Lexoni edhe:
Është momenti historik për bashkim e veprim unik politik
Shkruan:ANALISTI- Rexhep Shahu
Vëmendja e shtuar me intensitet të lartë e shtetit amerikan në rajonin e Ballkanit dhe veçmas në Kosovë si investim ende i pa finalizuar politiko ushtarak amerikan, tregon se Kosova është më fat, fati i mirë e i bardhe i vjen nga jashtë e fatkeqësitë shpesh i vijnë nga politikanët brenda vendit. Mbi tri dekada më parë presidenti Bush i parë pati caktuar Kosovën vijë të kuqe nuk tolerohet Rusia e asgjë ta shkelnin atë vij
Duke u marre Amerika me probleme globale të mëdha shpesh ka mbete ndonjë deriçke çele dhe ka futë hundët Rusia e Kina në rajonin tonë. Por Amerika ua ka kujtuar se vija e kuqe është vi e kuqe që nuk duhet shkelur dhe ndaj ajo bëri luftë dhe e çliroi Kosovën me NATO-n për 78 ditë luftë ajrore dhe e dëboi Serbinë prej Kosove. Pas lufte ndodhi keqkuptimi i madh, Serbia u shit viktimë shpesh dhe akuzon Kosovën. Amerika nuk e dëboi Serbinë prej Kosove e bashkë me të edhe Rusinë, që ta çonte Kosovën në Serbi e nën Serbi, por e dëboi Serbinë prej Kosove që ajo të jetë e lirë e sovrane.
Është momenti historik për bashkim e veprim unik politikLexoni edhe:
Zvarritjet në bisedime, paqartësitë e evropiane e pazotsitë e tyre, simpatitë ndaj diplomacisë agresive serbe, antipatitë ndaj politikanëve të pazotë të Kosovës që nuk dinë të sillen a dialogojnë dhe ranë shumë poshtë nivelit brilant të Rugovës në raport me ndërkombëtarët, e stopuan gjatë dialogun mes shqiptarëve e serbëve. Shqiptarët shpesh në bisedime kanë kujtuar se nuk jemi çliruar dhe po i lutemi Serbisë për këtë gjë në bisedime dhe shpesh janë sjellë inferiore ndaj Serbisë, janë sjellë si ndaj kolonisë. Kur amerikanët janë hedhë tani në sulm për të plotësuar objektivat e tyre, është fat për shqiptarët që biem brenda interesave amerikane.
Por është papjekuri tu japim mend e direktiva atyre që shtrojnë shina në planet se ata mbase na duan ne më shumë se sa e duan disa politikane vendin tonë. Ne na ka mbetur vetëm një gjë, të bashkëpunojmë për Kosovën siç bashkëpunojnë amerikanët për Amerikën për çështjet e jashtme dhe interesat amerikane. Intensifikimi i vëmendjes amerikane në rajon, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Bosnjë, besoj do ta shpëtojë këtë rajon nga diktatura e varfërisë dhe mafia që kultivon urrejtje. Besoj se nuk do ta lërë Amerika në mes aksionin e nisur.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".