Kush e kreu dhe e ndihmoi atentantin kundër Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës (fakte)...?

Kush e kreu dhe e ndihmoi atentantin kundër Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës (fakte)...?
Kush e kreu dhe e ndihmoi atentantin kundër Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës (fakte)...?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 29 April 2022 - 12:48

SHKRUAN:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI  

*Lexoni se Selim Brosha, vepronte me Zhelko Rzhnatoviq-Arkanin dhe Gjorgje Bozhoviq-GISHKA

*Se si dhe ke e maltretuan per vdekje ky kelyshi Anamoraves...?

Keta udbash, duhet nxjerrur nga varri, se çfare te zeza i kane bere kombit shqiptar, nuk duhet t´i ikin drejtesise,se nje gje e di se dora e mallkimit do t´i ndjek kudo qe te shkojn. Po e kerkoj nje spiun,udbash serbo-rus, ate e kam ne nishan te frenxhise se kullave dhe qofsha gjalle, ka per te zbuluar. I ka i hyrw frika ne palce dhe nuk eshte ka e ben gjumin rehat, eshte i vdekur politikisht, eshte XHENAZE E GJALLE. Po, presim a do te merret hetuesia dhe prokuroria ne Kosove!?

MATERIALE SEKRETE PËR VEPRIMTARINË AGJENTURORE SERBE

(UDB-së) 

Para një kohe dosjen sekrete të agjentit të UDB-së “Hilton” për të vazhduar më pastaj me botimin e dosjes së agjentit tjetër të UDB-së “KOBRA”. Në të vërtetë, dosja “KOBRA” mund të thuhet se është vazhdim i dosjes “Hilton”, sepse“gjahtarët e krimit” janë pothuajse të njëjtit personazhe, e madje ai kryesori ka patur lidhje edhe me Hiltonin. Në vazhdim këtë material sekret - agjenturor.

Me këtë rast e falënderojmë burimin e dosjes i cili pati mirëkuptim ndaj lexuesve tanë dhe e plotësoi dëshirën e tyre. Të drejtat për publikimin(në çfarëdo forme) të këtij materiali janë të rezervuara.

***

Sekretariati krahinor për punë të brendshme

Shërbimi i sigurimit shtetëror

Drejtorati

Punto. op. Sejfullah Sahatçiu Sektori II

Më 3.02.1984 65007784

Raport nga biseda informative....

Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

Lavdërohet puna e “Kobrës” nga Muharrem Dana

Drejtorati i SHSSH-së, Gjakovë

Bashkëngjitur aktit përcjellës ju dërgojmë materialet të cilat në emër të Sejfullah Sahatçiut kanë mbërritur nga Zvicra.

Shtojcë: Kuverta me materiale

Kryeshef i sektorit II Muharrem Dana

Lidhur me raportin e bashkëpunëtorit “Kobra” nr. 634 të datës 3.10.1984 ju rekomandojmë që t'i sugjerojmë bashkëpunëtorit mënyrën e dërgimit të raporteve në mënyrë që të mos vijë deri të dekonspirimi i tij sepse është në rrugë të mirë që të krijohet si lidhje e fortë.

Gjithashtu sugjerojmë që emrat e personave nga terrenet tjera që përmenden në raportet e tij t'i dërgohen qendrave përkatëse.

Kryeshef i sektorit II, Muharrem Dana

Kobra përcjell koncertet…

Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror

Drejtorati – Gjakovë, Sektori II

Punëtori operativ Sejfullah Sahatçiu

Raport i bashkëpunëtorit

Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”....

*Nuk eshte lehte te akuzosh pa fakte dhe te permendesh emra,por, une, Reshat Sallah Badallaj-Zhuriani, e marre pergjegjesin morale,penale dhe juridike per kete dhe assesi Portali apo dikush tjeter. Kame emer dhe mbiemer dhe edhe une si Ju, jetojw nwe planetin TOKË. Pra, nuk mund te mbyllim gojen dhe te tregohem si qyqar,ndonese vepron mafia serbo-ruse. Personalish e kam hedhur koken ne torbe dje la te bejn pushken top,shpirtzit,gjakzitw,udbashet, qe akoma jane aktiv ne Kosove dhe ne Diaspore. E di qe ketazuzar wshqipfoles  e kane doren e gjate, sepse ushkuret lokja e tyre qe nga djepi ja ka lidhur mbrapsht ka nena Serbi dhe Rusi. Nder dej u buron gjaku e vojvodeve dhe zhupaneve te Zhupes.

