ka marrëveshje me KosovënLexoni edhe:
Pastaj, mos sinqeriteti i tyre dhe kërkesat ultimative ndaj pozitës , qoftë ajo për Komisionin hetues parlamentar lidhur me menaxhimin e Krizës energjetike, qoftë edhe kërkesa tjetër për dërgimin në Kuvend me procedurë të përshpejtuar të Ligjit të pagave, kërkesë kjo e koordinuar edhe me sindikalistët e orkestruar më shumë politikisht. Bojkot nga kjo opozitë patëm edhe më rastin e fjalimit inaugurues për presidente të zonjës, Vjosa Osmani, që është rast i pa presedan, dhe tash sërish bojkot për prurjen e ligjeve ndërkombëtare . Për shkak të bojkotit nga opozita, kanë dështuar për tu votuar në Kuvend , dy të tretat e votave të deputetëve sikur që kërkohet me rregullore dhe kushtetutë, katër Marrëveshje ndërkombëtare, tri prej të cilave me interes dhe peshë financiare, nga të cilat Kosova do të përfitonte 100 milion Euro,dhe disa marrëveshje të tjera më interes për Kosovën.
Kjo opozitë sikur është e interesuar më gjetur vrima të zeza, për ta penguar punën e kuvendit dhe punën e kësaj qeverie , për të ardhur disi deri të zgjedhjet e reja, që veç kanë filluar më i kërkuar. Kur një opozitë nuk është konstruktive , edhe mund të priten lojëra të tilla politike, në kohën kur kemi edhe rrezikun e shpërthimit të një lufte të re, më Serbinë , por edhe më Rusinë e Putinit. Kjo nuk I bënë nder bllokut opozitarë dhe askujt si individ. Në vend që në seancën e fundit deputetet të gjejnë gjuhë të përbashkët, ata kanë debatuar ashpër mes vete, mes të tjerash edhe për krizën energjetike dhe shitjen e distribucionit të KEK-ut, të cilin vet e kanë privatizuar siç thonë për “pesë para”.Këto mos votime shkojnë në dëm të qytetarëve , e jo në dëm të partive të caktuara politike. Dihet për lëshimet e kësaj opozite kur ishin ne pushtet ,në mos zhvillim të vendit, në keqpërdorime, dhe në firmosjen e shumë marrëveshjeve më Serbinë ,duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës. Luftën që po e bëjnë për pushtet ishte dashur të zhvendosin në rrafshin e luftës për zhvillim të Kosovës dhe për avansim të proceseve demokratike .Kjo është ajo çka edhe kërkojnë qytetarët.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".