Lexoni edhe:
Opozitarët janë të gatshëm ta shkatërrojnë shtetin, edhe me masa të dhunshme ta marrin pushtetit
Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari
Kur e lexon një njeri normal këtë raport e ndalet dhe mendon se pse Kosova që nga pas lufta, viti 1999 nuk është ngritur kurrë në këmbë nga krimi i organizuar, korrupsioni, nga hajnat e 3% dhe hajnat e fondit Vendlindja Thërret, e deri te shkatërrimi i drejtësisë,bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, deri nga vrasjet e kundërshtarëve, nga plaçkitja e pronave, e fabrikave shoqërore përmes AKM-së- AKP-së, del se kanë ardhur pikërisht nga Thaçi e Haradinaj me shoqëri
-Kur është fjala për këtë raport të fundit të Freedom House, e ku bëhet fjalë edhe për Kosovën asnjë pik dhe as presje nuk e ka të neperët ky raport, ndoshta u dashtë me qen akoma ma i ashpër dhe ma i drejtpërdrejt për vitin 2021- 2022. Nuk është aspak për tu habitur dhe as befasuar pse Freedom House në raportin për periudhën që përfshin vitin 2021- 2022, e në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ky ka një referencë të rëndë edhe për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK’së Ramush Haradinaj. Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita.“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House. Po ashtu më tutje “Freedom House” vlerëson se korrupsioni dhe klientelizmi shpesh bëjnë presion mbi votuesit gjatë zgjedhjeve. Duke theksuar se biznesmenët e fuqishëm në Kosovë mund të ndikojnë në zgjedhjet politike të punonjësve të tyre.
Kur e lexon një njeri normal këtë raport e ndalet dhe mendon se pse Kosova që nga pas lufta, viti 1999 nuk është ngritur kurrë në këmbë nga krimi i organizuar, korrupsioni, nga hajnat e 3% dhe hajnat e fondit Vendlindja Thërret, e deri te shkatërrimi i drejtësisë,bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, deri nga vrasjet e kundërshtarëve, nga plaçkitja e pronave, e fabrikave shoqërore përmes AKM-së- AKP-së, del se kanë ardhur pikërisht nga Thaçi e Haradinaj me shoqëri. Edhe kur i analizon bisedat me Serbinë, ku Kosova non-sop i lëshonte pe dhe i bënte favore Serbisë jo vetëm që Serbia nuk dha përgjegjësi, nuk i dorëzoj mijëra kufoma të civilëve shqiptar por nuk dhe as përgjegjësi për dhjetëra mijëra vrasje, dhunime, plaçkitje, pastrim etnik të 80% të popullatës Shqiptare nga Kosova ,gjenocid, nuk e dorëzoj as edhe një kriminel të luftës. Deri aty shkon paturpësia e spektrit politik të korruptuar të Kosovës sa që u tentua me ja dhënë Serbisë 30% të territorit të Kosovës dhe Serbisë, me ja dorëzuar pjesët më strategjike të vendit tonë si në aspektin ushtarak (Maja e Panqiqit) pastaj edhe ujin e pijes, Ujmanin dhe xehet e Trepçës. Në fund u tentua me nda Kosovën përgjysmë nga Aleksadër Vuçiçi, Iviça Daçici dhe nga Hashim Thaçi,Baton Haxhiu, Edi Rama ,Isa Mustafa e Skënder Hyseni, të mbështetur nga nga sekseri i Lobit të Kishave Serbe në Amerikë Riçard Grenelli që tani dihet se është edhe nëpunës i qeverisë së Beogradit.
Kjo tregon se këta ish pushtetar dhe ish politikan të korruptuar të Kosovës pothuajse shumica multi milionerë, përpos që kanë qenë të shitur kanë qenë edhe të shantazhuar nga dosjet e tyre të krimit si dhe të korrupsionit dhe të bashkëpunimit me krimin e organizuar ku përmes shantazheve kanë formuar dhe kanë rrëzuar qeveri legjitime duke i thurur planet nëpër ZANZIBARAT e tyre natën., Këta kanë arritur të kurdisin nonstop zgjedhjet e lira përmes KQZ-së. Janë këta që kanë kontrolluar dhe kontrollojnë edhe sot një pjesë të madhe të Policisë, FSK, AKI-së,Gjyqësisë , Prokurorisë, Diplomacinë, Burgjet,Sindikata kinse të punëtorëve.
Presidentja ja bënë bllok dosjes së KPK-së me kërkesën për dekretimin e Blerim IsufajtLexoni edhe:
Pra deri i aty shkon korrupsioni për të mbetur këta në pushtet me çdo çmim sa që kanë arritur ti korruptojnë edhe zyrtarët ndërkombëtar si ,Hetues, Gjyqtar, Prokuror të UNMIKU-ut e të ULEXIT-it, edhe të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. Ata kanë arritur me korrupsion deri te korruptimi i Ambasadorëve dhe zyrtarëve të Ambasadave të shteteve mike perëndimore në Kosovë, dhe fatkeqësisht edhe ambasadat e Kosovës nëpër botë i kanë mbush përfaqësues të shtetit të Kosovës por i kanë stërmbushur me dashnore, sekser, nipa, teze, motra e e familjar të tyre, prandaj shpesh vetë e përdorin fjalën se Qeveria Kurti 2 e ka shumë vështirë ta pastroj Kosovën nga një sistemi që në vendin tonë e kanë ngritur dhe e kanë kultivuar qe 20 vite të Korruptuarit vendas dhe ndërkombëtar dhe pos ndëshkimit popullor kundër krimit të organizuar, domethënë ndihmës të votuesve nga populli me zgjedhjet e shkurtin të 2021, fitores historike të LVV-se me 51%. Kosovën këtë herë e ndihmoj edhe vetë Zoti duke zënë vendi jonë mundësinë e fundit nga fundosja e garantuar që na priste si shtet dhe si popull!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".