Goran Rakiç duhet të arrestohet, po e përgatitë skenarin e kryengritjes serbe në veri të Kosovës

Goran Rakiç duhet të arrestohet, po e përgatitë skenarin e kryengritjes serbe në veri të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 30 April 2022 - 08:58

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Një njeri që del kundër institucioneve të shtetit, madje vetëm pse ato po kërkojnë të arrestojnë figurat e krimit të organizuar, që kanë kryer sulme terroriste ndaj civilëve dhe zyrtarëve të shtetit, nuk do të duhej lejuar dhe toleruar që të jetë pjesë e të njëjtave institucione, e nga ana tjetër të realizon planet dhe projektet e shtetit tjetër me qëllim të destabilizimit dhe krijimit të aktit të kryer të shkëputjes. Rakiçi dhe Lista Serbe, të nxitur nga Beogradi i shpallën hapur Qeverisë së Kosovës rezistencë të armatosur, dhe me këtë dëshmuan se sulmet tjera ishin kryer me thirrje të tyre, por sekrete, ndërsa kërcënimin për institucionet e bën publik.

-Në situatën në të cilën tani gjendet Kosova dhe rajoni, sidomos nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, ekzistojnë mjaft fakte dhe argumente se gjendja mundë të përkeqësohet edhe në Ballkan edhe më gjerë, e sidomos kur Kosova tani po ballafaqohet pa ndërprerë me sulmet e armatosura ndaj policisë që po i shkaktojnë “NN” personat nga territori i Serbisë, në pjesët e veriut të Kosovës, e ku gjendja konfliktuoze ekziston me Serbinë qysh nga lufta e deri më tani. Mirëpo tani që e kemi policinë dhe FSK-në tonë, gjithsesi se duhet të përgatiten seriozisht forcat e rendit, Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me KFOR-in, për të parandaluar projektin serb për destabilizimin e veriut të Kosovës, një projekt për të cilin pas zhvillimeve të fundit, sulmeve kundër policisë së Kosovës, ka folur hapur kreu i listës serbe Goran Rakiç.

Gjithsesi se këto sulme ndaj policisë së Kosovës është karta e destabilizimit të veriut të Kosovës arma e fundit e Serbisë në përpjekje për ta kushtëzuar dhe shantazhuar me mjete dhunë Qeverinë e Kosovës në kërkesën e saj për Asociacionin, një çështje e mbyllur si temë diskutimi për Qeverinë Kurti. Pas incidenteve të fundit në Veri të Kosovës, sulmeve kundër policisë së Kosovës, Goran Rakiçi dhe Lista Serbe, i shpallën hapur Qeverisë së Kosovës rezistencë të armatosur, si paralajmërim që të mos vepron për të arrestuar grupet kriminale që në këtë pjesë të territorit të Kosovës po i prijnë krimit të organizuar.

Me këtë pozicionim të hapur të drejtuesve të Listës serbë po dëshmohet se të gjitha sulmet tjera ishin kryer me thirrje të tyre, ve veprim dhe organizim sekrete, ndërsa së fundi kërcënimi vjen dhe bëhet edhe publik nga vetë grupimi dhe liderët politik. Në një shtet normal dhe të konsoliduar njerëzit si Goran Rakiçi, do të ishin në burg, dhe në asnjë mënyrë nuk do të ishin në politikë dhe institucione të të njëjtit shtet, dhe as nuk do të kishin shansin të bënin thirrje për kryengritje qytetare – mosbindje, por do të izoloheshin dhe arrestoheshin.

Një njeri që del kundër institucioneve të shtetit, madje vetëm pse ato po kërkojnë të arrestojnë figurat e krimit të organizuar, që kanë kryer sulme terroriste ndaj civilëve dhe zyrtarëve të shtetit, nuk do të duhej lejuar dhe toleruar që të jetë pjesë e të njëjtave institucione, e nga ana tjetër të realizon planet dhe projektet e shtetit tjetër me qëllim të destabilizimit dhe krijimit të aktit të kryer të shkëputjes. Rakiçi dhe Lista Serbe, të nxitur nga Beogradi i shpallën hapur Qeverisë së Kosovës rezistencë të armatosur, dhe me këtë dëshmuan se sulmet tjera ishin kryer me thirrje të tyre, por sekrete, ndërsa kërcënimin për institucionet e bën publik.

Ai e tha hapur se: “Nëse Prishtina fillon me lëvizje të njëanshme, Zoti na ruajt, duke arrestuar qytetarët tanë, ne do të detyrohemi t’i rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, që përfshin mosbindje totale civile për të mbrojtur të drejtat e njeriut të qytetarëve tanë”, ka thënë dje Rakiq. Aksionet antikrim në veri të Kosovës janë mbështetur edhe në diskutimin e fundit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, nga shumica e vendeve pjesëmarrëse, madje edhe nga vetë raportuesja e UNMIK-ut. Ndryshe kërcënimet e tilla për rebelim të serbëve lokal kundër institucioneve të sigurisë vijnë pikërisht në kohën e presionit ndërkombëtar ndaj shtetit serb për distancim dhe mos mbështetje të Rusisë në luftën pushtuese kundër Ukrainës.

Edhe KFOR si garantues i sigurisë së territorit të Kosovës që është pjesë e NATO-s, u deklarua edhe për këto sulme ndaj policisë së Kosovës dhe do të jenë në përkrahje, do të ju qëndrojnë pranë policisë së Kosovës, prandaj policia e Kosovës duhet ti kryej detyrat e ligjore e kushtetuese në të gjithë territorin e Kosovës, në përputhshmëri me ligjet e Kosovës dhe në harmoni me Kushtetutën e vendit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".