Milanoviqi turpi i politikës së Kroacisë

Milanoviqi turpi i politikës së Kroacisë
Milanoviqi turpi i politikës së Kroacisë

Mehdi Hyseni

  • 04 May 2022 - 07:15

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr. Mehdi HYSENI

-Ky cilësim rezultoi si rrjedhim i deklaratës së tij kundër  hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në paktin NATO.

*** *** Zoran Milanoviq (president aktual i Krocisë) ka deklaruar  se ““KO NE BLOKIRA FINSKU I ŠVEDSKU U NATO, TAJ JE IZDAJICA"("KO NE BLOKIRA FINSKU I ŠVEDSKU U NATO, TAJ JE IZDAJICA" Milanović: Prvo da se izborimo za ono što je u interesu Hrvatske ).

"KO NE BLOKIRA FINSKU I ŠVEDSKU U NATO, TAJ JE IZDAJICA" Milanović: Prvo...

Hrvatski predsednik Zoran Milanović poručio je danas da će svakog proglasiti izdajnikom ko ne bude u parlamentu ...

Këtë farë “margaritari politik” të turpshëm të presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, nuk do ta pohonte as ekstremisti serbomadh Milorad Pupovac (kryetar i PPDS-së në Kroaci), sepse siç thotë një proverb popullor “nuk ka lidhje me tavan”, që ndonjë shtetarë evropian a botëror, të ngrihej për bojkotimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën e Atlantikut Verior NATO).

Që në fillim nevojitet t’i tregojmë shkaqet, pse presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka kërkuar bllokimin e anëtarësimit të Suedisë  dhe të Finlandës në NATO, kur ato nuk janë vende fqinje me Krocinë e as nuk kanë kurrfarë kontesti politik, diplomatik apo ushtarak me të. Mirëpo, sipas “dioptrisë diplomatike” të tij, ky është shkaku kryesor:-Derisa të mos miratohet “Ligji i ri i zgjedhjeve në BeH”;

Mirëpo, ky farë “ligji zgjedhor” i tre entiteteve në BeH  nuk ka të bëjë as me Suedinë e as me Finlandën,sepse është vetëm çështje e brendshme e  Bosnjë e Hercegovinës, jo as e Kroacisë, as e Suedisë e as e Finlandës, pavarësisht nga fanatazia politike paternaliste e presidentit kroat Zoran Milanoviq, se atje duhet të vijë në shprehje drejtësia (por jo vetëm për entitetin kroat, por për të triat, që përbëjnë Federatën e BeH –M.H.)

Pse  “ata që nuk e bllokojnë Suedinë dhe Finlandën në NATO, janë tradhtarë” ?

Shih çfarë “politike’ dhe “diplomacie e thellë” e Zoran Milanoviqit “ Kush nuk e bllokon hyrjen e Suedisë dhe të Finlandës në NATO, qenka tradhtar”!?

-Çfarë do të thotë ky etiketim paragjykues apolitik, se gjoja kush nuk po e pengoka hyrjen e Suedisë dhe të Finlandës , na “qenka tradhtar” sipas presidentit Milanoviq?!

Ky nivel i verbër politik i këtij presidenti aktual, vërtet e turpëron politikën e Kroacisë, sepse nuk ka kurrfarë sensi të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm politik shtetëror të Kroacisë, as rajonal e as ndërkombëtar, që  ky të luajë rolin e “avokatit”, duke i apeluar homologët e tij në Ballkan dhe në Evropë, që ta bllokojnë hyrjen e Suedisë dhe të Finlandës në NATO, sepse sipas vizionit të tij të “largët politik” njëkahësh Zagreb-Sarajevë, ky do të ishte “një akt aventurier i rrezikshëm për NATO-n”.

Në këtë vështrim shtrohet kjo pyejte, si mund të jetë “akt aventurier i rrezikshëm” hyrja e Findlandës dhe e Suedisë në NATO? –Po hyrjen e Kroacisë në NATO në prill të vitit 2009,pse Zoran Milanviqi nuk e quajti “akt aventurier të rrezikshëm për NATO-n”?

Gjithashtu, pse hyrjen e Kroacisë në NATO, as Suedia e as Finlanda nuk e cilësiuan si “akt aventurier të rrezikshëm për NATO-n”, por e kanë përshëndetur dhe miratuar atë si akt të vullnetit të mirë, të bashkëpunimit, të sigurisë, të stabilitetit dhe të paqes  me karakter rajonal dhe ndërkombëtar.

Kushtëzim absurd dhe diletant

Presidenti kroat Zoran Milanoviq, së pari po kërkon miratimin e “Ligjit të zgjedhjeve në BeH”, e pastaj OK aderimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?

Çfarë    absurdi ky,  kur dihet se Zoran Milanoviq nuk është kurrfarë faktori me kompetencë, që mund të ndikojë në vendimarrjen e NATO-s për ose kundër pranimit të Suedisë dhe të Finlandës në strukturën e vet politiko-ushtrake.

Këto dy “tema” s’kanë lidhje njëra me tjetrën, ngaqë e para ka karakter lokal, që varet nga vullneti i zgjedhësve të tri entiteteve të BiH, kurse e dyta ka karakter evropianondërkombëtar, e cila varet nga interesat komplementare të Suedisë dhe të Finlandës me shtetet anëtare të NATO-s. Në këtë kontekst, presidenti Zoran Milosheviq nuk ka kurrfarë të drejte morale e as ligjore, që të kërkojë nga NATO-ja mospranimin e Suedisë dhe të Finlandës, sepse për këtë vendos kreu i NATO-s, jo Zoran Milanoviqi,  i cili navisht po kërkon  dhe, njëherazi po kërcënon NATO-n  se “nuk guxon të ratifikojë asnjë aderim në NATO, derisa të mos ndryshohet Ligji Zgjedhur në BeH”.

-Megjithëkëtë kërcënim të verbër politiko-propagandistik të presidentit kroat Zoran Milanviq, Helsinki dhe Stokholmi zyrtar, gjatë muajit maj, do të fillojnë procedurën formale për t’iu bashkuar NATO-s. Pa dyshim se, në përshpejtimin e kësaj procedure ka ndikuar përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe

-Po, vërtet Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkohen NATO-s brenda një kohe shumë të shkurtër për shkak se  siguria dhe stabiliteti i tyre përditë po rrezikohet nga kërcënimet, nga ndërhyrjet dhe nga provokimet ilegale  ushtarake ajorore  dhe detare të aeroplanëve dhe të luftanijeve ruse, duke i paralajmëruar, që të mos i bashkëngjithen paktit NATO.

Fundja, moshyrja e Suedisë dhe e Finlandës në NATO, nuk është as në interesin  strategjik, gjeopolitik dhe ushtarak të NATO-s e as në interesin e përgjithshëm të Kroacisë si anëtare e NATO-s dhe e BE-së.

Gjithasshtu, presidenti kroat Zoran Milanoviq me deklarata të tilla ultimative dhe kanosëse, nuk mund të jetë as mbi Kroacinë, as mbi NATO-n, as mbi BE-në e as të jetë “avokat” i politikës së jashtme të Suedisë dhe të Finlandës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".