Lexoni edhe:
Republika e Kosovës në rrezik serioz nga spiunët e inkuadruar edhe në pushtet!
Shkruan:Analist- Gani Qarri
Sipas “Freedom House”, gjatë vitit 2021, Qeveria Kurti ndoqi disa reforma që synonin luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kurse administrata u angazhua për krijimin e (VETTINGUT) mekanizmave të rinj të verifikimit gjyqësor, dhe propozoi hartimin e legjislacionit që do t’i mundësonte Qeverisë së re, të konfiskonte “pasuritë e fituara në mënyrë të pajustifikueshme”. Kështu që konstatimet e organizatës "Freedom House" janë mesazh i qartë për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës se në cilët binar duhet drejtuar lokomotiva e ndryshimeve dhe realizimit të reformës me pakon ligjore për sistemin e drejtësisë përgjatë këtij mandati.
-Të gjeturat faktike të raportit të fundit të organizatës "Freedom House" janë edhe një mesazh tepër i qartë, veçanërisht për institucionet e shtetit, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, që ta reformojnë me urgjencë sistemin e drejtësisë dhe ta pastrojnë atë sa më shpejtë nga lidhja me krimin, si dhe ta miratojnë njëkohësisht edhe Ligjin Vetting dhe Ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe mos ndëshkimi i zyrtarëve të lartë të pushtetit të cilët ende e mbajnë peng sistemin e drejtësisë dhe vendosin për emërimet e larta institucionale, politike e shtetërore në vend, të cilët e kanë zgjeruar, shtrirë dhe thelluar në maksimum krimin dhe korrupsionin, duke mbetur gjithnjë të lidhur këmbë e krye me to, janë emëruesi kryesor i të gjeturave më të rënda të këtij raporti, për Kosovën.
Republika e Kosovës në rrezik serioz nga spiunët e inkuadruar edhe në pushtet!Lexoni edhe:
Prandaj kjo vërteton edhe një herë më tepër, se korrupsioni, krimi i organizuar dhe kapja e shtetit mbeten shumë të përhapura në gjithë vendin, si dhe janë të pranishme në çdo pore të shtetit, por kuadri përkatës institucional, mjerisht është shumë i dobët, për të mos thënë edhe i paaftë fare, për t’i luftuar në mënyrë të suksesshme këto dukuri kaq negative në vend. Siç vërtetojnë edhe të gjeturat në raport, mandatet e organeve kryesore të Kosovës kundër krimit e korrupsionit, mbivendosen nga politikanët e kriminalizuar, prandaj ato kanë vështirësi dhe pengesa gati të patejkalueshme për luftimin e krimit e të korrupsionit dhe koordinimin e përpjekjeve të tyre.
Kështu që “Kapja e shtetit mbetet një çështje vërtetë e sikletshme dhe shpesh vije si prodhim i klientelizmit–dhënies së paligjshme të favoreve zyrtarëve, nga individë ose grupe të pasura, sidomos zyrtarëve të cilët ndjekin interesat e atyre që i shpërblejnë me poste ose edhe me para e të mira tjera materiale. Dhe siç dëshmohet edhe nga raporti i "Freedom Houes", autoritetet përkatëse kanë treguar shumë pak përkushtim për ndjekjen penale të krimit e korrupsionit të nivelit të lartë, madje edhe kur zyrtarët e lartë ndiqen penalisht, dënimet janë tejet të vogla apo edhe fare të rralla”. Në këtë raport, thuhet qartë se në shtyllën e analizës së sundimit të ligjit, me ndryshimet politike dhe ardhjen e qeverisë së re, ka përpjekje fillestare të reformimit të këtij sistemi dhe luftimin e krimit në shtyllat kryesore të institucioneve të shtetit.
Kosova me kushtet më të këqija për punëtorët në EvropëLexoni edhe:
Sipas “Freedom House”, gjatë vitit 2021, Qeveria Kurti ndoqi disa reforma që synonin luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kurse administrata u angazhua për krijimin e (VETTINGUT) mekanizmave të rinj të verifikimit gjyqësor, dhe propozoi hartimin e legjislacionit që do t’i mundësonte Qeverisë së re, të konfiskonte “pasuritë e fituara në mënyrë të pajustifikueshme”. Kështu që konstatimet e organizatës "Freedom House" janë mesazh i qartë për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës se në cilët binar duhet drejtuar lokomotiva e ndryshimeve dhe realizimit të reformës me pakon ligjore për sistemin e drejtësisë përgjatë këtij mandati.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".