Dosja "GERVALLA" ne Gjermani eshte hapur dhe vetem duhet shteti i Kosoves te ndjek rrugen e shtetit krohat se si i hapen dosjet ne Gjermani, u kapen vrasesit dhe u denuan.Ndaj, shteti i Kosoves nuk duhet ndejtur duarkryq, te behet sylesh dhe veshshurdhur qe kaeta atdhetar te mos shkojn gjak hup. Ne do afrojm disa fakte te pakontestueshme dhe i mbetet shetit te Kosoves te merret me ta per te zbardhur njehere e pergjithmone se kush kriminelet qe i vrane burrat e kombit per interesa serbiane. Hetuesia dhe prokuroi ne Kosove e ka nje fakt zyrtar dhe jo fjale te qylanit, pra fakti eshte e para,nga:

Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt)

ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)

Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982

Notë zyrtare

Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit; këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408

Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur.

Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve: tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi.

10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit.

Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare.

Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër.

Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN.

Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.

(Nënshkrimi)

(Müller) KHK

Origjinali eshte edhe ne Gjermanisht , qe mund t´iu afrojm pa problem fare. Pra,Ne organizimin e vrasjes kishte dore drejtperdrejt,spiuni,krimineli,gjakziu dhe udbashi, Selim Brosha i Anamoraves, por hetuesia duhet te merret dhe te shkoj edhe me larg, se kush e kush e ndihmoi te gjitha jane me emer dhe mbiemer. Se ky kriminel qe vertet ka bere vrasje,krime eshte fakti i dyte,

Madje edhe në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit në Hagë, një dëshmitar i mbrojtur (ish'UDB'ash shqiptar) me Kodin K-6, në seancën gjyqësore të datës 10 qershor 2002 ka pranuar se në vrasjen vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla është përfshirë edhe punëtori i shërbimit sekret, Selim Brosha. Pra,kryekrimineli Selim Brosha, te hetohen se kush e kush i ndihmoi dhe kush i ka duarte e perlyera me gjak deri ne supe, cilat ishin taktikat dhe urdheri i UDB-es per detyraq qe kishin marrur, duhet shkuar deri ne fund dhe do te habitet opinioni boteror se nuk do te dalin te palagur shume spiune shqipfoles qe hiqen si patriot dhe si cuba.

Perse e quaj kriminel,gjakzi,vrases, Selim Broshen?

Merrni dhe lexoni aktakuzen e patriotit te shquar shqiptar, Metush Krasniqi, pyetni edhe ata te gjallet qe kane vuajtur neper kazamatet e Jogosllavise te qenit plak,Titos,terroristit te peste boteror dhe do rrenqethuni. Se si u pergjak ky patriot nga duarte e keti krimineli dhe se si vdiç nga duartw e keti xhelati, Selim Brosha. Te zbulohen edhe argatet e tij, qe kane bere dyzen ahengu pas vrasjeve te atdhetarwe, se si festohej me def,violine, harmonike,ngek,ngek,ngek...

E treta, te hetohen vrasjet,maltretimet,burgosjet e shqiptareve sipas dosjes "KOBRA", nga punetori operativ,Sejfullah Sahatçiu, Mehmet Maliqi, i njohur me nofken "CIKULI", Mehmet Shoshi dhe drejtorii SHSSH-es,Muharrem Dana dhe disa udbash tjere qe jane dekuruar nga gjaksoret serbian dhe morren dekurata qe e mbulonin gjyksin deri ne kerthize...

Ky ishte krimineli,udbashi, gjaksori..., Selim Brosha P.S. Foto eshte publikuar nga shtypi serb.

Tani, shtrohet pyetja çka ju duhet me shume Prokurorise ne Kosove, per te hapur hetimet dhe per zverdhur faqet e historise se kush burgosi,maltretoi dhe kush vrau shqiptaret per interesa serbo-çetnike. Vetem nej gje ju garantoj me koken time, sot a vone, kane per te zbuluar vetem vonim ka dhe nje gje ju garantoj se gjyqtari me i sigurtw eshte KOHA. le te mban mire mend brezat e ardhshem, se çko po ja le amanet Reshat Badallaj-Zhuriani Mbajeni mend!                                                                                                                                                                     Atentati u krye me urdhër të Stane Dollanc, asokohe anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, shef absolut i kupolës së shërbimeve sekrete të Jugosllavisë.

