Mazhoranca ka të drejtë, me hetime të thella e të plota të korrupsionit, qytetarët do të ndihen me mirë

Mazhoranca ka të drejtë, me hetime të thella e të plota të korrupsionit, qytetarët do të ndihen me mirë
Mazhoranca ka të drejtë, me hetime të thella e të plota të korrupsionit, qytetarët do të ndihen me mirë

Shefik Shkodra

  • 30 April 2022 - 09:18

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Këtu më duket se është ndezur flaka. Dhe me një zhurmë e sharje nga deputetët e pozitës shumë e pakuptimtë. Një nervozë që nuk po munden ta zaptojnë veten këta opozitarët e nderuar. Do të duhej gjithë qysh të thyhet fronti i korrupsionit dhe i krimit njëherë e mirë. Kjo nuk do të thotë se me kaq merr fund çështja e aferave të datuara herët.

-Që të dilet shumë transparente çështja, për një hetim sa më të plotë dhe të verifikuar, partia në pushtet, LVV, propozimin, për një Komision hetimor, nga periudhat e hershme e deri më sot është i qëlluar. Pra edhe periudhën njëvjeçare, prej kur është LVV, po më parë, duke filluar prej vitit 2006 e deri në këtë kohë. Le shihet se si është keqpërdorur eventualisht në të gjitha rrethanat dhe mënyrat, nga të gjitha qeveritë e deritashme. Nuk mundet vetëm një segment kaq i shkurtër kohor të hetohet (vetëm për një vit), kur dihet se, instalimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në këtë ndërmarrje ka mundur të ketë një interval kohor prej afro 16 vitesh.

Po qe se, një Komision hetimor i paanshëm do të shpaloste të gjeturat reale, sigurisht që do të gjenden personat e qeverive të partive dhe të tjerët në të kaluarën, që e kanë keqpërdorur elektro-energjinë varg, apo në mënyrë zingjirore. Tash, po shihet preoukupimi dhe drithërima pse opozita po kërkon që Komisioni hetimor të formohet vetëm për këtë kohë të shkurtër, interval shumë i limituar. Dhe opinioni i gjerë i qytetarëve e vëren saktë trembjen e atyre që mund ta ndiejnë veten se janë ose ishin kaherë të zhytur në afera të pa këndshme abuzive dhe janë në panik nga veprimet e grupeve të periudhave të atyre viteve që kanë ushtruar dhe kanë pasur mundësi për abuzime me elektro-energjinë e vendit.

Sërish duhet ta përdorim thënien popullore: "Mos e vetë se të kallxom vetë!" Këtu, si duket, jo veç keqpërdorimet në mjete financiare, por edhe në punësime e mënyra të tjera. Ky ndikimi i parë që i kanë kapë ethet këta të opozitës. Këtu më duket se është ndezur flaka. Dhe me një zhurmë e sharje nga deputetët e pozitës shumë e pakuptimtë. Një nervozë që nuk po munden ta zaptojnë veten këta opozitarët e nderuar. Do të duhej gjithë qysh të thyhet fronti i korrupsionit dhe i krimit njëherë e mirë. Kjo nuk do të thotë se me kaq merr fund çështja e aferave të datuara herët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".