Atentatin e organizoi Drejtoria e Dytë e Shërbimit të Sigurimit Federal Shtetëror, e cila merrej kryesisht me kundërshtarët politikë që kishin migruar ose ishin arratisur jashtë Jugosllavisë.

Në organizimin e vrasjes kishte dorë drejtpërdrejt edhe funksionari i lartë UDB-së së Kosovës, Selim Brosha. Roli i tij ishte kordinimi i rrjetit të spiunëve që përcillnin aktivitetin e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Thënë më troç, vjelja e informatave më të freskëta që lidheshin me vendodhjen aktuale dhe lëvizjet e mundshme të të shënjuarve për ekzekutim.

Atentatin e kreu krimineli i njohur serbo-malazez Zheljko Razhnjatoviq, Arkan, me ekipin e tij, mes të cilëve ishte edhe Gjorgje Bozhoviq, Gishka.

Atentatorët e kishin zënë pritën, në një ndërtesë, ku ishin kryer vetëm punimet e vrazhda, 50 metra larg shtëpisë së Vëllezërve Gërvalla. Ngrehina ndodhej përballë garazhës ku ata mbyllnin veturën dhe në cep të rrugicës që çonte te vendbanimi i tyre.

Sipas të gjitha gjasave, vrasësit kishin qëndruar në pritë disa ditë e netë rresht, derisa e kanë kryer ekzekutimin.

Krahas revoleve, të kalibrit 7.65, ata ishin të armatosur edhe me bomba dore.

Nga dëshmi e dokumente të ndryshme del se Arkani, bashkë me Selim Broshën kishin kryer edhe më parë një krim të ngjashëm, më 10 tetor 1981, e kishin ekzekutuar në Bruksel, para shtëpisë dhe gruas së tij, Vehbi Ibrahimin, aktivistë i organizatës atdhetare “Besëlidhja Shqiptare“.

2.

Asokohe, Jugosllavia ishte një ndër shtetet më të fuqishme evropiane dhe, përmes shërbimeve të saj sekrete, kishte ekzekutuar nëpër shtete të ndryshme perëndimore shumë kundërshtarë politikë, kryesisht kroatë. Këto veprime kriminale të shërbimeve jugosllave, të shumtën e rasteve, kryheshin pa asnjë pasojë për Beogradin ose agjentët e tij vrasës.

Kjo u përsërit edhe me rastin e atentatit në Untergruppenbach.

Megjithatë, mediet gjermane, e sidomos javorja e njohur “Der Spiegel“, e drejtuan, pa asnjë hezitim, gishtin denoncues drejt autoriteteve jugosllave, si urdhërdhënës të këtij krimi të rëndë.

Nga shumë dokumente del se atentatet e ngjashme përgatiteshin nga ekspertë eminentë të shërbimeve sekrete dhe në to merrnin pjesë drejtpërdrejt 3 grupe specialistësh:

– grupi që mblidhte informata nga rrjeti i gjerë i spiunëve;
– grupi i vrasësve profesionistë; dhe
– grupi që, pas krimit, shpërndante dezinformata lidhur me motivin dhe ekzekutorët e vrasjes.

Si zakonisht në këso rastesh, edhe pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, grupi për dezinformim i UDB-së ishte shumë aktiv. Ky grup jo vetëm arriti të shpërndajë mjegull për të lehtësuar humbjen e gjurmëve të kriminelëve, por arriti që me shpifje gjithëfarësh të nxisë, për një kohë të gjatë, sherre e mosbesim në mes veprimtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës.(XH.SH.)

Po, nuk u morren me keto dosje, brezat e ardhshem nuk do t´ia falin ketyre fotelashave, qe interesat peronale i kane vurw mbi interesat kombetare, duke harruar se historia do t´i gozhdon si KRISHTIN NE KRYQ!

Sinqerisht,

Reshat Badallaj-Zhuriani, Zhur, krahina e Lumes, Republika e Shqiperise.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".